Të ftuar: Rrapo Ormeni, Lajda Porja dhe Ferdinand Dervishi.

Sizmiologu: Tërmeti më i madh në Shqipëri rrafshoi një lagje të tërë

Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme është fokusuar tek fatkeqësitë natyrore që kanë goditur Shqipërinë, duke marrë shkas nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit në Durrës.

Sizmiologu Rrapo Ormëni, i ftuar në studio, foli për tërmetet më të mëdhenj që kanë rënë në vendin tonë. Sipas matjeve të bëra instrumentalisht me aparatura, sizmologu Ormëni përmendi tërmetin e vitit 1979 që goditi Shkodrën duke shkaktuar 40 viktima.

Edhe pse tërmeti i 26 Nëntorit 2019 është më shkatërrimtari për nga numri i viktimave duke lënë 51 të vdekur, Ormëni thotë se rekordin për lëkundjet sizmike e mban ai i Shkodrës i vitit ’79. Ky tërmet rrafshoi komplet lagjen “Bahçallëk”, thotë sizmologu dhe ka zgjatur shumë sekonda.

“Tërmeti i vitit ‘79 është shumë herë më i madh se i Durrësit, por ishte jashtë kufirit shtetëror. Nuk e kishte epiqendrën brenda vendit tonë, dhe megjithatë shkaktoi këto viktima ku lagjen “Bahçallëk” e rrafshoi komplet në atë kohë. Por duhet marrë parasysh që aq ishte dhe popullsia në atë kohë. Nga tërmetet e regjistruar instrumentalisht është tërmeti i vitit 1979 i Shkodrës. Zgjatshmëria e tij ka qenë goxha”.

Duke komentuar tërmetin e 21 Nëntorit 2019, Rrapo Ormëni thotë se tragjedia do të ishte akoma më e madhe nëse lëkundjet sizmike do të ishin të paktën në gjysmën e thëllësisë që ky tërmet ra.

“Zgjatshmëria vjen nga fakti që është nga thellësia dhe madhësia e tyre. Ky tërmet pati dëmtime për arsye të magnitudës se ishte afër qendrës së banuar, por do kishte efekte më të mëdha nëse do kishte qenë i cekët. Ky ishte në thellësi 38 kilometër”.

Ai thotë se Shqipëria është një zonat me aktivitet të lartë sizmik në Europë.

“Shqipëria është zonë me aktivitet sizmik të theksuar në Europë. Shkaku i tërmeteve është kontakti i pllakave kontinentale”. 

Historiku i tërmeteve, gazetari: Ka një fenomen të çuditshëm në atë të Beratit, në 1851

Në “Opinion’ mbrëmjen e sotme është folur për historikun e tërmete që kanë lënë gjurmë të forta në Shqipëri.

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për tërmetet më të forta që janë regjistruar në vendin tonë, atë të Durrësit dhe të Shkodrës, por dhe atë të Vlorës dhe Beratit në 1851, ku sipas tij ndodhi një fenomen i çuditshëm, pasi në Berat nga lëkundjet e forta ka pasur një shkëputje të një maje mali.

Dervishi: Ne duhet të përgatitemi edhe për disa muaj për paslëkundjet, sepse nëse marrim rastin e 97’, ka pasur për 9 muaj paslëkundje. Nga tërmetet që ne kemi ndjekur, është ai i Shkodrës dhe i Durrësit, por unë doja të rrija pak tek ai i Durrësit, në 1273, tërmeti që varrosi Durrësin dhe e bëri për 20 vjet të pabanueshëm… pra mendoni se çfarë kanë parë ata me sytë e tyre.

Nuk ka të dhëna sa kanë vdekur por ka një përshkrim të një historiani bizantin, i cili thotë se njerëzit nuk dilnin dot nga rrënojat se shtëpitë ishin bërë afër njëra- tjetrës, i njëjti fenomen dhe sot, dhe thotë se kur panë dhe shkumëzimin e detit,  duket se ajo është shoqëruar dhe me ndonjë cunam të lehtë, thotë se nuk ishte fillimi i agonisë por ishte praktikisht fundi i botës.

Tërmet tjetër i fuqishëm është ai i tetorit më 1851 me qendër në Vlorë, dhe kemi një gravurë të publikuar në të njëjtin vit në një revistë gjermane, që tregon se njerëzit janë terrorizuar aq shumë se çfarë po ndodh me tokën, dhe janë futur në varka dhe kanë ik në det, ndërkohë që deti ka pas 66 cm cunam, pra është shumë e çuditshme ajo që ndodh me njerëzit. Dhe ky tërmet ka prekur gjithë Shqipërinë e jugut, duke varrosur një batalion ushtarësh të perandorisë osmane që ishin në kalanë e Beratit.

Ka dhe një detaj tjetër, një fenomen i çuditshëm, në zonën e Beratit, ku ka rënë një majë mali, është shkëputur një majë mali… kaq thonë dhe nuk japin detaje të tjera. /tvklan.al