Mark Marku: Zgjedhjet e 25 Prillit nuk mund të njihen, por nuk do të thotë që s’hyjmë në Parlament

Mark Marku, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit fitoi mandatin e deputetit në Qarkun Lezhë, nuk pranon të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ai thotë se votat janë vjedhur dhe për këtë Partia Demokratike do të bëjë luftë në çdo formë.

Sa i përket zërave që thonë se PD nuk do të hyjë në Parlament si mënyrë për të mos njohur zgjedhjet, Mark Marku u shpreh në emisionin Opinion në Tv Klan se asnjë vendim të Partisë Demokratike.

Megjithatë, Marku theksoi se lufta e Partisë Demokratike për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit bëhet edhe në Parlament, por dhe në institucione të tjera.

Nuk mendoj se përjashtojnë njëra-tjetrën. Ky proces nuk mund të njihet. Nuk e di si do merret vendim. Mendoj që mund të hysh dhe në parlament… Do shkoj do bëj luftën. Nuk e di se çfarë vendimi do merret. Lufta bëhet në disa forma, në Parlament, në institucione ndërkombëtare, gjykata, prokurori. Dhe kjo nuk nënkupton që të mos shkosh në Parlament. Ky Parlament nuk meriton të njihet, në gjykimin tim, as qeveria shqiptare, as Parlamenti asnjë institucion i shtetit shqiptar sot nuk është legjitim, përfshirë edhe pushtetin lokal. Jemi në një pushtet totalisht jo legjitim dhe gjëja më normale është luftë totale për mbrojtjen e demokracisë në të gjitha format. Të shkojnë në burg të gjithë këta që kanë vjedhur dhe të dorëzojnë pushtetin. Ata ka 8 vjet që vjedhin zgjedhjet. Besoj se do organizohen protesta dhe duhet”, deklaroi ndër të tjera Mark Marku.

PD drejt mosnjohjes së zgjedhjeve, Mazniku: Të shohin problemin tek vetja

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Arbian Mazniku, duke komentuar mbledhjen e zhvilluar sot në Partinë Demokratike lidhur me zgjedhjet tha se opozita nuk e shikon problemin tek vetmja por u hedhin fajin kundërshtarëve.

I ftuar në studion e emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mazniku u shpreh se  PD gjithmonë e ka hedhur fajin tek të tjerët dhe shtoi se nëse fijon kështu s’ka për të ardhur kurrë në pushtet.

“Përsëritja e të njëjtave veprime dhe të presësh rezultate të ndryshme është një çmenduri thotë një shprehje botërore. Po ta shikosh sa herë ka zgjedhje PD thotë u vodhën se nuk kanë mundësi të fitojnë. Edhe pse duhet të shikonin brenda vetes, e nxjerrin problemin jashtë.

Thonë që e ka populli njëherë, këta nuk na deshën, e kanë të huajt, e ka OSBE etj. Kjo është tentative tipike që do të ruhet nga presioni i brendshëm, për të parë dhe përmirësuar veten në garë dhe herë problemin jashtë. Këtë film e kemi parë njëherë”, tha Mazniku.

Marku denoncoi blerjen e votave në Lezhë, Pjerin Ndreu ndërhyn në Opinion: Shihemi në gjyq

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq Markun Markun, i cili fitoi mandatin si deputet i PD në zgjedhjet e 25 Prillit, për akuzat që ka bërë për blerje votash.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme, Marku tha se në Lezhë janë shpërndarë para për qytetarët nga zyra shtetërore, duke përmendur edhe emrin e Pjerin Ndreut. Por ky i fundit ndërhyri në emision përmes drejtuesit Blendi Fevziu, të cilit i dërgoi mesazh në telefon.

Blendi Fevziu: Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu më thotë ‘i thuaj Markut që bëri një deklaratë të paskrupullt dhe do shihemi në gjyq’.

Mark Marku: Patjetër do shihemi, dhe ai do shihet për të gjitha abuzimet që ka bërë se do ia nxjerr që nesër. Të gjitha hajdutlliqet që ka bërë aty me pronat, me tokat me të gjitha. Po ja them publikisht.

Blendi Fevziu: A ta marr dhe Pjerinin këtu bëni debat?

Mark Marku: Në gjyq me atë? Po çfarë gjyq me atë… Ai do jetë në gjyq për abuzimet dhe hajdutlliqet që ka bërë.

Blendi Fevziu: Po merre bëni debat.

Mark Marku: Patjetër, do shkojë në gjyq ai. Marku shkon në gjyq kurdo me kënaqësi, por do ia nxjerr unë mos mërzitet Pjerini edhe Ndrec Deda dhe gjithë ata që kanë vjedhur votat tona. /tvklan.al