Tre ëndrrat e Rudina Dembacajt

Aktrimin e ka realizuar. Restorantin po ashtu. Dy nga ëndrrat e Rudina Dembacaj janë plotësuar, por është edhe një që pritet të përfundojë, ndoshta edhe më i veçanti.

Gjatë emisionit “Opinion”, aktorja e njohur tha se e ka ëndërr që të ndërtojë një azil pleqsh që t’i trajtojë mirë.

Blendi Fevziu: Nga të lindi ideja e restorantit.

Rudina Dembacaj: E kam patur gjithmonë ëndërr. Kam patur tre ëndrra në jetë. Të bëhem aktore. E famshme.

Blendi Fevziu: Iku! Check!

Rudina Dembacaj: Të kem restorant…

Blendi Fevziu: Check!

Rudina Dembacaj: Dhe të kem një azil pleqsh që t’i trajtoj mirë.

Blendi Fevziu: Azilin e ke paske në rrugë domethënë?

Rudina Dembacaj: Besoj!

Dembacaj rrëfeu se e shijon shumë momentin kur gatuan për të tjerët dhe tha se ka nisur të gatuajë kur ka qenë 15 vjeçe.

Shef kuzhine që 17 vjeç, Fevziu vë duart në kokë

Pasionin për kuzhinën nuk e kanë të gjithë, ashtu sikurse talentin për të qenë kuzhinierë të mirë. Por ka nga ata që duket se kanë lindur për të qenë shef kuzhine. Një rast i tillë ndoshta është edhe ky i Joani Malajt, i cili ka nisur të merret me gatim që në moshë fare të vogël. Ata që i kanë provuar gatimet e tij, ashtu si në rastin e gazetarit Blendi Fevziu, thonë se gatimet e Joanit janë të ‘çuditshme e të sofistikuara’. E megjithatë, teksa e kishte të ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Opinion”, Fevziu u shpreh i habitur kur dëgjoi sa herët e kishte nisur 18-vjeçari karrierën e tij si kuzhinier. 

Blendi Fevziu: Joani sa vjeç je?

Joani Malaj: Jam 18 vjeç.

Blendi Fevziu: 18 vjeç? Sa vjet ke që punon shef?

Joani Malaj: Shef kam punuar vetëm verën që kaloi, pjesën e sezonit.

Blendi Fevziu: Pra që 17  vjeç ke filluar shef.

Joani Malaj: Po. Për momentin nuk punoj si shef sepse shkolla nuk ma lejon atë, koha ime e lirë, kështu që punoj part time në një restorant në Tiranë, me një shef shumë të mirë.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, gjatë verës, Joani ka qenë në një nga zonat që frekuentoja unë dhe ishte një shef i çuditshëm, kryesisht për gatim të sofistikuar. Po ku e kishe mësuar atë gatim?

Joani Malaj: Pasioni të bën që…

Blendi Fevziu: Në çfarë moshe ke hyrë në kuzhinë?

Joani Malaj: Shumë i vogël, qëkur e mbaj mend veten time… që 9-10 vjeç, po sigurisht gjithmonë me gjëra të thjeshta.

Blendi Fevziu: Ti paske një dekadë në kuzhinë…

Joani Malaj: Avash-avash fillova të krijoj gjëra të reja, të provoj shija të reja.

Blendi Fevziu: Të ishin 18-vjeçarët e Shqipërisë si ty do të ishte fat i madh…/tvklan.al