Të ftuar: Besfort Lamallari, Spartak Koka, Artan Hoxha, Jordan Daci, Dorjana Bezat.

Mesazhet në telefonin e Fevziut: Pupupu, të jap çfarë po më sjellin tani do ishte tmerr…

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se edhe denoncimet e qytetarëve do të merren si indicie për të hetuar lidhur me pasuritë e individëve të caktuar, qofshin këta me apo pa precedentë të mëparshëm penal.

Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur struktura anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK.

Ndërkohë në telefonin e gazetarit Blendi Fevziu kanë ardhur dhjetëra mesazhe denoncuese nga qytetarë, ndërsa siç tha ai pjesa më e madhe janë për persona të politikës.

“Pupupu… Lamallari t’i jap vetëm çfarë po më sjellin tani qytetarët që denoncojnë, do ishte tmerr. Por shumica i kanë për politikanë dreqin…”.

Përfaqësuesi i AP liston të metat e paketës AntiKÇK

Tre ditë pas miratimit të aktit normativ AntiKÇK, policia ka nisur sekuestrimin e pasurive të grupeve kriminale. Po ashtu, gjatë paradites u është dorëzuar formulari dhjetëra subjekteve që sipas aktit normativ, do të kenë kohë 48 orë për të justifikuar të ardhurat dhe si janë krijuar këto biznese, pasuri të paluajtshme dhe automjete. Kjo strukturë parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK. Kësaj të fundit i jepet 15 ditë kohë dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestros. Në vlerësimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit Erind Pirani, ky akt normativ i qeverisë ka disa probleme, si nga afatet ashtu edhe sa i përket cënimit të të drejtave të njeriu. Këto ai i listoi në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion”, ndërsa tha se zyra e Avokatit të Popullit gjykon se prokuroria dhe gjykatat, që janë marrë më parë me hetimin dhe gjykimin e këtyre personave, duhet të kishin vijonin edhe me hetimin dhe verifikimin e pasurive.

Erind Pirani: Nuk plotëson kriteret për të miratuar si akt normativ një ligj special i qeverisë, duhet të kalojë dhe të miratohet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë brenda 45 ditëve duke patur parasysh efekte dhe pasojat që mund të ketë brenda këtyre 45 ditëve. Zoti Daci me të drejtë listoi disa problematike me afatet që mund të sjellin edhe cënimin e shkeljeve apo parimin e së drejtës si edhe marrin përsipër disa kompetenca dhe mekanizmave paralele që në gjykimin tonë mund të përbëjnë premisa për antikushtetutshmërinë e këtij akti normativ dhe cënimin e të drejtave.

Blendi Fevziu: Cënimi i të drejtave të njeriut ku figuron?

Erind Pirani: Mund të përballen individë me procese ose bllokimin e pasurisë apo vendosjen e masave personale dhe pasurore në dëm të tyre, duke patur mungesën e elementëve thelbësor të cilët mund të përmbushnin ose mund të plotësonin procedurën penale që normalisht duhet të ndiqen e të hetohen nga organet e specializuara të drejtësisë. Me të drejtë u listua edhe më përpara që ne kemi patur në funksion dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre gjykatat dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, në hetimin dhe gjykimin e personave me probleme me ligjin, që përfshihen tashmë edhe me aktin normativ.

Blendi Fevziu: Kemi një ndryshim në filozofi. Në gjykatë duhet të shkoje me dosje të përgatitur dhe ta kapje tjetrin në faj. Sot po shkojmë me një filozofi tjetër, por kapim personin dhe po themi… që po themi nëse ti mua më shihje me këtë veshje duhet të vërtetoje që unë e kam në rrugë korruptive këtë. Sot ti më kap me gjithë veshje dhe më thua vërtetoje ti si e ke blerë. Ka një ndryshim në filozofi.

Erind Pirani: Pikërisht është e kundërta dhe ne gjykojmë që prokuroria dhe gjykatat që janë marrë më parë me hetimin dhe gjykimin e këtyre personave duhet të kishin vijonin edhe me hetimin dhe verifikimin e pasurive.

“Kanë makina luksoze dhe xhirojnë gomat, por s’kanë punuar asnjë ditë, KÇK do t’i kapë për mëngësh…”

Mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan diskutimi është fokusuar në sekuestrimin e pasurive të grupeve kriminale.

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka sekuestruar resortin “Golden” ku u mbajt trupi i Jan Prengës.

Zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, në “Opinion” këtë të Hënë u shpreh se policia ka një informacion shumë të kryqëzuar të emrave të personave të cilët kanë pasuri të cilën nuk e justifikojnë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, ai sqaroi se përveç informacionit që do të ketë task-forca speciale, do të merren indicie edhe nga denoncimet që do të bëhen nga publiku, për persona të cilët nuk kanë asnjë precedent penal, por kanë një pasuri të madhe të cilën nuk e justifikojnë dot.

Po ashtu, ai tha se ka dhe shkëmbim informacionesh me strukturat ndërkombëtare, Europol apo Interpol.

“ Për fat të keq në këtë vendin tonë është kaq ashiqare, sepse ti shkon në atë fshat të largët dhe shikon që dikush ka një vilë katër kat dhe nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, s’ka asnjë të ardhur legjitime, duhet të tregojë ku e ka marrë këtë pasuri, t’i tregojë edhe komunitetit aty…. evazioni fiskal nuk përbën përjashtim për t’u përjashtuar nga kjo. Evazioni fiskal përbën në vetvete vepër penale. Gjyqtarë dhe Prokurorë deklarojnë sot sesi i morën të ardhurat, unë deklaroj çdo fund Marsi të ardhurat e mi… por këta persona që të fyejnë, që nuk paskan në tabelat financiare asnjë të dhënë, por në fakt kanë makina luksoze, të xhirojnë gomat me makinat e blinduara… janë këto para kriminale që vijnë tek paketa KÇK dhe i kapin për mëngësh… ju thatë pse nuk i arrestojmë?! Ka një proces penal por dhe një porces parandalues”. /tvklan.al

Formohet qeveria e Kosoves!