Opinion- PD dhe PS përplasen për oligarkët

Posta

Opinion- PD dhe PS përplasen për oligarkët

Autori: Blendi Fevziu

20:45 31/10/2019

Të ftuar: Agron Shehaj, Arben Ahmetaj, Artan Hoxha, Pano Soko, Lorenc Vangjeli dhe Mira Pogace. Në lidhje direkte Gjergj Buxhuku dhe Aranita Brahaj.

Unaza e Madhe, Shehaj: 2 minuta dhe 3 dollarë mu deshën për të zbuluar mashtrimin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha se i ishin dashur vetëm 2 minuta dhe 3 dollarë për të zbuluar mashtrimin me firmën “DH Albania” tek Unaza e Madhe.

Në një debat të ashpër me ish-Ministrin Arben Ahmetaj mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, Shehaj tha se maxhoranca u kap duke vjedhur tek Unaza e Madhe.  

Agron Shehaj: Tek Unaza e Madhe cili ishte institucioni që ndoqi procedurat?

Arben Ahmetaj: Ja po ta jap unë institucionin. Ça rezultoi me Unazën e Madhe? U anulua? Si ka mundësi që oligarku në thonjëza u rrëzua? D.m.th. shteti, qeveria, ministri i atëhershëm Damian Gjiknuri, e anuloi në minutën 1 që u mor vesh e vërteta. Ministri dhe ministria nuk kanë dot instrumente që të verifikojnë një falsifikim në SHBA. Kur ai falsifikim del, reagimi ishte i menjëhershëm. Po të ishte oligarku ai që kishte vendosur ministrin, ajo nuk rrëzohej.

Agron Shehaj: U kapët duke vjedhur. I dhatë një tender një 26-vjeçari…

Arben Ahmetaj: Lërë popullzimin, populizmi është kolerë moderne.

Agron Shehaj: As letrat nuk i kishte bërë…kush i gjeti faktet, ti apo Gjiknuri? Se mua 2 minuta dhe 3 dollarë mu deshën për të gjetur se gjithçka ishte një mashtrim..

Arben Ahmetaj: U rrëzua si procedurë? A, po të mos ishte rrëzuar, do vije do thoshe këtu se po e kanë kapur oligarkët.

“Ti je futur në politikë me… e dinë të gjithë”

Arben Ahmetaj përplaset me Argon Shehajn

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” ish-Ministri Arben Ahmetaj është përballur ashpër me ish-deputetin e PD, Agron Shehaj, ndërsa diskutimi ishte fokusuar tek përplasja e PD dhe PS për oligarkët.

Ahmetaj duke iu drejtuar Shehajt u shpreh se ky i fundit i është futur politikës pasi kishte ortakë në Vlorë, ata të cilët i quajti si “shokët e tij, të cilët kanë bërë ato që kanë bërë”, por duke mos përmendur emra.

“Po ti me kë je ortak sot, pse je me ata të Vlorës që kanë bërë ato që kanë bërë? Do të t’i them? Ata shokët e tu, i di ti”, është shprehur ish-ministri Ahmetaj.

“Në Vlorë nuk kam asnjë ortak, m’i jep emrat e ortakëve”, ka replikuar Shehaj.

Arben Ahmetaj: Ti pse ke ardhur? Si ka mundësi që të gjithëve nuk u ecën biznesi dhe ty të ecën biznesi në Shqipëri?

Argon Shehaj: E di pse kam ardhur? Se pashë ty gjithë këto vite dhe thash ‘unë nuk mundem të mos futem në politikë’. Pashë ty dhe shokët e tu.

Blendi Fevziu: Pse kaq i dobët t’u duk?

Agron Shehaj: Jo ai nuk është i dobët, është shumë i zoti për veten e tij, por shumë i keq për Shqipërinë, nga ana profesionale dhe politike, jo si njeri… T’i ndajmë gjërat.

Arben Ahmetaj: Ti e di si je futur në politikë vëlla. Ti je futur në politikë me … e dinë të gjithë, Vlorë Shqipëri… e di ti.

Agron Shehaj: Këto janë broçkulla.

Vangjeli: Këta janë 5 oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se biznesi më i madh sot në Tiranë është politika. Nga studio e “Opinion”, Vangjeli u shpreh se sot për sot janë 4-5 oligarkë të cilët bëjnë çështë e mundur që gjithçka të jetë në vullnetin e tyre. Analisti ka edhe emra. Sipas tij, oligarkët më të mëdhenj në vend janë Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi.

“Nëse në Shqipëri ndodh ndonjë mrekulli dhe e djathta dhe e majta ndërrojnë rolet ne do të shikojmë po të njëjtën listë, por duke folur në mënyrë të ndryshme. E majta që do të akuzojë oligarkët e të djathtës e kështu me radhë. Kjo listë në mënyrën sesi është bërë tregon edhe njëherë mendësinë sovjetike, me të cilën vazhdon të bëhet politikë në Shqipëri. Këta janë njerëzit e pasur të Shqipërisë, është marrë lista e koncesioneve dhe vendosur atje dhe janë quajtur oligarkë. Në fakt e ka kompiluar politika këtë listë, duke harruar një të vërtetë shumë të trishtë, që biznesi më i madh sot në Tiranë është pikërisht politika”.

“4 ose 5 oligarkë të cilët bëjnë edhe diellin edhe shiun në Tiranë. Bëjnë gjithçka të mundur dhe bëjnë gjithçka me vullnetin e tyre. Që të paktën që nga viti 2008 kur e pushtuan partitë politike, ata 3-4 kryesoret, këta njerëz që i drejtojnë ata, janë biznesmenët më të mëdhenj në këtë vend. Po ata i qarkullojnë paratë, ata i shpenzojnë milionët, ata vendosin edhe këta emrat. Vullneti i tyre bën që i pari, i dyti, i pesti, apo me radhë, të jetë i pasur apo i varfër”.

Analisti thotë që fajin e ka politika dhe shprehet se sot ka arritur në një pikë ku kjo e fundit është gjithmonë e më pak autonome të marrë vendime.

“Blend të të pyes, ti përse u kujtove sot për këtë gjë? Lulzim Basha, njeriu që e kompiloi këtë listë, i ka harruar disa emra të cilat ai i përdori, i përmendi, i akuzoi, u tha të gjithë shqiptarëve t’i urrenin, sot ai besoj se mendon ndryshe”.

“Abuzimi me financat e shqiptarëve është real. Dhe po të ri-them, politika është biznesi më i madh në Tiranë. Nesër do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të ketë autonomi nga këta, këta do ta diktojnë. Por nëse ne kemi këtë qasje që ka opozita sovjetike, komuniste në thelb… Këta e urrejnë biznesin, e urrejnë kapitalin. Qasja me lista të tilla si Daci Bao, kinezët në kohën e revolucionit kulturor, duke i futur të gjithë në një thes, nuk ndriçon të vërtetën, por e rrëzon atë“.

I ikëm prap emrave?

“Jo unë t’i thashë 4-5 emra. Oligarkët më të mëdhenj: Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi”.

Këta janë oligarkët?

“Absolutisht po. Dhe tmerri e di ku është? Tek përkohësia. E përhershme është vetëm politika dhe kjo frymë sovjetike që kemi ne, te përkohësia e administratës. Secila nga këto kontrata zgjat 10 vjet. Kush do t’i monitorojë këta? Politikanët ndërrojnë rolet, ndërrojnë xhaketat, ndërkohë që administrata që duhet të ishte e përhershme ka ndryshuar dhe askush nuk i ndjek ato”./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

20:45 31/10/2019

Reklama
UKT
UKT

Grupi