Basha në mbledhjen e PD: Ky është vendimi i jetës time, e marr vetë këtë përgjegjësi. Nuk mund ta fus në votim sepse…

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i PD Sali Berishën ka shkaktuar debate brenda kësaj force. Blendi Fevziu, nga studio e Opinion zbuloi se Basha ka marrë përgjegjësinë për këtë vendim duke thënë se “ky është vendimi i jetës time, e marr vetë këtë përgjegjësi, s’ka punë askush tjetër, e bëj sepse dua të ruaj Partinë Demokratike. Nuk mund ta fus në votim sepse nuk dua që PD të çahet”.

Më herët, po nga studio e Opinion, aty ku vetë ish-Kryeministri ishte në një lidhje direkte, u zbulua po ashtu se në mbledhjen e PD, ishin të paktën 6 deputetë demokratë të cilët cilësuam vendimin e Bashës të gabuar. Kundër vendimit për përjashtimin e Berishës ishin Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luciano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Vetë Berisha ripërsëriti se ky vendim ishte “nul and void, inekzistent. Nuk ka asnjë kompetencë kryetari të marrë një vendim të tillë”.

Vendimi i Bashës për Berishën, zbardhen 6 emrat e deputetëve demokratë që i dolën kundër

Zbardhen emrat e deputetëve demokratë të cilët janë shprehur kundër vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Në emisionin “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar 6 emrat e deputetëve demokratë të cilët e kanë cilësuar vendimin e Bashës të gabuar.

Kundër vendimit për përjashtimin e Berishën janë shprehur: Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luciano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Çfarë presionesh i janë bërë Bashës? Përgjigjet Sali Berisha: U nënshtrua për arsyet e veta

Sali Berisha foli në një lidhje live për emisionin “Opinion” pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar demokrat.

Ish-kryeministri Berisha thotë se Basha ka pasur presion për ta marrë këtë vendim, por për arsye të veta, kryetari aktual i PD-së është nënshtruar, gjë që sipas tij ai nuk duhej ta bënte kurrë.

Blendi Fevziu: Çfarë presionesh mund t’i jenë Bashës, vetëm me sanksione? Iu shpreh Basha që ka pasur presione?

Sali Berisha: Nuk u shpreh Basha fare, por e di me siguri që ka pasur presione dhe ai për arsye të veta është nënshtruar, gjë të cilën nuk duhet ta bënte kurrë.

Blendi Fevziu: Anëtarë të kryesisë së PD së fundmi kur janë pyetur për këtë çështje kanë thënë që largimi I Sali Berishës ëshntë I pamundur. Çfarë ka ndodhur këto dy-tre ditët e fundit?

Sali Berisha: Kërcënimet ndaj të cilave u nënshtrua Lulzim Basha, sepse ai duhej t’i parashikonte këto… Ai i dinte këto. Zotëri, ju jeni të vetëdijshëm për një zinxhir qëndrimesh ndaj PD-së duke filluar nga akuza se ai ka marrë para nga rusët, që nuk ka marrë asnjë qindarkë, më vinte mua dosja që nuk kishte asnjë fakt brenda.

Blendi Fevziu: Kush jua solli dosjen?

Sali Berisha: Të mos hyjmë në këto histori.

Blendi Fevziu: Kush ua solli dosjen?

Sali Berisha: Donald Lu. Jo më solli dosjen, por sillte deputetë të tjerë që Berisha ka dosje të Bashës për lidhjet me rusët dhe dosja nuk kishte asnjë dokument përveç shkrimit të Mother Jones që unë i thosha atij se kjo quhet Mother Geroge dhe regjistrimin e lobistit.

Debate të ashpra mes Bashës, Flamur Nokës dhe një grupi deputetësh

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike, Sali Berishën, duket se ka sjellë debate të ashpra brenda kësaj force politike.

Nga studio e Opinion, Blendi Fevziu tha: “Kam një informacion që më vjen tani. Më thonë që brenda PD në këto momente ka debate midis Leskajt, Tritan Shehut, Flamur Nokës me Lulzim Bashën… dhe Albana Vokshin për vendimi e marrë. Por ndërkohë nuk lejohet të hyjë dhe të dalë asnjeri. Pporta e hekurt e selisë është e mbyllur. Pra mesa duket ka njëlloj reagimi”.

Ndërsa Artur Zheji shtoi: “Kryengritja filloi, kështu i bie”.

“A do kërkojë të rikthehet në krye të PD?” Përgjigjet Berisha

Në një lidhje direkte me “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka plan të kërkojë rikthimin në krye të PD. Berisha shprehet se ambicia e tij ka të bëjë gjithçka për t’i rikthyer PD sovranitetin.

Fevziu: A keni plan të kërkoni rikthimin në krye të PD?

Berisha: Ambicia ime eshtë një dhe vetëm një, në planin e brendshme do të bëj gjithçka t’i rikthej PD sovranitetin dhe t’i kthehet vendit si opozitë e vërtetë. Jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues.

Fevziu: Çdo lloj posti në kuadrin kushtetues. Duket një moment shumë i pafavorshëm nga 30 vite para. Sot keni kundër SHBA, PS dhe partinë që krijuat vetë. Në parim kam përshtypjen se kur ju lëshoi PD nuk iu mbron askush tjetër.

Berisha: Besimin më të madh e kam tek demokratët dhe tek shqiptarët. Kam bindjen se jo vetëm dhjetëra, mijëra demokratë janë lënduar sot sa asnjëhër në ekzistencën e tyre, janë lënuar qindra mijëra shqiptarë të cilët besojnë se shqipëria është një vend sovran.

Basha e përjashtoi, Sali Berisha: Më këtë vendim PD asgjesohet si opozitë sovrane

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë një lidhje live për emisionin “Opinion” në Tv Klan se me vendimin e sotëm për ta përjashtuar liderin historik të PD-së nga grupi parlamentar, Lulzim Basha ka dorëzuar sovranitetin e PD-së. Po ashtu sipas tij, ky vendim është de facto asgjesimi i PD-së si opozitë sovrane.

Sali Berisha: Dua të shprehem që me vendimin që kryetari i PD-së Lulzim Basha, komunikoi, është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul & void.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha, statuti i PD është shkelur me dhjetëra herë dhe nuk ka patur kaq peshë…

Sali Berisha: Këtu nuk jam dakord me ju, këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit të PD si institucion, këtu de facto kemi të bëjmë me asgjesimin e PD si opozitë sovrane.

Blendi Fevziu: Zoti Basha mes jush dhe SHBA ka zgjedhur SHBA, është e thjeshtë llogaria e tij…

Sali Berisha: Zoti Basha ka zgjedhur shkatërrimin e PD-së nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre, por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide vetëm e vetëm si një parti sovrane. PD mund të jetë një aleate e vërtetë e SHBA dhe çdo vendi tjetër e lirë vetëm si parti sovrane dhe në  asnjë mënyrë si një parti që për rrethana që i di Lulzim Basha pranon të shkatërrojë sovranitetin e saj.

Berisha e thotë troç: Basha kreu vrasjen e PD, ka marrë një vendim fatal!

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer vrasjen e Partisë Demokratike me vendimin që mori për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Në një lidhje direkte me “Opinion”, Berisha theksoi ky vendim i Bashës e çon PD vetëm në një satelit të Edi Ramës.

Fevziu: Ky vendim i Bashës e çon PD më afër pushtetit apo e larg prej tij?

Berisha: Ky vendim i Bashës e çon PD vetëm në një satelit të Edi Ramës. Lulzim Basha ka marrë një vendim fatal, PD ka marrë goditjen më fatale.

Fevziu: Si ndiheni nëse do e konsiderojnë aktvrasje vendimin e Bashës?

Berisha: Lulzim Basha kreu vrasjen e PD, jo aktvrasje. Ai kreu vrasjen e PD!

“Je zhgënjyer që mbështete Bashën?” Berisha nuk kursehet, i thotë të gjitha për kreun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e kreut të PD Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Berisha u shpreh i bindur se nesër do të shkojë në parlament, ndërsa theksoi se është më i motivuar se kurrë në mbrojtjen e pluralizmit.

Blendi Fevziu: Si do rrini në parlament, se grupi juaj s’ju do, majtas nuk ju duan? Si do e ndjejë veten një politikan me 30 vite karrireë?

Sali Berisha: Më të motivuar se kurrë në mbrojtjen e pluralizmit të vërtetë. Basha i dha një shkelmin të tmerrshëm pluralizmit të këtij vendi. E shndërroi në pluralizëm fasadë.

Blendi Fevziu: A je ndier i zhgenjyer që e mbështetët Lulzim Bashën për zgjedhjen e tij në krye të PD?

Sali Berisha: Nuk e zgjodha, ua them 1000 herë, e zgjodhën anëtarët e PD, në një garë të hapur, por për vendimin e tij ai mendoi se i ka bërë goditjen më të rëndë vendit dhe partisë për interesa të veta. Do bëj gjithçka për rivendojen e sovranitetit të PD, rikthimin e saj në ato parime të cilat i shkeli sot.

Sali Berisha: Biseda ime me Lulzim Bashën para vendimit për përjashtim

Në një lidhje live në emisionin Opinion, Sali Berisha u shpreh se kishte biseduar në telefon me Lulzim Bashën gjysmë ore përpara se ky i fundit të dilte në deklaratë për mediat ku njoftoi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Sali Berisha: Së pari do të shprehem që vendimin që kryetari i PD Lulzim Basha komunikoi, është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul & void…

Statuti është shkelur me qindra herë dhe nuk ka pasur këtë peshë…

Sali Berisha: Nuk jam dakord sepse këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovraniteti të PD si institucion dhe këtu defakto kemi të bëjmë me asgjësimin e PD si opozitë sovrane.

Por zoti Berisha, midis jush dhe SHBA ka zgjedhur SHBA.

Sali Berisha: Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre, por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide vetëm e vetëm si një parti sovrane. PD nuk mund të jetë një parti që për rrethana që i di Lulzim Basha pranon të shkatërrojë sovranitetin e saj.

A jua ka komunikuar para ju?

Sali Berisha: Basha më ka marrë në telefon gjysmë ore para se të bënte komunikimin në media dhe unë i kam thënë këto fjalë që po të them:
Unë e kuptoj që ai ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë, nuk pranon t’i marrë kurrë. Sot faktikisht PD është shndërruar në një parti pa sovranitet, e cila dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros./tvklan.al