Historia e ndërtimit të sahatit të Tiranës, për 150 vite ishte godina më e lartë në qytet

Emisioni “Opinion” është ndalur mbrëmjen e së enjtes në disa nga vendet dhe zonat më interesante të kryeqytetit.

Përmes prekjes së tyre, gazetari Blendi Fevziu ka sjellë jo vetëm një pjesë të atraksionit të qytetit, por edhe detaje tepër interesante të historisë dhe jetës në të.

Një prej objekteve më interesante ka qenë edhe Sahati ku studiuesi Artan Shkreli ka treguar disa nga elementët e historisë së ndërtimit të këtij objekti,  simbol i kryeqytetit.

Për më shumë se 150 vjet, deri në vitet ’70 kur u ndërtua 15 katëshi, Sahati ka qenë objekti më i lartë në qytet. Sikurse Shkreli u shpreh, edhe planet rregulluese të periudhës së socializmit respektonin sheshin e Sahatit.

Të gjitha planet rregulluese të soacializimit respektonin atë që quhej sheshi i sahatit. Pozicioni ku u ndërtua sahati dhe xhamia, meqë kjo ishte xhamia e pazarit Sahati ishte themelor për njerëzit që bënin pazar. Sahati u ndërtua 20 vjet më vonë se xhamia dhe pak më vonë erdhi kambana që erdhi nga Triestja”, u shpreh Shkreli.

Doktor Mentor Petrela hap shtëpinë për “Opinion”, tashmë e kthyer në muze

Mjeku i njohur neurokirurg Prof. Mentor Petrela ka hapur dyert e shtëpisë për emisionin “Opinion”.

Banesa rreth 600 metër katrorë, ka nisur ndërtimin në vitin 1924 dhe që ka përfunduar të ndërtohet në vitin 1930. Brenda banesës ai ruan një sërë mobiljesh dhe objektesh të cilat datojnë gjithashtu në kohën e shtëpisë apo edhe më herët.

Petrela tregoi se në vitin 1946 shteti e mori banesën e cila u kthye në pasuri shteti. Petrela tregoi se e rimori banesën në vitin 1994.