Denaj: Duhet të jemi të kujdesshëm në prekjen e pagës së punonjësve të administratës

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan e ftuar ishte ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Denaj foli për situatën aktuale ekonomike në vend pas pandemisë së koronavirusit. E pyetur nëse ka një projekt nga Ministria e Financave për një shkurtim të pagave të administratës me 10% dhe pensioneve suplementare me 25%, në ndihmë të përballimit të situatës, ajo u shpreh se ende nuk është në tavolinë një diskutim i tillë.

“Nuk ka një diskutim konkret për këtë çështje… Ne do të ishim shumë të kujdesshëm që të preknim pagat. Sigurisht janë prekur disa paga, ato të titullarëve, por për pjesën tjetër të personelit do të ishim të kujdesshëm… Çfarë është duke u menduar, është trajtimi që ne duhet të shikojmë jo vetëm për këto tre muaj por gjatë gjithë kohë, sepse administrata publike duhet të ridimensionojë dhe marrëdhënien e punës nga shtëpia në zyrë, por është diskutim që do t’i kalojë këtij viti si platformë dhe për gjithë industritë. Për të dhënë përgjigje konkrete, nuk ka një kalkulim për atë që sapo iu thash”. /tvklan.al