Lulzim Basha mesazh për qytetarët nga studio e Opinion

Në përfundim të intervistës në stiudion e emisionit Opinion në Tv Klan, kryedemokrati dhe kandidati për Kryeministër Lulzim Basha u është drejtuar qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Votimet nuk i konsideron betejë mes tij dhe Edi Ramës, por për të ardhmen e tyre.

Dua t’u them diçka gjithë qytetarve, 25 Prilli nuk është një betejë midis meje dhe Edi Ramës, nuk është përballje midis ne të dyve. Është një betejë për ju, për familjen tuaj, për fëmijët tuaj, për punën dhe për sigurinë që do vazhdoni ta keni, për rrogën tuaj dhe do ta vazhdoni ta keni në xhep. Është një  betejë për ju prindër për fëmijët tuaj, është një betejë për ju pensionistë që mos mbeteni me xhepat bosh, është një betejë për Shqipërinë europiane. Dështimi po ju troket në derë. Për herë të tretë mos ja hapni derën, i thoni boll më, votoni për ndryshimin, votoni për mua, votoni për një shpresë të re, për një Shqipëri që ndryshon”, tha Lulzim Basha në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.

Basha: Nëse Rusia s’normalizon situatën me Kosovën, s’ka asnjë hap për marrëdhënie dypalëshe

Lulzim Basha ka thënë sot se nëse Rusia nuk normalizon situatën me Kosovën, Shqipëria nën drejtimin e tij nuk do të bëjë asnjë hap për marrëdhëniet dypalëshe. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Basha tha se nuk mund të bëhen hapa para, kur Rusia është një katalizator për mosnjohjen e Kosovës.

Në kohën e Partisë Socialiste është sigluar një traktat dhe për arsye të ndryshme nuk është ratifikuar nga qeveria e Partisë Demokratike. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike dhe unë kemi një qëndrim të qartë ndaj Federatës Ruse. Nëse nuk normalizon situatën për Kosovën, por përkundrazi shërben si një katalizator për mos-njohjen e Kosovës nuk do të ketë asnjë hap për marrëdhëniet bilaterale. Të tjerat janë dokrra hini dhe diversione”, tha Basha.

Më tej ka folur dhe çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe premtoi se do ta dërgonte në gjykatë ndërkombëtare.

Sa i përket Greqisë, Shqipëria humbi një shans të artë për të dërguar çështje në një gjykatë ndërkombëtare. Jo vetëm kaq por Edi Rama na ka çuar në një pikë nëse do të aplikohen 12 miljet në pjesën që delimiton zonat ekskluzive. Ne e kemi të qartë që çështjen do ta dërgojmë në gjykatat ndërkombëtare”, shtoi numri një i opozitës.

A do japë dorëheqjen Basha nëse PD humbet zgjedhjet?

Kryedemokrati dhe kandidati për Kryeministër Lulzim Basha, u pyet drejtpërdrejt nëse do të japë dorëheqjen si kryetar partie nëse Partia Demokratike nuk arrin objektivat dhe nuk fiton zgjedhjet e 25 Prillit.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Basha nuk dha një përgjigje direkte pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Fevziut.

Basha u shpreh se ndryshimi do të ndodhë dhe këtë e krahasoi me shpërthimin e vullkanit si rezultat i pakënaqësive të qytetarëve.

“Objektivi i 25 Prillit është përcaktuar nga shqiptarët. Shqipëria do ndryshim. Nuk ka shans që Shqipëria të qëndrojë këtu ku është. Nuk ka shans. Shqipëria e ka zgjedhur. Ka një vullkan të nëndheshëm që pritet të shpërthejnë. Njerëzit e nëpërkëmbur që mezi presin të marrin hak. Nuk ka nëse… Shqipëria do ndryshim, ndryshimi ka nisur. Shqipëria do ndryshim”, u shpreh Lulzim Basha.

Basha: Kosto e uljes së taksave është 500 milionë €

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar sot koston e premtimeve të tij për uljen e taksave dhe ndihmën që premton të japë për disa kategori nëse vjen në qeveri. Basha u shpreh se kosto totale është 500 milionë Euro.

Kosto totale e uljes së taksave dhe investimeve shkon 500 milionë Euro”, tha Basha. Më tej numri një  i opozitës tregoi se ku do të gjenden këto para, që të mos shkohet tek marrja e borxheve.

Nëse normalizojmë tenderat ne arrijnë që tu kthejmë shqiptarëve 250 milionë deri në 300 milionë Euro. Tjetra, luksi i qeveritarëve për zyra e makina, këto u kushtojnë shqiptarëve 80 deri në 100 milionë Euro. Duhet që t’i thërrisni kujtesës kur u vu taksa 1%, të ardhurat e shtetit u rritën mbi 100 milionë Euro, kjo rritje vijoi vit pas viti.

Arka e shtetit mori 1.8 miliard Euro më shumë, sot bëjnë bilance të dyfishta, e dyta se është taksë e lartë dhe e dyta që nuk u kthejnë investimet. Taksa e sheshtë lufton evazionin, kjo nuk është teori,është e provuar. E treta dua të them që është një ekonomi e gjallë, është një taksë që stimulon shoqërinë”, shpjegoi Basha.

Lulzim Basha: Jam i gatshëm për debat televiziv me Ramën

“Kryeministri është kthyer në satelit të fushatës time, më monitoron dhe orarin e gjumit”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i gatshëm që të përballet në një debat televiziv me Kryeministrin Edi Rama. Nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, Basha tha se është Kryeministri Rama ai që duhet të japë llogari përpara shqiptarëve për 8 vite të qeverisjes së tij dhe debati televiziv është detyrim i tij.

“Ka të paktën që në vitin 2006 që e ftoj në një debat publik. Kjo nuk është çështje midis meje dhe tij. Është detyrim ndaj qytetarëve të vendit në veçanti para zgjedhjeve që ata që kanë përgjegjësinë qeverisëse të debatojnë dhe të japin llogari. Ai e ka për detyrë t’u thotë njerëzve çfarë ka bërë këto 8 vite. Jo vetëm që jam i gatshëm por është detyrimi i tij karshi shqiptarëve pas 8 vjet qeverisje të vijë në debat dhe të thotë çfarë ka bërë këto 8 vite. Është detyrimi im para shqiptarëve t’u them çfarë kërkoj për mandatin”.

Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Rama se është kthyer në satelit të fushatës së tij elektorale duke komentuar çdo gjë rreth Partisë Demokratike.

“Ne nuk jemi në këtë terren. Ne nuk mund të pretendojmë se jemi në një realitet normal. Nga njëra anë ka një fushatë timen, të PD, e cila është shtrirë kudo dhe merret me çështje konkrete. Nga ana tjetër po ndodh diçka që nuk është se s’më jep një farë kënaqësie. Kemi një Kryeministër që është kthyer në një satelit të kandidatit për Kryeministër, merret me fushatën time, me programin, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orarin e gjumit. Kryeministri është katrandisur në satelit të fushatës time, ai nuk ka asgjë për të treguar”, deklaroi Lulzim Basha.

“Luli është një kukull”, Basha i përgjigjet Ramës: Është kthyer në satelitin tim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat e këtij të fundit se është një kukull e Berishës, Metës e Kryemadhit.

Basha tha se akuzat janë e vetmja gjë që bën Rama është akuza, pasi sipas tij nuk ka asgjë për t’u thënë qytetarëve.

Më tej Basha tha se Rama është kthyer në satelitin e tij dhe shtoi se kreu i qeverisë nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Kjo është fushata e tij, sateliti im. Luli këtu e Luli aty. Është hera e parë në 30 vite që një Kryeministër është bërë sateliti im. Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve. Çfarë do t’u thotë shqiptarëve kur u ka thënë për 300 mijë vende punë, çfarë do u thotë atyre që po i ikin fëmijët nga Shqipëria. Ai e ka të pamundur të dalë në betejë e jo në debat për mua”, tha Basha.

Akuzat e Ramës për thyerjen e rregullave të pandemisë, Basha: Qytetarët nuk i ndal dot

Kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, ka thënë sot në emisionin “Opinion” se shkelja e rregullave të pandemisë gjatë fushatës së tij është një shqetësim i drejtë, por shtoi se grumbullimet spontane të qytetarëve nuk i ndal dot.

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PS, që ka thënë se po kryen infektime masive, Basha tha se shqetësimi kryesor në Shqipëri nuk është ky por grumbullimet nëpër kafe e urbane.

“Unë jam i pari që mbaj maskë, që mbaj distancë, që bëj thirrje për të mbajtur distancën, i përshëndes sa më takime ti kam shumë shkurt. Takimet i mbaj në ambiente të hapura, kur i mbaj në ambiente të mbyllura i kam në numër të kufizuar. Por nuk mund të ndalojë dot entuziazmin e tyre. Ata vetë thonë që u ka ardhur në majë të hundës.

Po a është ky problemi më i madh i Shqipërisë unë them jo. Por mund të shikoni kafet në Tiranë, janë plot. Urbanët janë plot. Unë dhe PD nuk mund të ndalim grumbullimet spontante të qytetarëve. Është një shqetësim i drejtë, por e kam të pamundur, unë stafi, partia që të ndalim këtë edhe kjo është e vërtetë”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Basha zotohet për uljen e çmimit të naftës: Do të anuloj taksën 24 Lekë/litër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se një ndër vendimet e tij të para si Kryeministër i vendit, do të jetë ulja e çmimit të naftës.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, kryedemokrati Basha u zotua se qeveria e tij do të heqë taksën e qarkullimit 24 Lekë të reja për litër që sipas tij është vendosur nga Qeveria Rama.

Kjo taksë do të çojë në uljen e çmimit të naftës dhe efektet direkte do të ndihen tek qytetarët.

Ne paguajmë naftën më të shtrenjtë në planet pas Suedisë dhe Singapori. Ky është një fakt ulëritës. Mos të hyjmë pastaj te cilësia e naftës. Mos hyjmë te evazioni dhe kontrabanda. Për çmimin e naftës kjo qeveri dhe ky Kryministër bën ekzaktësisht atë që bën me çdo gjë tjetër. E futi si taksë qarkullimi se taksa e qarkullimit ekzistonte. Brenda atij çmimi ky këtë taksë e rriti me 240 Lekë. Kosto e gjithçka në Shqipëri u rrit. Konkurrueshmëria e bizneseve tona ra. Së treti, konkurrueshmëria rajonale ra përtokë. Kam qenë në Xarrë dhe takova fermerët. Më thanë në momentin që është rritur çmimi i naftës sasia që na marrin agjencitë nga Kosova ka rënë me 90% se nuk ju del më hesapi të vijnë ta marrin këtu. Rritja e çmimit të naftës ishte jo thjesht premtim i pambajtur, por ishte një thikë që vazhdon të kullojë gjak. Akti i parë do jetë anulimi i kësaj takse. Nafta shqiptare do jetë 24 Lekë për litër më lirë. 24 lekëshin biznesmeni, ai që shet naftë, ja përcjell konsumatorit. Ulja e çmimit me 24 Lekë të reja do të jetë vetëm një nga hapat. Çmimi i naftës do të ulet me 24 Lekë që do sjellë efekt çlirues për qytetarët”, tha Lulzim Basha.

Basha: Brenda vitit të parë të qeverisjes sime nisim negociatat me BE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se një nga zotimet e tij më të mëdha për qeverisjen e nesërme është futja e Shqipërisë në BE. Kreu i PD tha se Shqipëria për 8 vitet e qeverisjes nga Rama nuk ka bërë asnjë hap drejt Bashkimit ERvropian.

Këto 8 vite kemi hedhur ndonjë hap drejt anëtarësimit në BE? Përgjigja është e qartë për çdo shqiptarë, madje janë bërë dhe meme shampanja që janë hapur. Fakt është që Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap drejt BE-së. Është fakt se ne kemi provuar që kur angazhohemi seriozisht kalojmë gjëra që janë të paimagjinueshme”, tha Basha.

Më tej kreu i PD premtoi se brenda vitit të parë të qeverisjes së tij do të nisin negociatat për kapitujt kryesor me BE, dhe shtoi se ai ka eksperiencën dhe lidhjet me liderët e BE që do i mundësojnë Shqipërinë një futje të shpejtë në union.

Një qeveri që s’ka hedhur asnjë hap drejt BE-së, fajëson juve, mediat, BE-në, njëherë Holandës dhe Francës. Por ka një forcë tjetër që ka dhënë prova, që kam lidhjet me liderët e BE. Kjo do të thotë në radhë që akti i parë i qeverisë time pas 25 Prillit është Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe më pas nisja e futjes për në BE. Brenda vitit të qeverisë sonë ne do të nisim negociatat me Bashkimin Evropian. Unë iu garantoj një gjë, që ato që nuk ka bërë për 8 vite nuk i bën dot as për 4 vite. Unë u garantoj që brenda vitit të parë do të kemi nisur negociatat me kapitujt më të rëndësishëm. Me po mbledhim ekipin më të mirë të ekspertëve të huaj për të ndihmuar ekipin shqiptar, kam marrë angazhimin e kryeministrit kroat për këtë gjë dhe u garantoj se do të ecim me shpejtësi që kanë ecur dhe vende të tjera që janë anëtarësuar tani”, tha lideri i emigrantëve.