Opinion – Beteja elektorale në Kosovë

Opinion – Beteja elektorale në Kosovë

Autori: Blendi Fevziu

21:52 02/10/2019

Të ftuar: Agim Nesho, Adri Nurellari, Kreshnik Çollaku, Jetlir Zyberaj, Arbërie Nagavci dhe Çim Peka.

Peka: Vjosa Osmani talent politik; Nurellari: Nuk është prej vërteti

‘Zgjedhjet në Kosovë’, është tema e diskutimit në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Të ftuar në studio, gazetari Çim Peka u shpreh se Vjosa Osmani e LDK-së ka shanset më të mëdha për të fituar dhe për të qenë Kryeministrja e ardhshme e Kosovës.

Vjosa Osmanin, Peka e konsideron një talent në politikë, sipas të cilit, kandidatja e LDK-së ka mësuar si të triumfojë në skenën politike.

Është e paprovuar, por është një talent politik. Çfarë ka bërë? Kjo ka kapur lojën që në fillim. Kjo është e vetmja tek LDK-ja që ishte e qartë. Nëse do të bësh karrierë dhe të kesh të ardhme në politikë dhe në Kosovë, duhet të kapësh radhën pas Hashim Thaçit. Gjithçka çfarë ai bën, ti duhet të dalësh kundër. Kjo është e vetmja që e ka bërë jo vetëm në LDK, por e ka bërë në gjithë Kosovën. Fati i saj është se Thaçi ka zgjedhur diçka të gabuar vitet e fundit, dhe kësaj të gjitha qëndrimet, për inerci, që është nisur për të qenë kundër Thaçit. Kjo zonjë ishte e qartë. Pasardhësja në politikë është njeriu që do të kundërshtojë për gjithçka Hashim Thaçin, dhe nuk është vetëm brenda LDK-së. Ndoshta është e vetmja në Kosovë. Për Kryeministre është në çdo sondazh e para”, tha Çim Peka.

Nga ana tjetër, Adri Nurellari mbështet tezën se Vjosa Osmani mund të jetë fituese e zgjedhjeve, por kandidaturën e saj e sheh si produkt për shkak të përçarjeve brenda LDK-së.

Është produkt i një kompromisi të një partie të përçarë, e cila gjatë strukturave të veta u përlesh disa herë me karrige dhe u zgjodh në moment të fundit si kompromis mes liderëve pretendues brenda partisë për të maskuar përçarjen e brendshme. Vjosa nuk është aty prej vërteti, sepse shefi kryesor është Isa Mustafa. Ajo ka qenë kundërshtare kryesore e Isa Mustafës. Lideri i vërtetë në LDK është Isa Mustafa. Vjosa është një taktikë elektorale meqënëse Isa Mustafa s’guxon të dalë para publikut sepse e ka imazhin shumë të keq”, u shpreh Adri Nurellari.

“Shërbimet serbe ndodhen në Prishtinë”

Kreshnik Çollaku paralajmëron se gjatë ditëve në vazhdim, në Kosovë do të nisë një fushatë shpifjesh dhe baltosjesh ndaj kandidatëve për Kryeministër që janë kundër idesë për ndryshimin e kufijve.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të diskutuar mbi zgjedhjet në Kosovë, koordinatori i PD dhe një njohës i mirë i çështjeve të rajonit, Kreshnik Çollaku tha gjithashtu se në Timishoar të Rumanisë është bërë një takim para disa ditësh. Sipas tij, shërbime serbe ndodhen tashmë në Prishtinë për të organizuar fushatën e shpifjeve kundër kandidatëve për Kryeministër të Kosovës.

Kreshnik Çollaku: Kjo loja me SHBA-në është një lojë që e bëni kot. Është një lojë e kotë dhe një garë e kotë brenda Kosovës. Mos bëni garë me këtë gjë. Një rrezik shumë të madh ka Kosova në këto zgjedhje, nga influenca serbe gjatë këtyre zgjedhjeve. Shërbime serbe janë ulur në Prishtinë. Shërbimet serbe po dirigjojnë fushata goditëse në mënyrë selektive karshi kandidatëve të caktuar. Përgjithsisht që u rrezikojnë planet serbe mbi Kosovën. Në Timishoar para 5 ditësh është bërë një takim. Në Timishoar të Rumanisë është bërë një takim para 5 ditësh. Është projektuar një fushatë goditëse karshi të gjithë kandidatëve që kërcënojnë projektin e ndarjes së Kosovës. Dihet kush ka qenë, është munduar të bëhet sekrete. Do dalin dhe emrat. Unë kaq po them. Çfarë unë po paralajmëroj është: Nga sonte deri ditën e fushatës do të shikoni në Kosovë një fushatë agresive shpifjesh, goditje, baltosje kundër kandidatëve për Kryeministër që kundërshtojnë ndarjen e Kosovës.

“Albin Kurti, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës”

Albin Kurti do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, në zgjedhjet që mbahen këtë të diel. I këtij mendimi është anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. E ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Opinion”, ajo tha se ky parashikim bazohet kryesisht në rezultatet e arritura nga kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara.

“Nëse ne po flasim për atë çfarë thonë sondazhet, është e vërtetë që janë dy subjekte në garë për vend të parë është Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike. Marzhi i gabimit është ekzistent, por të gjitha zgjedhjet kur ne kemi marrë pjesë, gjithmonë ne dalim më mirë sesa dalin në sondazhe, sepse ka një angazhim dhe një entuziazëm të madh, edhe përkrahje të qytetarëve. Sido që të jetë, nëse po flasim për votë të qytetarëve, Albin Kurti është lideri më i votuar deri më tani. Prej vitit 2010, kur ne kemi filluar garën si subjekt politik, ndonëse jemi subjekti më i ri politik, në dallim më LDK, që ka diku rreth 30 vite aktivitet politik, prej PD, diku rreth 17 vite, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse ka vetëm 8 vite aktivitet politik, jemi subjekti më i votuar. Në Zgjedhjet e 2017-s ne kemi dalë me mbi 200 mijë vota dhe Albin Kurti ka dalë me 143 mijë vota si subjekti më i votuar”.

Por çfarë qëndrimi ka Lëvizja Vetëvendosje sa i përket dialogut Serbinë?

“Në raport me Serbinë them se duhet patjetër, paraprakisht, të analizohet zbatimi i 33 marrëveshjeve, të nënshkruara tashmë, që Serbia nuk i ka pranuar dhe nuk i ka njohur. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë është që ne duhet të kemi një konsensus të përgjithshëm, përfshirë me të gjitha partitë. Hapi i tretë është që ne si Republikë e Kosovës duhet të qesin kërkesat tona dhe qëndrimet tona, sepse ne jemi për të mbrojtur interesat e Kosovës”. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:52 02/10/2019

AZHBR
UKT
UKT