Të ftuar: Ylli Rakipi, Andi Bejtja, Redi Shehu, Fitim Zekthi, Robert Rakipllari, Genti Gaba.

Ylli Rakipi: Çfarë bisedoi Meta me Bashën mbrëmjen e së Martës

Nga studio e “Opinion” në Tv Klan, gazetari Ylli Rakipi ka treguar se çfarë ka diskutuar këtë mbrëmje Ilir Meta dhe Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar mes tyre.

Në një bisedë të shkurtër thotë Rakipi, fokusi ka qenë tek mbështetja e opozitës ndaj Presidentit Meta për të shkuar në zgjedhje.

“Në një bisedë të shkurtër… ka qenë në kuadër që opozita të mbështesë kryetarin e shtetit për të kaluar në zgjedhje pas procesit të ashtuquajtur, ligji zgjedhor”.

Rakipllari: Nëse krijohet opozitë e re, Meta do jetë kryetar i saj

Gazetari Robert Rakipllari këtë mbrëmje në “Opinion” në Tv Klan u shpreh se nëse do të krijohej një opozitë e re, kryetar i saj do të ishte Ilir Meta.

Duke diskutuar për manifestimin e mbajtur më 2 Mars, i thirrur nga Presidenti Ilir Meta kundër asaj që ai e quan “grusht shteti”, Rakipllari thotë se Presidenti e ka “kapur me presh në duar mazhorancën” dhe se populli opozitar ka dalë në shesh për këtë çështje.

Pjesëmarrjen e Bashës në këtë manifestim, Rakipllari e shef si dhënie protagonizmi Ilir Metës.

“Opozita ka një front të caktuar, lëvizja e Presidentit i shton opozitës në radhët e saj qytetarë që më parë nuk i kishte. Pjesëmarrja e Bashës në manifestimin e Metës i jep një protagonizëm më të madh, por rivaliteti Basha-Meta nuk mund të shtihet tani. Nëse presidenti do të krijojë një parti të re dhe do t’ia kalojë PD, patjetër do jetë Meta kryetar i opozitës”, u shpreh Rakipllari. /tvklan.al