Opinion-Harta e krimit në Shqipëri

Posta

Opinion-Harta e krimit në Shqipëri

Autori: Blendi Fevziu

21:42 28/10/2019

Të ftuar: Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Artan Hoxha, Spartak Koka, Dricim Çaka, Lindita Çela, Fatjona Mejdini.

Deklaratat e Hajdarit se është kërcënuar, flet Zv/Ministri i Brendshëm

Deputetja Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit deklaroi këtë të hënë se ishte kërcënuar me jetë nga një deputet, emrin e të cilit nuk e bëri publik. Këtë denoncim ajo tha se e kishte bërë përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit.

Pikërisht për këtë rast Zv/Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në “Opinion” tha se kanë nisur procedurat për hetimin e rastit, ndërsa janë marrë masat për shtimin e masave të sigurisë për deputetët.

“Mund të them që ka nisur procedura për hetimin e rastit dhe për shtimin e masave të sigurisë. Gjithçka që garanton sigurinë të deputetes në fjalë dhe deputetëve të tjerë“.

I pyetur nëse hetimin po e bën policia, zv/ministri Lamallari tha:

“Hetimet në Shqipëri sipas Kodit të Procedurës Penale i bën Prokuroria dhe Policia Gjyqësore që përfshin oficerë të Policisë së Shtetit apo Prokurorisë janë të detyruar të zbatojnë të gjithë urdhrat dhe instruksionet e bëra nga Prokuroria. Që do të thotë se çdo provë, çdo deklaratë, çdo evidencë e cila i shërben një hetimi të caktuar është detyrim nga ky organ për ta shqyrtuar”.

Procedurat për hetimin e rastit në fjalë, zv/Ministri tha se kanë nisur pas shkresës që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar Ministrisë së Brendshme përpara seancës së sotme plenare.

“Deputetja ka shprehur qëndrimin e saj në parlament, por ka patur dhe një shkresë që është drejtuar Ministrisë së Brendshme nga Kryetari i Kuvendit”.

Çfarë u vodh në kontenierin e bananeve në Patos? Dalin fotot

Mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan u publikuan edhe dy foto nga një kontenier në qytetin e Patosit, ku aludohet se grupet kriminale i kanë vjedhur drogën njëri-tjetrit.

Blendi Fevziu: Ja, ja, dolën këto se qenkan interesante. Ky është kontenieri i Patosit. Kjo është pjesa e jashtme, ja kanë çmontuar edhe vidat.

Artan Hoxha: Unë po të them kanë lidhur edhe rojën. Pra kanë hyrë në parking, kanë marrë peng rojën, kanë marrë pjesën e jashtme të kontenierit dhe kanë ikur. Prandaj ka ndodhur edhe operacioni tjetër (në Portin e Durrësit). Fakti që ky kontenier ka kaluar nga Durrësi, ka vajtur në Patos, dhe ata kanë vajtur e kanë grabitur atje, tregon që të gjitha ato që tha Spartaku pak më parë…

Spartak Koka: Indiciet e 9 muajve të fundit në përgjimet parandaluese, a e di kush është? Vjedhja e drogës nga grupet rivale. Grupet rivale i vjedhin njëri-tjetrit. E paprovuar, por ndodh edhe në këtë rast./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:42 28/10/2019

Reklama
UKT
UKT

Grupi