Opinion-Kush janë deputetët që lanë mandatet?


Opinion-Kush janë deputetët që lanë mandatet?

Autori: Blendi Fevziu

21:58 06/09/2021

Të ftuar: Mark Marku, Fatjona Mejdini, Julian Zyla, Ervis Iljazaj, Esiona Konomi dhe Klesiana Omeri

Mark Marku: Nuk kam mashtruar kurrë! Fevziu: Të jesh deputet dhe të mos mashtrosh, nuk shkojnë…

Mark Marku ishte një prej emrave më të votuar në qarkun e Lezhës në radhët e demokratëve, në zgjedhjet e 25 Prillit. Pavarësisht kësaj, Marku vendosi të hiqte dorë nga mandati i deputetit. I pyetur nëse me këtë vendim kishte thyer besimin e atyre që e votuan, në studion e “Opinion”, Marku tha se ai nuk kishte mashtruar kurrë…

Fatjona Mejdini: Ju ishit drejtuesi i qarkut të Lezhës, një qark që mori një rezultat të mirë, ju vetë ishit njeriu më i votuar një këtë listë, me mbi 5 mijë vota. A nuk mendoni që mbase ishte një lloj detyre qytetare që të qëndronit në parlament dhe të mos jepnit dorëheqjen? Edhe si një detyrë ndaj atyre që ju votëbesuan, por nga ana tjeër edhe mbase ju mund të ndikonin që ata njerëz që ju rrahin shpatullat pas kuintave mund t’i tërhiqnit në skenë dhe mund të formonit një kritikë të shëndetshme brenda PD?

Mark Marku: Pyetja është shumë e drejtë dhe është një nga shqetësimet që kam pasur kur kam marrë vendimin. Ideja është që ti shkon votohesh dhe njerëzit të mbështesin, ti largohesh… duke thyer edhe besimin e tyre. Por unë mendoj që arsyeja përse më kanë votuar ata mua dhe dy tre gjëra i di sepse kam qenë edhe njëherë deputet atje, që unë nuk mashtroj…

Blendi Fevziu: Të jesh dhe deputet dhe të mos mashtrosh, nuk shkojnë…

Mark Marku: Nuk kam mashtruar kurrë, edhe tani mund të pyesni nëse kam premtuar qoftë edhe njëherë një post atje. Dhe ua kam ndaluar edhe deputetëve të tjerë, sepse isha dhe drejtuesi i qarkut. Asnjë propozim për poste. Ne atje në qark, krijuam një forum zhvillimi, identifikuam problemet e qarkut dhe unë u kisha garantuar atyre një gjë, që mandatin tim dhe të kolegëve të mi, që forcën e reagimit do ta përdorim, kishim përgatit një miniprojekt për qarkun që ne të marrim nga qeveria dhe do bëjmë luftë të madhe qoftë edhe duke krijuar probleme brenda parlamentit që ne atë mbështetje t’ua kthenim në formën e investimeve për problemet bazë të qarkut të cilat ne i kishim identifikuar për 3 muaj, në një që quhej forum zhvillimi. Dhe këtu do t’i kisha braktisur unë ata nëse do shkoja atje për karrierë, do mbyllja gojën dhe nuk do tentojë që probleme që kishte qarku ne t’i zgjidhnim. Në rastin konkret unë mendoj që e përfaqësoj atë zonë me këtë qëndrim që mbaj. Sepse e para është treguar edhe këtë radhë zonë rezistente, me gjithë lumin e parave që është hedhur atje, me gjithë presionin, etj, prap rezistoi dhe i qëndroi.

Mark Marku: Pse kandidova dhe më pas hoqa dorë nga mandati i deputetit

Mark Marku fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 Prillit. Por pa u betuar fare në Parlament, Marku vendosi që të dorëhiqej nga mandati që fitoi. Në emisionin “Opinion”, analisti shpjegoi se pse vendosi që të hiqte dorë nga mandati i deputetit.

Unë vendosa sepse, e para nuk e doja, por e kam bërë me bindje absolute. Unë nuk bëj asgjë pa bindje”, tha Marku.

Ai shpjegoi ndër të tjera edhe pse kandidoi në zgjedhje. Marku deklaroi se nuk ka qenë çështje pushteti, por e ka bërë si akt angazhimi intelektual.

“Pas kërkesave të shumta nga zoti Basha, u angazhova sepse realisht mendova se është e dosmosdoshme. Do më ngelej merak. Çështja e pushtetit për mua ishte shumë problem, sepse të jep kosto, se unë e kam provuar njëherë dhe në mënyrë absolute nuk kam pasur asnjë prapavijë pushteti e kam bërë si akt angazhimi intelektual”, tha Mark Marku./tvklan.al






Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:58 06/09/2021