Përse ‘Kumbari’? Gazetarja: Planaj dyshohej se kishte lidhje me familje mafioze në Siçili

Artan Hoxha: Bardhok Panaj nuk ishte ‘Kumbari’

Bardhok Planaj nuk ishte personazh i panjohur, jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjerë. Kjo pasi emri i tij ishte lakuar disa herë, për ngjarje të ndryshme kriminale. Megjithatë, për të ashtuquajturin ‘kumbari’ nuk kishte të dhëna për një konflikt të hapur. Ai lëvizte normalisht, pa eskortë dhe i pambrojtur. Gazetarët, duke komentuar ekzekutimin e një nate më parë të 46-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në qytetin e Shkodrës, folën edhe për nofkën ‘Kumbari’.

Teksa gazetari Artan Hoxha ia faturoi këtë nofkë medias, gazetarja e Tv Klan në Shkodër, Emi Kalaja, hodhi dyshimet se ky epitet mund të ketë ardhur pas dyshimeve se Planaj kishte lidhje me disa familje mafioze në Siçili. Duke folur për imazhin e tij në Shkodër, Kalaja tha: “Planaj, pavarësisht etiketimit si kumbari, ndoshta kjo i ka mbetur edhe sepse dyshohej se kishte lidhje me disa familje mafioze në Siçili dhe besoj se këtu ka mbetur dhe etiketimi me këtë emër nga ana e medias. Megjithatë, ai nuk ruhej, lëvizte i lirë, pa makinë të blinduar, i pashoqëruar… edhe me Fiat të thjeshtë. Vazhdimisht dërgonte punonjësit në Velipojë për të ndërtuar, me një Fiat tejet të thjeshtë. Ishte një person që qarkullonte lirshëm, ai dhe familjarët e tij. Konfliktet mund të kenë qenë të heshtura, ndoshta edhe ai vetë nuk ka pasur një vetëdije, duke qenë se edhe ka lëvizur i pambrojtur dhe i paarmatosur, dhe kjo tregon shumë mbi profilin e tij”.

“Lajmi i dhënë për vrasjen e Bardhok Planaj dhe ajo nofka ‘kumbari’, e ka vënë media, sepse në fakt në Shkodër, duke patur parasysh çfarë grupesh kriminale ka Shkodra, Bardhok Planaj nuk hynte tek ato grupe. Nuk është ruajtur, nuk ka qenë në kërkim në këto momente, nuk mbante eskortë. Është një personazh që e kam njohur mirë”, u shpreh nga ana e tij gazetari Artan Hoxha.

Policisë iu deshën orë për të mbledhur gëzhojat. Vrasësit e Planajt dyshohen me pagesë

Gazetarja e Tv Klan, Emi Kalaja, tregoi në një lidhje direkte me “Opinion” situatën në Shkodër pas ekzekutimit mbrëmjen e së dielës të Bardhok Planajt.

Kalaja u shpreh se autoritetet në Shkodër dyshojnë se ekzekutorët janë vrasës me pagesë, pasi gëzhoja të shumta u gjetën në vendngjarje, për mbledhjen e të cilave sipas saj, policisë iu deshën orë të tëra.

“Duke qenë se pikërisht Planaj, nuk dihej nëse kishte konflikte, të paktën nuk ka patur një konflikt që ka qenë i njohur në qytet, ndaj edhe mbeten enigmë atentatorët, ekzekutuesit, të cilët deri më tani, pista është që mund të kenë qenë vrasës me pagesë. Prokuroria e Shkodrës mendon dhe nuk janë low cost, janë në një çmim mendohet shumë të lartë. Iu është dashur shumë orë policisë së Shkodrës për të mbledhur gëzhojat. Mjafton të bëhet kjo skemë dhe kuptohet sesa e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar ka qenë ngjarja. Është ndjekur në momentin që ka dalë nga banesa. Ne kemi qenë në vendin e ngjarjes dhe kemi parë gëzhojat përgjatë gjithë rrugës. Është qëlluar paralelisht, më pas ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur në një shtyllë të ndriçimit dhe më pas në momentin që shihet në video, makina është rrokullisur dhe ka dalë frontale. Sërish autorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar, kanë vijuar ta qëllojnë për t’u siguruar që e kishin eliminuar. Kjo është një formë që kryesisht ndjekin vrasësit me pagesë, që duhet medoemos që porosia të kryhet. Më pas në një distancë rreth 250 metër është gjetur automjeti Volkswagen passat me targa italiane me dy armët kallashnikov brenda. Duket sikur çdo gjë ka qenë e përgatitur. Nuk është hera e parë që ne i shohim ngjarje të tilla, megjithatë, është një ndër vrasjet më të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës”.

Vrasja e Planajt, Vezaj: Ndërmjetësonte konfliktet, i angazhuar me PS-në dhe ndikonte tek drejtori i policisë

Ndërmjetës, i kishte hyrë fajdeve dhe kishte ndikim tek drejtori i Policisë së Shkodrës. Kështu u shpreh këtë të hënë gazetari Flamur Vezaj në lidhje me Bardhok Planajn, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Shkodër.

Vezaj u shpreh se Planaj shpeshherë ka bërë rolin e ndërmjetësit për të sheshuar konfliktet. Sipas gazetarit, kjo është një nga pistat që po hetohet për vrasjen e Planajt, pasi sipas tij, “nëse je ndërmjetës në çështje të caktuara dhe ajo marrëveshje nuk zbatohet, pastaj personat kanë punë edhe me ndërmjetësin”.

Sipas burimeve të Vezajt, kohët e fundit Bardhok Planaj është përfshirë edhe në fajde. Ai theksoi më tej, se viktima e atentatit të Shkodrës, ka qenë i angazhuar politikisht me PS-në në këtë fushatë, duke shtuar se ndoshta kjo ka ndodhur për shkak të njohjeve personale.

Lidhjet me politikën, sipas gazetarit e kanë bërë të lëvizte lirshëm nëpër Shkodër. Por Vezaj tregoi gjatë emisionit “Opinion” se Pllanaj ka pasur ndikim edhe tek Drejtori i Policisë së Shkodrës e deri tek emërimet e zyrtarëve.

“Ashtu siç tha dhe Tani, Planaj hynte në rastet për të sheshuar konfliktet mes palët. Bënte rolin e ndërmjetësit. Por të kesh parasysh Blendi që nëse je ndërmjetës në çështje të caktuar dhe ajo marrëveshje nuk zbatohet, pastaj personat kanë punë edhe me ndërmjetësin. Prandaj mendoj se janë shumë pista të hapura në rastin e Planaj. Duke kontaktuar kohët e fundit me njerëz nga Shqipëria më thonë që është përfshirë edhe në fajde. Duke dhënë fajde. Është angazhuar politikisht me Partinë Socialiste, siç tha dhe Tani, ndoshta edhe për njohje personale, por dihet në zonat e kohës së fushatës se si agravohet situata. Kështu që të gjithë këta mendojnë se është fenomen i personazheve të tillë, që unë nuk mund ta quaj qelibar për shkak se ka qenë i dënuar në Belgjikë, plus i dyshuar për trafik droge dhe shumë vepra të tjera. Ky fenomen i lidhjes së politikës me personazhe të tilla i ka dhënë sigurinë që edhe ky të ecë lirshëm nëpër Shkodër. Të gjithë e dinë nëpër Shkodër se sa ndikim kishte ky tek drejtori i Policisë Shkodër apo tek emërimet e zyrtarëve qoftë në prokurori apo qoftë në polici. Ndoshta edhe ky fakt i ka dhënë një garanci”, tha Vezaj.

Për Flamur Vezajn, kjo vrasje nuk është e rastësishme. Madje sipas tij mund të kemi të bëjmë edhe me një hakmarrje të thellë. Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë të tjera ngjarje të rënda kriminale në Shkodër.  

“Duke u nisur nga egërsia e vrasjes nuk mendoj se është vrasje banale apo e rastësishme. Është një shfryrje radikale e cila në raste të tilla është një shfryrje, një hakmarrje e fortë. Kohët e fundit në Shkodër janë larguar  disa familje jashtë Shqipërisë duke shitur pronat për shkak të konflikteve që kanë në Shkodër. Fatkeqësisht edhe unë jam me Emin me idenë që në ditët në vijim do të kemi ngjarje të tjera në Shkodër”, u shpreh Vezaj.

Në vitin 2014, Bardhok Planaj ishte një nga personat e kërkuar për operacionin antidrogë të Luginës së Vilunit. Hetimet për këtë grup kriminal u shoqëruan me jo pak bujë, pas zbulimit të një dokumenti të policisë që shkruante se Bardhok Planaj, një prej të akuzuarve kryesor dyshohet se i shpëtoi arrestimit, pasi udhëtonte në makinë me ish-deputetin Mark Frroku. Sipas Vezajt, Planaj dhe Frroku duhet të ishin arrestuar asokohe, pasi ishin në kushtet e flagrancës.

“Mund të nisem kur ka qenë i arrestuar për dosjen e Vilunit. Ç’është e vërteta u shpall në kërkim në atë kohë, por mendoj që ndryshe nga Tani që në rastin e deputetit Frroku ai duhej të ishte arrestuar në atë moment, qoftë deputeti Frroku apo Planaj në atë moment sepse është në kushtet e flagrancës. Ligji thotë pavarësisht se ke imunitet në rastin e flagrancës nuk mund të tolerohesh, mund të arrestohesh në moment. Pse nuk u arrestua? Nuk mori urdhrin e duhur prokurori i çështjes në atë kohë. Të gjithë ishin të trembur për shkak të lidhjeve që kishte qoftë zoti Frroku apo Planaj në atë kohë me pushtetin”, tha Vezaj.

Gazetarja: Kur vritet një person, ne në Shkodër heshtim sepse…

Policisë iu deshën orë për të mbledhur gëzhojat. Vrasësit e Planajt dyshohen me pagesë

Në Shkodër bie heshtja kur një person ekzekutohet, e kjo duket se ndodhi edhe mbrëmjen e së dielës, kur persona ende të paidentifikuar zbrazën breshëri plumbash në drejtim të Bardhok Planajt, duke e lënë atë të vdekur. Gazetarja e Tv Klan në këtë qytet, Emi Kalaja, tregoi në një lidhje direkte me “Opinion” situatën në këtë qytet pas ngjarjes së rëndë.

“Duhet thënë që ngjarja është e rëndë për dy faktorë. Së pari personi i cili është ekzekutuar, i cili është një person me influencë në Shkodër, e së dyti mënyra kriminale e kryerjes së këtij ekzekutimi të mirëorganizuar. Kujtojmë që ishte natë Pashkës, ishte e diel, ishte në orarin e kufizimit të lëvizjes… Sapo është mësuar emri i personit të ekzekutuar në Shkodër ka rënë heshtja. Ne në Shkodër nuk heshtim kur ka të ekzekutuar, por heshtim sepse mendojmë kush do të jetë tjetri. Sepse siç dihet, në Shkodër ka një telenovelë, kur vritet një person me influencë, pason me një zinxhirë vrasjes. Kjo është ajo që i frikëson shkodranët, në fakt situata ka qenë e zymtë, ka shumë pikëpyetje”.

Kalaja tha se dyshimet e autoriteteve në Shkodër janë se ekzekutorët janë vrasës me pagesë. Kjo tha gazetarja mbështetet në disa detaje, duke nisur që tek gëzhojat e shumta të gjetura në vendngjarje, për mbledhjen e të cilave sipas saj, policisë iu deshën orë të tëra. Por jo vetëm kaq. Autorët e ndoqën dhe u siguruan që e kishin vrarë 46-vjeçarin, në atë që duket se ishte një atentat i mirëorganizuar.

“Duke qenë se pikërisht Planaj, nuk dihej nëse kishte konflikte, të paktën nuk ka patur një konflikt që ka qenë i njohur në qytet, ndaj edhe mbeten enigmë atentatorët, ekzekutuesit, të cilët deri më tani, pista është që mund të kenë qenë vrasës me pagesë. Prokuroria e Shkodrës mendon dhe nuk janë low cost, janë në një çmim mendohet shumë të lartë. Iu është dashur shumë orë policisë së Shkodrës për të mbledhur gëzhojat. Mjafton të bëhet kjo skemë dhe kuptohet sesa e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar ka qenë ngjarja. Është ndjekur në momentin që ka dalë nga banesa. Ne kemi qenë në vendin e ngjarjes dhe kemi parë gëzhojat përgjatë gjithë rrugës. Është qëlluar paralelisht, më pas ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur në një shtyllë të ndriçimit dhe më pas në momentin që shihet në video, makina është rrokullisur dhe ka dalë frontale. Sërish autorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar, kanë vijuar ta qëllojnë për t’u siguruar që e kishin eliminuar. Kjo është një formë që kryesisht ndjekin vrasësit me pagesë, që duhet medoemos që porosia të kryhet. Më pas në një distancë rreth 250 metër është gjetur automjeti Volkswagen passat me targa italiane me dy armët kallashnikov brenda. Duket sikur çdo gjë ka qenë e përgatitur. Nuk është hera e parë që ne i shohim ngjarje të tilla, megjithatë, është një ndër vrasjet më të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës”./tvklan.al