Të ftuar: Artan Hoxha, Anduena Llabani, Ferdinand Dervishi dhe Poli Hoxha

“Djali i bukur” që vrau 61 persona

Altin Dardha ishte drejtuesi i Bandës së Beratit dhe gjatë ‘karrierës’ së tij kriminale ka kryer 61 vrasje. Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, ai e konsideronte veten “djalë të bukur” dhe shkak për sjelljen e tij të dhunshme u bë një incident me policinë kur ishte adoleshent.

Përsa i përket sasisë së madhe të krimit të prodhuar nga një bandë është periudha 31 Mars ’97 deri në Gusht të ’97 e Bandës së Beratit, që prodhoi mbi 200 të vrarë. Flasim për një konflikt mes bandash, por kishte dhe njerëz të pafajshëm. Nga këto vetëm Altin Dardha mbante mend vetë, sepse ua thoshte dhe shokëve, që kishte vrarë 56 persona. Ka bërë dhe vrasjen e fundit në Berat, që ishin 5 të tjerë. Ai e mbylli me 61 të vrarë, që i kishte vrarë vetë dhe në bashkëpunim. Nuk i ka të gjithë të vrarë në Berat, por edhe jashtë shtetit, në Tiranë dhe rrethe të tjera”.

Altin Dardha ishte një djalë që kishte vajtur në Elbasan në shkollë të mesme për përpunim druri. Ai ishte djalë i një mësuesi, ndërsa e ëma punonte në Kombinatin e Tekstileve. Kishte dhe një motër dhe jetonte shumë thjeshtë. Por në vitet ’88-’89 filluan thikat në Elbasan, grupet e vogla të adoleshentëve. Altini ishte pjesëmarrës dhe e përjashtuan nga shkolla. Babai u tregua i shkathët, e hoqi nga aty dhe e solli në Qytetin e Nxënësve në të njëjtën shkollë. Aty Altin Dardha u lidh me bandën e Xha Baftëve, nga shiu në breshër, i bie kjo histori. Shkoi nga Tirana në Berat dhe krijoi një grup të vogël banditësh, të cilët vidhnin fillimisht stopa makinash, ngacmonin vajzat te gjimnazi dhe mbanin thika”.

“Altin Dardha e quante veten djalë të bukur. Në vitin ’92-’93 e merr policia te gjimnazi sepse i kishte rënë në qafë mbesës 15-vjeçare të shefit të komisariatit. Nuk e çuan në polici, por në Lapardha, në një vend të fshehtë pranë lumit dhe e rrahën. Por ky gjatë gjithë kohës bënte të fortin me policinë, u thoshte që një ditë do të rritej dhe do t’i hiqte qafe. Unë besoj se ka ndonjëherë raste të tilla që i bëjnë njerëzit të dhunshëm”.

Në vitin ’93 bën vrasjen e parë që e bën me thikë. Vranë vëllain e Buran Tomorrit, kundërshtarit që filloi dhe ai t’i godiste shumë fort. Në vitin 1997 e mori peshën. Edhe pse ka kryer 61 vrasje nuk ishte vrasës me pagesë”, tregoi gazetari Dervishi.

Ndërsa sipas gazetarit Poli Hoxha, Altin Dardha ka kryer vrasje edhe për të provuar nishanin e tij në qitje me kalimtarë të rastit.

“Vrasjet që nisën pas 90-s dhe që do të vijojnë”

Gazetari Poli Hoxha nga studio e “Opinion” tha se për të banda më e sofistikuar dhe më e egra ka qenë ajo e Lushnjes. Një bandë, sipas tij, me lidhje politike dhe me ndikim në këtë qytet.

“Pas ‘99-2000 ka filluar konsolidimi i bandave. Nëse e ndajmë në këtë fashë që i vura unë, për mua më e sofistikuara dhe më e egra ka qenë Banda e Lushnjes. Një hap shumë përpara këtyre, me lidhje politike, me ndikim në qytet. Pastaj si personazh, si legjendë ngelet Gaz Muça se ishte i pari. Dilte me atë kalin e tij, në stadiumin e Barit vendosi rregull. Atë që s’e vendosi policia italiane, e vendosi ai në mënyrën e vet. Vetëm seriali i Tropojës e konkurron po ta marrësh për vrasje. Deri në 2010 me vrasjen e Franc Konomit te Ushtari i Panjohur, një hakmarrje që u bë legjendare”.

Hoxha është i mendimit se vrasjet nga kjo bandë do të vijojnë.

“Edhe që them se do vazhdojë. Vjet doli Gert Gjenerali nga burgu i Drenovës, po presim Grorin të dalë se i ka letrat gati. Nisin me vrasjen e Gaz Muçës, pastaj përzihen sepse pasi e vranë grupi i Zyberit e hapi oreksin nga luftë të fortësh filloi të vinte gjoba. Kuptoi se kush merrej me trafikun e drogës dhe po bënte shumë lekë të shpejt, ishin djemtë që kishin shkuar fillimisht në Gjermani etj. Mirëpo filloi reagimi. Shumë njerëz e ngatërrojnë, vrasja e Grorit nuk ka të bëjë me Gaz Muçën, por ai hapi dy fronte. Për mua si legjendë dhe si simbol është Banda e Lushnjes”.

Gazetari: Shërbeu si “universitet”, kjo ishte banda më e frikshme kriminale në Shqipëri

Mbrëmjen e kësaj të Mërkure, emisioni “Opinion” është fokusuar në historinë e bandave kriminale në Shqipëri.

Të ftuar gazetarë të kronikës dhe aktualitetit, kanë rrëfyer detaje se si lindën këto banda dhe cilat ishin më të rrezikshmet dhe më të bujshmet ndër vite.

Për gazetarin Artan Hoxha banda më e frikshme ishte ajo e “rrugës së Kavajës”, ndërsa personazhi më i bujshëm sipas tij ishte Fatmir Haklaj.

Për mua, banda më jetëgjatë dhe më e frikshme dhe më me ndikim, ka qenë ajo që në fillim u quajt banda e rrugës së Kavajës, ajo u ca rrugës, por ai është një nga grupet që ka krijuar, prodhuar personazhe që për më shumë se dy dekada kanë qenë vazhdimisht aktivë, të rëndësishëm dhe janë aktualisht të rëndësishëm.

Po të shikojmë listën e bandës së Kavajës dhe të shikojmë sot kush e sundon, grupi që ne mendohemi mirë a i përmendim, a si përmendim dot… dhe si përmendim dot, ajo është një bandë, një organizatë shumë e sofistikuar. Ajo ka qenë si një lloj universiteti për botën e krimit në kryeqytet. Nga 1998 deri në 2001 ata kanë shkaktuar 23 të vrarë.

Kurse si personazh, për mua si personazhi më i frikshëm, më ndikues, më kureshtar për opinion, ngelet Fatmir Haklaj dhe ngjarjet që la pas… Në Tropojë, vetëm skenari që nisi në 5 Janar 1998 dhe deri në ngjarjes që kulmuan në vitin 2007- 2008, atje ka pasur 152 të vrarë”.

“U vra me plumb në lule të ballit dhe iu la një trëndafil mbi trup”

Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, në diskutimin për historinë e bandave shqiptare, gazetarja Anduena Llabani shprehet se sipas saj dy bandat më të rrezikshme kanë qenë ajo e Lushnjës dhe e Beratit.

Sipas gazetares së kronikës, ekzekutimet e asaj kohe kanë qenë të tmerrshme, ndërsa sjell në kujtesë dhe një nga vrasjet më të frikshme që pas së cilës u la dhe një mesazh.

“Nga sa kam patur mundësi të lexoj nga dokumentet e prokurorisë, më e fuqishme ka qenë banda e Lushnjës dhe e Beratit. Banda e Lushnjës përveç faktit të hakmarrjeve dhe një krimi të dhunshëm tregoi se preku edhe instancat shtetërore.

Punonjës të shërbimit informativ të vrarë, një ish nënkryetar bashkie në atë kohë kryetar bashkie, inspektor krimesh i vrarë me një plumb në lule te ballit. Mbi trupin e tij u la dhe një trëndafil.

Vrasje të tilla lënë një mesazh pas, dhe nuk janë aq të rastësishme dhe tregonin se në vrasim çdokënd që informon. Këta pretendonin se këto personazhe informonin bandat e tyre rivale me informacione. Banda e Beratit ka tjetër histori, kemi dhe vrasjen e një nëne shtatzëne që iu nxor fetusi në shkallët e maternitetit. Ngjarje që vrisnin njerëz, kush e merr në shenjë njëri nga policët”.

Banda e parë e famshme kriminale në Tiranë

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se lulëzimi i bandave kriminale në vendin tonë kishte nisur para 1997-s. Nga studio e “Opinion” ku flitet për historinë e bandave në Shqipëri, Dervishi foli për bandën e parë të strukturuar kriminale të Tiranës, që sipas gazetarit ishte ajo e Naim Zyberit.

“Mund të them që Gaz Muçën e vrau një bandë, Gazi vetë nuk dihet se çfarë vrasje ka bërë në Shqipëri dhe nuk njihet asnjë vrasje në Shqipëri. Ai kishte më shumë famën që erdhi nga andej. Vrasje nuk i njihet asnjë në Shqipëri. Ai është vrarë nga Naim Zyberi dhe Franc Konomi, sepse vëllai i vet kishte vjedhur një motoçikletë. Ndërkohë që ky grupi tjetër, ku ishte i përfshirë Naim Zyberi, ishte grup i mirë strukturuar, mund të them që banda e parë e famshme në Tiranë, ishte banda e Naim Zyberit, një tjetër me mbiemrin Maçja e ca të tjerë, të cilët pak më prapa vajtën i vunë gjobë Mirit të Xhikes dhe Artur Grorit, vëllait të Arben Grorit. Pastaj vranë Artur Grorin në derë të shtëpisë, ku vajtën të merrnin gjobën. Pra ishin mjaft të fuqishëm, morën shumë emër pas vrasjes së këtij. Nëse do të themi për një bandë kriminale, të strukturuar të Tiranës, kjo ka qenë në e asaj kohe Naim Zyberit, Maçit dhe Konomit e me radhë. Kjo ka qenë një bandë. Sepse vajtën i vunë gjobë, një grupi të fortësh të tjerë, të cilët dihet që kishin bërë lekë me drogë, etj. Pra nuk është në 97-n, është më herët lulëzimi i bandave”./tvklan.al