Opinion-Çfarë thonë sondazhet?



Opinion-Çfarë thonë sondazhet?

Autori: Blendi Fevziu

21:34 27/01/2021

Skënder Brataj sqaron situatën e Piperos: Nuk i është injektuar serum, normale që të infektohesh

Infektimi i doktor Pëllumb Piperos ishte lajmi i ditës së sotme. Ajo që mori vëmendjen e opinionit publik ishte fakti se mjeku i njohur u infektua pasi mori dozën e parë të vaksinës antiCovid.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaroi se Piperos nuk i është injektuar ujë fiziologjik ndryshe nga teoritë konspirative që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se procesi i ardhjes së vaksinave ka qenë shumë i rregullt dhe Brataj ka asistuar vetë në marrjen e tyre. Sipas tij, është normale që të infektohesh pasi të marrësh dozën e parë të vaksinës, sidomos për bluzat e bardha që punojnë në spitalet Covid.

Ka qenë vaksina në kushtet e saj? Ka dhe një teori që nuk ka qenë vaksina dhe i kanë injektuar ujë fiziologjik, për këtë foli dhe kryeministri, por s’besoj që këtë e marr të mirëqenë.

Skënder Brataj: Në asnjë mënyrë, aty ishin prezent të gjitha mediat kur u hap frigoriferi, kur u hap konfeksioni si për kryeministrin, si për doktor Piperon.

Jeni i sigurt që kjo ardhje ka qenë kundrejt kushteve të transferimit të transportit?

Skënder Brataj: Ka qenë shumë e rregullt dhe kam qenë prezent fizikisht. E kam parë vetë dhe kam asistuar vetë. Po them që është rasti i parë në Shqipëri dhe është normale që të të kapë infeksioni, sidomos ata persona, siç është doktor Pipero sepse punon në një spital Covid.

Brataj tha se deri më tani janë vaksinuar 600 persona. Ai shtoi më tej se vaksina e jep efektin një muaj pas marrjes së dozës së parë.

Haxhiu: Rama, shumë larg liderëve të tjerë

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, emisioni “Opinion” në Tv Klan analizoi të gjitha sondazhe e zhvilluara nga mediat shqiptare për zgjedhjet e 25 Prillit.

Analisti Baton Haxhiu deklaroi se nga të gjitha sondazhet, kryeministri Edi Rama qëndron shumë më lart se liderët e tjerë të partive politike. Sipas tij, liderët e tjerë bashkë nuk bëjnë popullaritetin që ka Rama.

“Realisht Edi Rama në këtë moment shikoni të gjitha sondazhet, është shumë larg, jo vetëm prej një lideri, por prej të treve bashkë. Të tre bashkë nuk bëjnë popullaritetin e Edi Ramës”, tha Haxhiu.

Ky koment i Haxhiut solli reagimin e analistit Artan Hoxha, i cili tha se “Në qoftë se 50% janë jo më keq se ç’kanë qenë para një viti natyrisht, që kështu do dalin, janë të lumturit e Edi Ramës”./tvklan.al







Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:34 27/01/2021