Topalli: Votat e partisë time do t’i bashkohen të djathtës për të rrëzuar Ramën

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila ka krijuar një parti të re të quajtur Lëvizja për Ndryshim, do të tentojë të marrë sa më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se mandatet që do të marrë forca e saj politike, do t’i bashkohen votave të së djathtës shqiptare për të rrëzuar nga pushteti Kryeministrin Edi Rama.

“Ka një ndryshim midis lidershipit të PD dhe parimeve që unë besoj. Mandatet që do të marri Lëvizja për Ndryshim, do t’u shkojnë mandateve të së djathtës për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, për të larguar edhe dy kryetarët e tjerë të partive me të cilët ka qeverisur herë pas herë Edi Rama. Ne nuk e dimë se sa mandate do të marrim. Unë jam optimiste për një fakt sepse po jetojmë një situatë paradoksale dhe krize. Dhe për shkak të kësaj situate kanë lindur këto forca të reja politike. Ne jetojmë në një kohë kur forcat politike janë monopole të kryetarëve të tyre. Ai ndryshim i Kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë së forcave politike. I jepte kryetarit të partisë një fuqi më të madhe, por kjo nuk do të thoshte që ai të shkelte çdo parim”.

Jozefina Topalli shprehet se synon të marrë edhe vota nga qytetarë të majtë të cilët janë të zhgënjyer nga Kryeministri. Por përse këta votues duhet të besojnë Topallin, e cila ka qenë pjesë e politikës prej vitesh dhe nuk është “fytyrë” e re?

Ka një përqindje shumë më të madhe të qytetarëve që janë të pakënaqur nga Edi Rama, ndihen të majtë të tradhëtuar. Unë nuk jam fytyrë e re, por unë jam ndryshe. Unë nuk jam e korruptuar. Unk nuk kam marrë pjesë në koncesione, nuk kam marrë vila nga oligarkët. Kam qenë nënkryetare e Parlamentit dhe kam pasur një kompetencë për të moderuar debatin brenda parlamentit”.

Topalli akuza Bashës: Çuditesha pse heshti kur mbillej droga; para 4 ditësh kontaktova Sali Berishën

Ish-nënkryetarja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nuk ka kursyer as sulmet ndaj Lulzim Bashës, të cilin e akuzon si një ndër faktorët përse Kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në pushtet.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Topalli tregoi se kur ishte ende pjesë e Partisë Demokratike gjatë mandatit të parë qeverisës të Kryeministrit Rama, ishte habitur përse kreu i partisë, duke iu referuar Lulzim Bashës, nuk reagonte kur kishte filluar kultivimin e kanabisit.

“Unë jam kundërshtare politike me Edi Ramën. Ai është tërësisht i paaftë në krye të një qeverisje që i ka kushtuar kosto të madhe vendit. Por kosto vendit nuk i ka kushtuar vetëm keqqeverisja. Unë nuk mund të bëj sikur nuk e di që ka dhe një arsye tjetër që e mban Edi Ramën në pushtet. Unë çuditesha kur kryetari i partisë heshte kur filloi mbjellja e drrgës. Nuk kam qenë vetëm unë. Betejën e ka nisur z.Berisha”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse për krijimin e partisë së re është konsultuar me Sali Berishën, Jozefina Topalli e mohoi një gjë të tillë, por pranoi se 4 ditë më parë ka pasur një komunikim me ish-Kryeministrin.

Para 4 ditësh kontaktova me z.Berisha. Kjo është iniciativë e imja, e pakonsultuar me z.Berisha. Është një vendim që vjen pas një procesi, besoj se vendi ynë ka nevojë për ndryshim, politia ka nevojë për të larguar 3 kryetarët e korruptuar. Të largohen dhe fllon procesi politik brenda forcave të tyre”

Çfarë të reje do sjellë Topalli në politikë? Kryetarja e Lëvizja për Ndryshim: Do luftoj korrupsionin

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallli, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ish-zyrtarja e lartë e PD është pyetur se çfarë do sjell ajo të re në politikë, pasi për vite me radhë ka qenë në poste të larta drejtuese.

Por Topalli thotë se ajo ka qenë vetëm kryetare e Kuvendit dhe nuk ka pasur në dorë kompetenca për vendimmarrje të rëndësishme.

Kam qenë kryetare e Parlamentit. Kam qenë vetëm kryetare e Parlamentit, kisha zero kompetencat në vendimmarrje dhe të gjitha ndryshimet vinin nga qeveria. Unë do bëj atë që kam bërë. Kam luftuar kundër korrupsionit”, u shpreh ajo.

Por këto deklarata janë kundërshtuar nga gazetari Robert Rakipllari, i cili tha se Topalli nuk kishte folur kundër skandale të qeverisë Berisha.

Ju i keni thënë këtu Gramoz Ruçit “plumbin ballit” dhe keni thënë “kapeni për zhelesh e qiteni jashtë”. Kjo ka qenë deviza juaj politike”, tha gazetari.

Por ish-kryetarja Kuvendit shtoi se ajo ka qenë e vetmja që ka votuar kundër dy kryeprokurorëve dhe i është bërë dy herë mocion mosbesimi.

Tani do më lini të flas, kam marrë dy mocione mosbesimi dhe kjo është unike në botë. Unë kam guxuar për të mos hedhur në votim për një person që kishte probleme. Kam guxuar të votojë kundër dy kryeprokurorëve, pasi e kam ditur që nuk do luftonin korrupsionin”, tha Topalli.

Topalli debat me Rakipllarin: Jeni avokat i Bashës, njeriu duhet të jetë si pema

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, është përplasur sot me gazetarin Robert Rakipllari në emisionin “Opinion”.

Topalli në një lidhje direkte ka treguar se çfarë të reje do të sjellë ajo në politikë, por është kundërshtuar nga Rakipllari.

Ish-kryetarja e Kuvendit më tej i ka thënë gazetarit se është avokati i Lulzim Bashës, por ajo e respekton pasi sipas saj këtë punë e bënë shumë mirë.

Jozefina Topalli: Unë ndryshimin e shoh shumë më tej rotacionit që shikon Rakipllari.

Robert Rakipllari: Rotacioni një kuptim ka, do vijë opozita në pushtet.

Jozefina Topalli: Ka një ves të keq, unë e kuptoj dhe të kam kuptuar gjithmonë që je një avokat i mirë i Lulzim Bashës.

Robert Rakipllari: Unë? Patjetër.  

Jozefina Topalli: Unë e vlerësoj qëndrimin tënd dhe avokatinë tënde.

Blendi Fevziu: Gazetari ka të drejtë të mbajë çfarë qëndrimi të dojë.

Jozefina Topalli: A ka mundësi të flas?

Robert Rakipllari: Unë në këtë rol kam qenë gjithë jetën time. Nuk kam qenë asnjëherë as në një krah, këtë rol kam pasur gjithmonë.

Jozefina Topalli: Po pra atë po të them atë punë ke bërë gjithmonë. Dhe unë të respektoj.

Robert Rakipllari: Po kam qenë profesionist i medias. Dhe jo kalimi nga një krah në krahun tjetër.

Jozefina Topalli: Unë mendoj se njeriu duhet të jetë si pema, të ndryshojë votat, por jo rrënjët.

Endrit Shabani: Nisma Thurje po regjistrohet si parti, synojmë votat e elektoratit gri

Aktivisti i Nisma Thurje, Endri Shabani, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjatë bisedës, Shabani tha se regjistrimi si parti është çështje ditësh, pasi dokumentet janë dorëzuar në gjykatë dhe pritet marrja e vendimit.

Lidhur me pyetje e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut, nëse partitë e vogla që po krijohen po fragmentarizojnë votat e opozitës dhe janë në favor të Ramës, Shabani tha se e shikon ndryshe situatë.

Ai shtoi se Nisma Thurje synon votën e elektoratit gri që nuk ka dalë në zgjedhje, pasi nuk ka pasur asnjë alternative.

“Ka pasur 316 mijë votues në vitin 2017 që nuk dolën të votonin fare. Thelbi është që ata votues nuk ndihen të përfaqësuar nuk shkojnë votojnë. Kur këta votues nuk shkojnë të votojnë i rrisin peshën Edi Ramës.

Por unë mendoj se është kundërta, nëse ne angazhojmë këta qytetarë do jetë ndryshe. Votuesi sot ka dy alternativa, të votojnë ose jo. Thelbi është që nëse këta votues nuk kanë alternative, ata nuk do të votojnë siç ndodhi në vitin 2017 kur ne nuk ishin në zgjedhje, ne jemi për t’i angazhuar që këta qytetarë të votojnë”, u shpreh Shabani.

Gazetari: Është vendosur, opozita do futet në zgjedhje me dy lista

Gazetari Robert Rakipllari ka deklaruat sot në studion e emisionin “Opinion” në Tv Klan se opozita ka deklaruar të fytet ne zgjedhjet e 25 Prillit me 2 lista.

Rakipllari tha se ditët e fundit janë bërë negociatat mes Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij dhe është vendosur që të garohet me dy lista të opozitës.  

“Me sa di negociatat që po bëhen tani, pas vitit të ri që do të futen në garë me dy lista. Pra opozita do të ketë dy lista”, tha ai.

Më tej gazetari në analizën e tij shtoi se për të më mirë për opozitën që të maksimalizohet sa më shumë vota.

“Për mua do ishin dy lista, unë gjykoj që duhet një fron opozitar. Një program i përbashkët. Unë do doja që zoti Basha tu bënte një ftesë konkrete dhe për zonjën Topalli dhe Patozin. Një ftesë të sinqertë dhe jo një deklaratë nga selia. Duhet një program sa më i madh i mundshëm, por duhen dy lista. Për shkak të sistemit dhe rregullave të lojës që vendosi mazhoranca aktuale.

Opozita ka mundësinë e vetëm që të maskimalozojë votat të futet në zgjedhje me dy lista. Në një Partia Demokratike dhe aleatët e saj të rëndësishëm dhe klasik dhe koalicioni i LSI me parti të qendrës dhe parti të majta nëse ka”, tha Rakipllari./tvklan.al