“Vjehrri dhe vjehrra kanë shkelur ligjin duke filmuar nusen e djalit që tradhton”

Filmimi i 20-vjeçares në Librazhd që u kap nga vjehrrit duke tradhtuar burrin ka bërë xhiron e mediave online gjatë ditëve të fundit.

Reagimet dhe komentet ishin të shumta. Por përveç gjestit moral të 20-vjeçares, pati edhe kritika për nxjerrjen në publik të materialit dhe filmimit të vajzës nga vetë vjehrrit e saj.

Aktivistja dhe juristja Desantila Vatnikaj, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se vjehrrit kanë kryer shkelje ligjore me veprimin e tyre, duke filmuar nusen e djalit dhe më pas që kanë publikuar videon.

Desantila Vatnikaj: Presim që të fokusohet diçka dhe të dali nëpër portale.

Blendi Fevziu: Kjo është karakteristika tipike e shoqërive jo të emancipuara sa duhet, jo linçuese.

Desantila Vatnikaj: Ne e lokalizojmë problemin vetëm në Librazhd, ndërkohë që ky është një problem i të gjithëve ne, është problemi ynë. Nuk është problemi i vetëm kësaj vajzës që ka ndodhur ky lloj fenomeni, është problem i yni. Problem i shoqërisë sonë që vjen nga arsye ekonomike, arsimore etj. Jemi shoqëri linçuese, fenomenet janë aty çdo ditë. Nuk publikohen, por ndodhin. Ka ndodhur ky rast që është publikuar, por kushedi sa raste të tjera ka që janë të papublikuara.

Linda Pano: Ka raste të tjera më të tmerrshme që kanë përfunduar me vrasje.

Desantila Vatnikaj: E gjitha kjo që ka ndodhur nga prindërit e djalit, vjehrri dhe vjehrra e vajzës, është kundravajtje penale, është shkelur neni 121 i kodit penal, filmimi. Ne nuk i shohim fare këto, merremi direkt kjo ka bërë gabim.

Blendi Fevziu: Gjykimi kryesor i është bërë vajzës nga shoqëria.

Desantila Vatnikaj: Ne jemi shumë të mirë për të bërë gjykime publike dhe për të vënë në shënjestër fenomene të tilla. Duke harruar që problemit duhet t’i shkosh në gjenezë, ta trajtosh…

Blendi Fevziu: Cili është problemi në gjenezë?

Desantila Vatnikaj: Problemi është i atyre dy individëve që kanë hyrë në martesë. Martesa është ndërmjet dy bashkëshortëve, të gjitha problemet zgjidhen mes tyre. Nëse do ishte e nevojshme që kjo video…

Blendi Fevziu: Si mund të ketë martesë që njëri ikën 2 vjet apo..?

Desantila Vatnikaj: Ata i kanë detyrimet dhe të drejtat me njëri-tjetrin nëse çështja do shkoj deri në gjykatë dhe atëherë ti ke të drejtë që në mbrojtjen tënde kur kërkon divorcin të thuash unë kërkoj divorcin për arsye se jam i tradhtuar nga kjo zonjë, janë video për gjykatë. Nuk janë për t’u publikuar në këtë lloj forme. 

20-vjeçarja që u kap duke tradhtuar, aktivistja: Është viktimë, do të jetë figura që do t’i çlirojë shumë vajza dhe gra

Përgjatë ditëve të fundit është diskutuar shumë në rrjetet sociale përsa i përket filmimit të vajzës 20-vjeçare e cila u kap nga vjehrrit duke tradhtuar bashkëshortin e saj.

Në lidhje me reagimet dhe mënyrën si u trajtua një rast i tillë është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Aktivistja e njohur nga Kosova, Zana Avdiu ka thënë që vajza që u filmua nga vjehrrit, jo vetëm që është viktimë, por ajo do të jetë dhe figura që do t’i çlirojë shumë vajza dhe gra të cilat janë katandisur në këtë gjendje.

Blendi Fevziu: Pra, ti mendon se ajo vajzë është thjeshtë viktimë dhe kaq?

Zana Avdiu: Vajza jo vetëm që është viktimë, por do të jetë figura që do t’i çlirojë shumë vajza dhe gra të cilat janë të katandisura në gjendje të tillë.

Desantila Vatnikaj: E mira e këtyre, do të ishte që reagimi ynë të jepte një zgjidhje. Ne nuk e dimë si është historia në të dyja palët, kemi në dorë që t’i japim zgjidhje.

Gëzim Tushi: Ky rast mund të shërbejë për të rishikuar këto kodet morale.

Linda Pano: Martesën nuk e prekim.

Gëzim Tushi: Mesa duket edhe martesa ka nevojë për disa dimensionime. Martesa klasike po merr disa goditje. Presioni që i bëhet martesës, ka nevojë që edhe ajo të modernizohet./tvklan.al