Mjeku shqiptar në Austri: Merrni vaksinat, është një rast unikal që u ofrohet

Mjeku shqiptar në Austri, Arben Kuçani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinat kundër Covid, pasi sipas tij është një shans unikal që u jepet qytetarëve.

Kuçani tha se nuk duhen parë efektet anësore, pasi të gjitha vaksinat kanë probleme dhe shtoi se ai ka marrë vetë dozën e parë dhe nuk ka asnjë problem.

Nëse të ofrohet një vaksinë, është një shans unikal për momentin dhe askush nga ne nuk e ka luksin që të refuzojë një vaksinë. Në momentin kur unë bëra vaksinën pata një çlirim shpirtëror dhe të gjithë ata që e marrin vaksinën janë më të qetë.

Por se sa do na mbrojë nuk e dimë akoma, do e shohim më vonë. Por atyre që do u ofrohet një vaksinë  duhet ta marrin menjëherë dhe nuk duhet që të shihen fare efektet anësore. Unë jam vaksinuar me Pfizer, nuk ka pasur asnjë efekt anësor, problemet filluan kur nisën lajmet në media“, tha mjeku.

Elbasani dhe fisi Çapja do të dalin në Netflix, Artan Hoxha: Dokumentar për kokainën e Kolumbisë

Në Netflix do të transmetohet së shpejti një dokumentar që tregon trafikun e kokainës nga një prej karteleve të Kolumbisë dhe që përfundon në Elbasan.

Kjo është deklarata që ka bërë gazetari Artan Hoxha, i cili ishte i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan për të diskutuar për bandat e Elbasanit dhe arrestimin e Ardjan Çapjas.

Hoxha ka treguar se është në dijeni për këtë dokumentar të përgatitur për kokainën e Kolumbisë, ku përfshihet edhe Elbasani, e specifikisht fisi Çapja.

Një nga kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e dokumentarëve, e cila prodhon edhe për Netflix, ka prodhuar një dokumentar sepse e kam të plotë nuk e di kur do e publikojnë, i cili fillon me kartelin e Gjirit në Kolumbi dhe mbaron në Elbasan. Dhe merret me Çapjat. Fillon me kartelin e Gjirit në Kolumbi dhe vazhdon seriali dhe vjen në Elbasan dhe do të shikosh se si e trafikojnë kokainën në Londër grupet e Elbasanit. Elbasani ka 4 grupe në konflikt me njëri-tjetrin, janë 2 me 2. Ke një grup tjetër i pestë që është më i tërhequr, është më i vjetër, është pothuajse i vjetër sa Çapjat por është i tërhequr, ka kohë që është i tërhequr, por nëse do t’i duhet të hyjë në lojë, hyn në lojë, deri tani nuk ka hyrë në lojë. Dhe grupi rival që u ka dalë Çapjave u ka dalë pas ngjarjes së 2016. Deri aty ata i kanë thyer të gjithë rivalët dhe kjo ka qenë aftësia e tyre. Te dokumentari do të shikosh edhe foton e Kryeministrit tonë me Çapjat sepse ata i kishin mbledhur dhe ka qenë një grup që ka punuar gjatë. Një nga kartelet më të mëdha, karteli i Gjirit ka pranuar që të filmojë një nga aksionet e veta për ata që organizonin dokumentarin”, u shpreh gazetari Artan Hoxha. 

Arrestimi i Ardian Çapjas, Artan Hoxha: Shtëpia u rrethua që në mbrëmje, ndërhyrja u bë në mëngjes

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga operacioni i policisë për arrestimin e Ardian Çapjas. Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat RENEA.

Ai shtoi se policia kishte rrethuar banesën që në mbrëmje dhe ndërhyrja është bërë në orët e para të mëngjesit, por sipas tij Florenc Çapja që do të arrestohej gjithashtu ishte larguar nga Shqipëria një ditë më parë.

Në orët e para të mëngjesit është bërë ndërhyrja në banesë, në fillim është gjetur një roje. Ndryshe nga sa priste policia janë gjetur pak materiale. Urdhër arresti për Ardian Çapjes ka dal në 16 Mars dhe është mbajtur sukses.

Çuditërisht në të njëjtën ditë në orën 7 të mëngjesit,  për personin tjetër që ka pasur urdhër-arresti, Florenc Çapja është larguar nga Shqipëria me avion nga Rinasi. Ata prisnin që të kthehej, por ai nuk është kthyer. Ardian Çapja nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria, ai nuk ka bërë as rezistencë ndaj Shqipërisë“, tha Hoxha.

Gazetari më tej tregoi se Ardian Çapja gjithmonë ka një alibi, që e përdor sa herë arrestohet. “Ardiani ka gjithmonë një alibi që është i sëmurë, se dhe në pamjet e arrestimit të shkuar është me vigon dhe serum në dorë“, tha ai.

Po ashtu sipas gazetarit Hoxha, fisi Çapja është një organizatë kriminale që ka fuqi të madhe në Elbasan. “Dominojnë qytetin, kishin arritur që të ndërhynin dhe për një provim në Elbasan“, tha Artan Hoxha./tvklan.al