Qemal Stafa hero, drejtori i Arkivave: Mit absurd, nuk ka bërë akt patriotik

Drejtori i Arkivave Shqiptare, Ardit Bido, ka komentuar sot vrasjen e Qemals Stafës, e ndodhur në 5 Maj të vitit 1942, datë e cila sot njihet si Dita e Dëshmorëve.

Bido i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se për Qemal Stafën është ngritur një mit që për të është absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero. Kreu i Arkivave tha se Qemal Stafa nuk pati përleshje, por u vra nga xhandarmëria.

Miti i Qemal Stafës është një ndër mitet më absurde që kemi ne. Nuk kemi të bëjmë me një akt heroik siç mund të themi për Vasil Laçit që i doli para Mbretit të Italisë dhe donte ta vriste.

Me rastin e Qemal Stafës nuk kemi të bëjmë as me ndonjë përleshje, por është vrarë nga xhandarmëria. Nuk kemi të bëjmë me një dyluftim ballor. Nuk kemi të bëjmë as me një akt që kemi të bëjmë me një akt heroik dhe patriotik”, tha Bido.

Më tej ai shtoi se pas vitit 19945, kur pushtetin e morën komunistët u krijua një mit që i duhej pushtetit të asaj kohe dhe se dëshmitarët e ngjarjes nuk folën kurrë për atë ndodhi në 5 Maj 1942./tvklan.al