Opinion-Çfarë i thotë Meta, Ramës?



Opinion-Çfarë i thotë Meta, Ramës?

Autori: Blendi Fevziu

21:00 08/10/2020

Ilir Meta: Çfarë do të filmonte kamera e fshehtë në bisedat e mia me Edi Ramën

Deklaratat publike të Presidentit Ilir Meta kanë treguar një retorikë të ashpër të tij ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si i ka marrëdhëniet personale me Kryeministrin.

“Nëse do kishit kamera të fshehtë, do shikonit që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera në kuptimin personal, ai është shumë i dashur, i respektueshëm. Problemi është kur jam larguar nga detyra e Kryeministrit në 2002, Shqipëria ishte e përfshirë në procesin e stabilizim-asociiimit, dhe Serbia e Mali i Zi as ekzistonin fare në një proces të tillë, sot janë shumë përpara nesh ato”, është shprehur Presidenti Ilir Meta.

A je takuar me kriminela? Meta i përgjigjet akuzave të Ramës: Ai gënjen dhe pa hapur gojën, unë…

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku ka treguar pse është i shqetësuar dhe ka shtuar dozën e kritikave kundër qeverisë. Përballë gazetarit Blendi Fevziut, Meta tha se ai është i shqetësuar se të rinjtë po largohen nga vendi. “Unë kam vetëm një shqetësim, nëse nga Shqipëria largohen 12 të rinj nga Serbia 1. Nëse nga Bosnja largohet 1 në Shqipëri largohen 18.4”, tha kreu i shtetit.

Më tej Presidenti u pyet dhe për akuzat e Ramës, i cili ka thënë se Ilir Meta është takuar me kontigjent krimi dhe po përgatitet për fushatë elektorale.  “Me shpifjet e Ramës nuk merrem fare unë. I vetmi person që është me rekorde kriminale që unë jam takuar për shkak të detyrës është vetëm Edi Rama”, tha Meta. Po ashtu Meta komentoi dhe deklaratën e Ramës, se ai dinte dhe vendin se ku ishin zhvilluar takimet e Metës me kontigjentët e krimit.  

Leri more këto se janë përalla. Unë ruhem nga Garda, unë qëndroj në vende të sigurta, qëndroj këtu në Presidencë, tek Shtëpia dhe e kam të vështirë dhe të pi një kafe me ju”, shtoi ndër të tjera kreu i shtetit.  

Sipas Metës akuzat e Ramës janë mashtrime dhe shtoi “ai gënjen dhe pa hapur gojën, jo më kur flet. Sa herë ka hapur negociatat, sa herë ka plasur shampanja”.

Gazetari Fevziu se nëse akuzat e Ramës janë të vërteta, por për Presidentit i rëndë është muri që ka ngritur sipas tij Rilindja dhe po largon vendin nga BE.

“I rëndë është që ai ka ngritur murin e rilindjes kundër integrimit europian të Shqipërisë, se të Partisë Socialiste jo se e kam në zemër. Me lista të hapura ai nuk del deputet në asnjë qark të Shqipërisë, ai po mban peng PS-në por nuk merr dot peng Shqipërinë. Gjithë qytetarët i pyes kush i futi deputet kriminela në Kuvend. Si mund të besohet ky njeri ky është mister 1 prilli, mister gënjeshtra”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta: Marrëveshja e 5 Qershorit është ordinere!

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të papritur për marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, të arritur mes PS-PD-LSI, që u përshëndet nga i gjithë faktori ndërkombëtar.

Edhe vetë Meta është një nga personat që e ka përshëndetur këtë marrëveshje dhe kërkon vazhdimisht nga Qeveria Rama që ta zbatojë dhe t’i përbahet, por sonte në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka thënë se 5 Qershori është një “marrëveshje ordinere”.

“Marrëveshja  e 5 Qershorit është një marrëveshje ordinere. Ajo u përshëndet nga komisioneri për zgjerim, u përshëndet nga Bundestagu, u përshëndet nga Borrell, u përshëndet nga Sekretari amerikan i Shtetit. Ajo është që do bëjmë zgjedhje të barabarta. Të bësh zgjedhje të barabarta është një normë. Ne jemi një vend anëtar i NATO, që duam të çelim negociatat me Bashkimin Europian. Dhe pas 30 vjetësh del një i marrë dhe thotë ne jemi mazhoranca që do të jetë përjetësisht mazhoranca”, ka deklaruar Presidenti Ilir Meta. 

Baton Haxhiu replikon me Metën: Është njeri pa ide, nuk flet Presidenti në këtë mënyrë

Gazetari Baton Haxhiu ka replikuar sërish me Presidentin Ilir Meta, duke thënë se është një njeri pa ide. Ai iu referua intervistës së Presidentit dhënë për gazetarin Blendi Fevziu dhe tha se nuk kishte dëgjuar asnjë ide prej tij.

I ftuar në “Opinion”, Haxhiu hodhi poshtë dhe tezën e Metës që Shqipëria po shpopullohet më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan.

Gjatë gjithë intervistës nuk tha asnjë mendim. Në 32 minuta Presidenti nuk ka asnjë mendim, por vetëm flet si njeri i pushtet. Unë e bëra shkrimin sot, kam punuar bukur gjatë për të nxjerr ato statistika. Asnjë nga ato që thotë Ilir Meta nuk janë të vërteta, vendi që ka humbur më shumë njerëz është Bullgaria. Nuk ka asnjë president në botë të flasë në këtë mënyrë. Ai është kryetr i partisë së Monika Kryemadhit”, tha Haxhiu.

Gazetari  më tej tregoi se me Metën ka qenë shumë mik, por është ndarë me të për parime.

Unë e kam pas mik, kam punuar shumë me të. Unë thyhem me një njeri që nuk punon për vendin, unë jam prishur për çështje parimore. Unë sot nuk dëgjova asnjë mendim”, tha Haxhiu.

Spiropali: Kodi Zgjedhor nuk ndryshohet, e kemi konsumuar kohën për kompromis

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një lidhje direkte në “Opinion” në Tv Klan ka thënë se nuk do të ketë një shans i dytë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Deputetja e PS u shpreh se i janë dhënë të gjitha shanset opozitës për konsensus, por pala tjetër sipas saj nuk ka rënë dakord.

“Ne i kemi dhënë të gjitha shanset, kemi konsumuar të gjithë kohën dhe kemi harxhuar çdo kohë për të gjetur kompromis dhe me opozitën jashtëparlamentare”, u shpreh Spiropali.

E pyetur për kthimin e ligjit nga Presidenti, Spiropali tha se Ilir Meta e ka quajtur Kuvendin ilegjitim.

Nuk është hera e parë që Presidenti kthen symbyllur ligje e Kode. Presidenti e ka quajtur ilegjitim Kuvendin. Ajo që nuk po ndodh është që ai të jetë garant i republikës dhe uniteti i popullit”, shtoi ajo.

Më tej ministrja komentoi dhe deklaratat e ambasadave të huaja në vend, të cilat kanë shprehur keqardhjen për ndryshimet e fundit në Kod. Për Spiropalin këto deklarata janë normale, pasi ambasadat këto qëndime kanë mbajtur në raste krizash.

E quajti “e çmendura E”, si i përgjigjet Spiropali zëdhënësit të Metës

Presidenca dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u përfshinë në një replik gjatë emisionit Opinion në Tv Klan.

Teksa ministrja Spiropali ishte një lidhje direkte për emisionin Opinion, në Facebook ka reaguar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili e ka quajtur “të çmendur”.

“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E. E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave”, shkruan Tedi Blushi.

Blendi Fevziu e lexoi live në emision këtë deklaratë të zëdhënësit të Presidencës, ndërsa ministrja Spiropali u përgji duke thënë: “Ajo deklaratë është përfaqësimi më i turpshëm i Presidentit që përdor një zëdhënës si një fshikullues Facebooku për kundërshtarët. Ajo gjuhë drejtuar një politikani, një grua tregon dëshpërimin e tyre. Bëni dallimin. Presidenti i Republikës na quan regjim, na quan bandit. Ne respektojmë institucionet”.  /tvklan.al




Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:00 08/10/2020