Me sa plumba u vra Klodiani? Gazetari Spartak Koka disponon fotot e viktimës: Ka qepje dhe hematoma në fytyrë

Me sa plumba është vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha? Kjo pyetje nuk ka marrë ende përgjigjen, teksa po priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Spartak Koka deklaroi se disponon fotot e viktimës, por nuk i ka publikuar në respekt të familjarëve të të ndjerit.

Sipas fotove që disponon gazetari, në kokën e Klodian Rashës ka një plagë me 10 qepje. Koka u shpreh se familja pretendon që kjo plagë është shkaktuar nga plumbi, ndërsa nuk dihet ende zyrtarisht.

Kaq ka mjaftuar që në studio të nisë debati nëse duhet apo jo të publikohen fotot në fjalë. Gazetari Koka dhe pjesa më e madhe e të ftuarve në emision u rezervuan për publikim. Ndërsa analisti Baton Haxhiu kërkoi që ato të publikohen.

Megjithatë, fotot iu vendosën në dispozicion të ftuarve për t’i parë personalisht dhe u ra dakord që të mos publikohen në respekt të etikës dhe familjes së të nderit Rasha.

Spartak Koka: Është ngritur një pistë sot që Klodian Rasha është vrarë me 1 plumb apo me 2 plumba. Nga burime jo zyrtare por të shpërndara në media nga Prokuroria thuhet që Klodian Rasha ka vetëm 1 plumb në pjesën e shpatullës. Ndërkohë ne kemi siguruar gjatë paradites së sotme disa foto që tregojnë një plagë në pjesën e kokës të Klodian Rashës. Janë 3 foto që për arsye etike pasi unë u konsultova duke patur parasysh dhe sensibilitetin e lartë të familjarëve dhe nuk donin që të publikoheshin këto foto. Nuk dua për shkak se ende janë në tronditje të fortë. Në rast se ju doni t’i publikoni pa lejen e tyre është një zgjedhje tjetër.

Blendi Fevziu: Janë foto të trupit të 25-vjeçarit të pajetë?

Spartak Koka: Janë fotot të trupit të 25-vjeçarit që tregojnë një plagë në krahun e djathtë.

Blendi Fevziu: Plagë me armë zjarri apo të llojit tjetër?

Spartak Koka: Ka 10 të qepura dhe djali ka hematoma në pjesën e ballit dhe thyerje të hundës dhe hematoma në pjesën e fytyrës. Se nga se janë shkaktuar këto plagë…Në respekt të dinjitetit të viktimës dhe familjes, unë po rezervohem t’i publikoj. Plaga që ka 10 qepje nuk dihet nga se është shkaktuar. Familjarët e kanë parë foton dhe kanë parë dhe kufomën dhe thonë “sipas nesh plaga është nga armë zjarri”.

 Blendi Fevziu: Ndërkohë Prokuroria thotë që ka vetëm një goditje.

Spartak Koka: Ndërkohë sipas informacionit të djeshëm që dha SHÇBA, nga arma e policit është qëlluar dy herë. Se cila është e vërteta ne s’po e bëjmë gjyqin sot.

Blendi Fevziu: Mund të m’i lësh mua në dispozicion fotografitë pa i publikuar.

Spartak Koka: Patjetër, mund t’ja u sjellim nëpërmjet stafit.

Baton Haxhiu: Ç’lidhje ka familja me gazetarinë?

Blendi Fevziu: Në qoftë se familja s’do të publikojë foton e djalit që ka humbur jetën, unë s’mund t’ia publikoj.

Baton Haxhiu: Kjo është për hir të së vërtetës.

Mark Marku: Është jo etike t’i botojmë…

Blendi Fevziu: Vetëm pjesën e plagës?

Iris Luarasi: As pjesën e plagës!

Mark Marku: Jo, fare!

Baton Haxhiu: Nëse s’janë të familjes…

Blendi Fevziu: S’duhet t’i publikojmë.

Spartak Koka: Unë i kam pyetur realisht sepse dua të jem profesional në këtë drejtim dhe s’doja kurrsesi këto foto kaq sensitive pavarësisht…

Preç Zogaj: I ke pyetur?

Spartak Koka: Po sigurisht, pasi kam marrë kontakt… Në respekt të përgjigjes së tyre, unë rezervohem mos t’u publikoj.

Baton Haxhiu: A do t’i publikoje fotografitë në qoftë se do ishe në vendin e ngjarjes?

Spartak Koka: Jo nuk do t’i publikoja sepse janë foto sensitive.

Baton Haxhiu: Po atëherë ç’kuptim ka gazetaria jote?

Spartak Koka: Ka kuptim etik, njerëzor, parimor dhe në respekt të viktimës dhe dhimbjes së familjarëve. Në rast se z.Fevziu zgjedh t’i publikojë unë i kam foto këtu dhe pastaj pjesën e gjykimit etik, moral, ligjor le ta mbajmë ne së bashku si emision.

TË FTUARVE U TREGOHEN FOTOT PRIVATISHT

Preç Zogaj: Kjo është më e rëndë, kjo e dyta nuk duhet publikuar për mendimin tim.

Iris Luarasi: Asnjë nuk duhet publikuar nëse nuk do familja, i mjafton gjëma familjes. Nuk jam dakort me këtë gjë.

Reila Bozdo: Nuk jam fare kompetente për vendimmarrje.

Baton Haxhiu: Asnjëra nuk ka fytyrë.

Iris Luarasi: E tmerrshme!

Iris Luarasi: Çfarë vlere do i sillte kjo raportimit?

Blendi Fevziu: Sepse ajo që thotë Batoni ka një çështje nëse goditja është me dy plumba…

Iris Luarasi: Nuk jemi këtu as hetues as prokurorë. Ça do vendosim ne? Nga cili kënd është goditur viktima?

Blendi Fevziu: Jo nuk është puna e këndit.

Baton Haxhiu: Gjuan në kokë kemi probleme serioze me trajnimin…

Preç Zogaj: Ka ndërhyrje, qepja tregon që dikush e ka qep.

Blendi Fevziu: Nuk i publikojmë fotot pa lejen e familjes, e mbyllëm këtë histori, por ju të gjashtë jeni familjarë me fotot, Spartaku është familjarë me foton, shtatë. Nuk do bëjmë as analizën e goditjes as nëse është armë zjarri apo është goditje tjetër se ne këtë nuk e shpjegojmë dot, por gjithsesi meqë familja dhe shtypi sot ka pretenduar për goditje me dy plumba dhe prokuroria pretendon një.

Iris Luarasi: Versioni i familjes është varianti më i mirë dhe më i thjeshtë i mundshëm. Pse do diskutojmë?

Preç Zogaj: Fotot, këto që pamë ne, tregojnë që është ushtruar dhunë. Ajo nuk është dhunë armësh zjarri është dhunë duarsh, është goditur në fytyrë. Nuk mund të jetë nga rrëzimi. Ka një ndërhyrje të një institucioni tjetër të mjekësisë ligjore, dikush e ka qepur, nuk e ka qepur policia, se s’mund ta qep policia, pra mjekësia ligjore ka një raport të hollësishëm se pse është shkaktuar plaga. Për mendimin tim me sa shihet aty ai është dhunuar përpara se të vritet.

Vrasja e Klodian Rashës, Baton Haxhiu: Moralisht Lleshaj duhet të japë dorëheqjen

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në emision “Opinion” në Tv Klan është shprehur se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.

Haxhiu u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë dhe ministri moralisht duhet të japë dorëheqjen si një akt për të treguar se është bërë një faj i rëndë.

Politikisht një ministër nuk duhet të japë dorëheqje, politikisht një ministër vetëm nëse mbron ngjarjen protestuesit kanë të drejtë të shkojnë e ti kërkojnë dorëheqjen. Por etika mbas këtij brutaliteti nuk mund të qëndroj aty. Ai duhet të thotë se për shkak të kësaj ngjarje iki dhe nuk mund të vazhdoj dot më detyrën” , u shpreh Haxhiu.

Ndërkohë në rrugët e Tiranës vijon protesta për vrasjen e Klodian Rashës. Mijëra qytetarë kanë kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, po ky i fundit në një reagim ka thënë se ngjarja do zbardhet deri në fund.

Vrasja e Klodian Rashës dhe vrasjet në 21 Janar 2011, Berisha shkëmben akuza me Baton Haxhiun

Vrasja e Klodian Rashës ka qenë tema e emisionit “Opinion” në Tv Klan këtë të mërkurë, ku të ftuarit kanë debatuar me njëri-tjetrin për pikëpamjet e tyre. Në debat është krahasuar vrasja e Klodian Rashës me vrasjet në 21 Janar dhe Baton Haxhiu u shpreh se opozita e sotme nuk mund të kërkojë dorëheqjen e ministrit, kur në atë kohë nuk u largua askush dhe pse vdiqen 4 protestuesë.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka replikuar në distancë me Baton Haxhiun dhe sqaron atë që sipas tij ka ndodhur gjatë protestës së 21 Janarit 2011.

“Duke ndjekur OPINION! Miq, ekzekutimi shteteror pas shpine perben aktin shteteror policesk me te rende ne 30 vitet e fundit. Por ne kete status qellimi im eshte te hedh poshte fake news, trillimet e Baton Stanishiq qe leshoi sonte ne Opinion, i cili dihet se ka vetem nje mision konstant, te mbroje me cdo kushte Zografin Bis.

Keshtu ai, per te lehtesuar pergjegjesine ligjore dhe morale te autorit te vrasjes se Koldian Rashes dhe avoketerve te tij Edvin Rama dhe puthadori i tij Lleshaj, krahasoi vrasjen e Klodian Rashes me vrasjen e 4 demostrueseve me 21 janar.

Kesaj i thone te krahasosh te pakrahasueshmet  per te mbrojtur krimin. Lidhur me sa me siper sqaroj: 1-asnje demostrues nuk eshte qelluar me arme zjarri, nuk eshte vrare as dhe plagosur nga policia. Kjo e fundit ka marre lavderime publike nga komuniteti nderkombetar me daten 22 janar. 2- demostruesit jane qelluar nga ushtaret e gardes ne kushtet e zbatimit te ligjit te gardes te miratuar nga parlamenti i PS

3- Eshte lajm i rreme pretendimi i avokatit te Rames se demostruesit u qelluan me urdher. Ky eshte nje trillim sepse garda nuk vepron me urdher por vetem me ligj. Komandant i grupit te zjarrit te gardes me 21 janar ka qene Agron Male kryetari aktual i PS dhe Bashkise se Burrelit, i cili ne prokurorine e Ina Rames ka deklaruar se nuk kemi patur urdher.

4- Me dt 21 janar 2011  ne ora 19:00 kam dale para mediave dhe kam shprehur ngushellimet familjeve te viktimave, denuar vrasjet dhe kerkuar hetim te plote. 5-Edi Rama qe rri prej 5 ditesh ne New York edhe per shopping pas ekzekutimit shteteror te Klodian Rashes jo vetem nuk ka ngushelluar familjen dhe denuar vrasjen por ka heshtur sikur nuk ka ndodhur asgje dhe akoma me keq ai fsheh emrin e vrasesit duke inkriminuar nje polici te tere per qellime politike. Sb”, shkruan Berisha nw Facebook.

Ndërkohë pasi gazetari Blendi Fevziu lexoi reagimin e Sali Berishës është përgjigjur dhe Baton Haxhiu i cili tha se sot po vritet për herë të dytë Klodian Rasha.

“E vranë sot për herë të dytë Klodianin, pasi mbron një akt vrasës të vetin duke e anashkaluar krejt aktin e vrasjes dhe vrasjen e Klodianit e quan vrasje shtetërore. Një vrasje nga një i çmendur i policisë e krahason me urdhrin për të vrarë katër vetë. Këto janë gabime që bëhen në pleqëri”, u shpreh Batoni.

Vrasja e Klodian Rashës, gazetari Koka tregon përse ishte fikur kamera e trupit të policit

Vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit në Laprakë të Tiranës, ka shkaktuar debate dhe ka ngjallur zemërimin e qytetarëve.

Vrasja është filmuar nga disa kamera sigurie, ndërsa kamera e trupit të efektivit të policisë që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin nuk ka punuar. Por përse kamera e trupit të policit ishte e fikur?

Një problem tjetër është që nuk punonte kamera e trupit të punonjësit të policisë për shkak se ka përfunduar kontrata e mirëmbajtjes me kompaninë e cila ka shërbimin e kamerave. Dhe kjo është lënë 20%, të paktën konfirmimi që kemi marrë sot, punojnë vetëm 20% nga 80% të kamerave të trupit të cilat do të provonin dhe do të dokumentonin katërcipërisht versionin e punonjësit të policisë”, u shpreh gazetari Spartak Koka në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ndërkohë, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, janë sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë që ndodhen në rrugë dhe në bizneset në zonën ku u vra i riu.

Punonjësi i policisë që qëlloi për vdekje Klodian Rashën është arrestuar dhe akuzohet për kapërcim të kompetencave për përdorimin e armës së zjarrit. /tvklan.al