Opinion – Lufta për më të pasurin e botës!
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Sokol Nako, Anuela Ristani, Agim Baçi, Olesia Leço
Zotërojnë pasurinë e thuajse gjysmës së globit, por cilat janë pasionet e njerëzve më të pasur të tij?
Njerëzit më të pasur në botë mund të kishin hobi nga më të çuditshmit apo që i vendosin në qendër të vëmendjes, por e vërteta është krejt e kundërta. Listës së “Forbes”, të shpalosur në “Opinion” në Tv Klan që rendit 5 njerëzit më të pasur të globit, i janë bashkangjitur edhe pasionet e tyre. Ajo çfarë spikat, është se në tre të parët hobi kryesor është leximi.
Bernard Arnault – Hobi i tij është leximi i veprave të romancierëve romantikë të shekullit XIX si stendal dhe të luajë në piano. Është pianist gjysmë-profesionist, ka ndjekur leksione për pianon.
Elon Musk – Lexon libra dhe luan me videolojëra.
Gautani Adani – Ka hobi dhe shpenzon kohën e tij me aviacion si dhe lexon libra.
Jeff Bezos – Pasioni i tij në kohën e lirë është të shkëputet dhe të flejë gjumë, herë pas here shkon në koncerte.
Warren Buffett – Hobi kryesor është loja me letra Bridge. Ai ka luajtur për gati 80 vjet dhe ende nuk do të luajë pa partnerin e tij të besueshëm me të cilin ka luajtur që nga shkolla e mesme.
Opinion: Kush janë njerëzit më të pasur në Shqipëri
Prej disa ditësh në media qarkullon një listë me emrat e personave më të pasur në Shqipëri. Kjo listë, e cila nuk është përllogaritur nga institucione financiare, u publikua në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Në të, përveç emrave ka edhe një përmbledhje të shkurtër të burimit të pasurisë së miliarderëve shqiptarë.
5. Behxhet Pacolli
Me një pasuri të përllogaritur mbi 1 miliardë Dollarë. Ai drejton biznese të shumta në Shqipëri, Kosovë, por edhe në botë. Ajo që bie në sy është që Behxhet Pacolli është i vetmi emër nga miliarderët me origjinë shqiptare që është i angazhuar drejtpërdrejt në politikë. Angazhimin e ka nisur me një parti që ka krijuar vetë në vitin 2014.
4. Samir Mane
Është presidenti i Balfin Group. Ai hapi në Shqipëri të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Pas rënies së komunizmit, ka emigruar në Austri ku studioi për Gjeologji dhe punoi disa kohë atje. Më pas startoi kompaninë e tij të parë të biznesit më 1992. E nisi me pajisjet elektroshtëpiake. Sot drejton një nga rrjetet më të gjera të kompanive me pasuri që shkon në më shumë se 1.2 mld Dollarë.
3. Sahit Muja
Ai zotëron kompaninë e mineraleve, ka një rrjet restorantesh dhe merret njëherazi me ndërtim. Aktivitetin e ndërtimin e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
2. Nicolas Berggruen
Zotëron një pasuri mbi 2 miliardë Dollarë. Është nipi i aktorit të famshëm me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu. Ai ka zgjedhur të jetojë duke udhëtuar nëpër botë. Në 2011 u bë i njohur sepse shpenzoi 2 miliardë Paund në një fushatë për të shpenzuar Kaliforninë nga borxhet.
- Nazif Destani
Një pasuri e përllogaritur në 3 miliardë Dollarë. Ka një pasuri që përllogaritet se mund t’i kalojë 3 miliardë Dollarë. Është presidenti i Ecolog International dhe ka kompani biznesi në 39 shtete të botës. Është vëllai i aktorit të njohur Blerim Destani. Kompania ka gjithashtu në pronësi klubin e futbollit Shkëndijat e Tetovës në Maqedoninë e Veriut./tvklan.al
Kush janë njerëzit më të pasur në Shqipëri