Të ftuar:

Lulzim Basha – Kryetar i PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur në lidhje me lajmin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones” për pagesën e një kompanie lobimi me ndikim rus.

“Çështja e lobimit të PD është hapur në 14 nëntor kur lobuesi ynë amerikan bëri deklarimin në Thesarin e SHBA. Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë” – tha Basha në emisionin ‘Opinion’.

“Mother Jones” është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romny dhe Traump në të kaluarën e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe. PD ka deklaruar ato që ka shpenzuar dhe ka shpenzuar ato që ka deklaruar. Shkrimi është i mbushur me insinuata” – tha Basha.

Fevziu: Sa Para keni shpenzuar ju në SHBA për lobim?

Basha: Partia demokratike ka shpenzuar 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi për një periudhë katër mujore.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten është shprehur se ekspertët ligjor të Partisë Demokratike, po studiojnë mundësinë për të hedhur në gjyq revistën amerikane ‘Mother Jones’, për prishje imazhi.

Revista investigative amerikane “Mother Jones”, shkroi një artikull mbi historinë e lobimit të Partisë Demokratike në Shqipëri, para zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Në artikull autorët kanë shkruar mbi ndikimin rus, që sipas tyre, qëndron pas mbështetjes së ardhur nga segmente amerikane për PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Kreu i PD-së, deklaroi më herët se çështja e lobimit të PD është hapur në 14 nëntor kur lobuesi ynë amerikan bëri deklarimin në Thesarin e SHBA.

“Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë” – tha Basha në Opinion në Tv Klan që tha se shkrimi në “Mother Jones” është i paguar nga Rama.

“Mother Jones” është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romny dhe Traump në të kaluarën e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe. PD ka deklaruar ato që ka shpenzuar dhe ka shpenzuar ato që ka deklaruar. Shkrimi është i mbushur me insinuata” – tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur se ndikimi rus në politikën shqiptare ka prekur kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Basha tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se kryeministri Rama është takuar fillimisht në zyrën e tij dhe më pas jashtë saj, me kompaninë e naftës Gunvor, konkretisht me themeluesin e kësaj kompanie Gennady Timçenko, i cili është në listën e zezë të autoriteteve amerikane.

“Gennadiy Timçenko ka hyrë në listën e zezë të autoriteteve amerikane për shkak të shkeljeve të saksioneve në Ukrainë”,- tha Basha.

Fevziu: E ke të konfirmuar?

Basha: E ka bërë dhe publike, përveç në mënyrë publike e ka takuar edhe jashtë zyrës, heto pak lidhjet ruse që ka Rama me kompaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës.

Shikoni tenderat që ka kjo kompani nëse doni lidhjet me rusët. Shiko pak lidhjen e Ramës me Vuçiç që blen armë në Rusi. Shiko pak tezat për shkëmbimbet e territoreve.

Por Gunvor është akuzuar drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane si një kompani e lidhur me presidentin Putin. Zyrtarisht, aksionet e Gunvor zotërohen nga Torbjörn Törnqvist dhe Gennady Timchenko si dhe një palë e tretë e panjohur. Në mars të vitit 2014, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi publikisht se pas kompanisë qëndron direkt Vladimir Putin duke e futur në “listën e zezë”.

Për shkak të lidhjeve me presidentin rus, në vitin 2014 presidenti amerikan Barack Obama, pezulloi operacionet financiare të Gunvbor në Shtetet e Bashkuara duke i sekuestruar llogaritë bankare. Kompania është në listën e zezë të qeverisë amerikane dhe bllokimi i llogarive të saj është goditja më e madhe që qeveria amerikane i ka bërë drejtpërdrejt Vladimir Putinit.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten ka deklaruar se çështja e kapjes së një sasie rekord prej 613 kg kokainë, është një çështje e ngjashme me Xibrakën.

Basha tha se atje operonte një laborator i kokainës, e cila u zbulua nga autoritetet gjermane, por në momentin që iu dha informacioni autoriteteve shqiptare, u kapën vetëm disa persona të nivelit të dytë, ndërsa kapot shpëtuan.

Ai u shpreh, referuar informacioneve të TIMS, një nga bosët kryesor u largua nga Qafë Thana, me një automjet të përshtatur për trafikun e drogës, me praninë e vëllait të kryeministrit; Olsi Rama.

*********************

Tragjedia e familjes Jashari!