Të ftuar:

Lulzim Basha – Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka folur në lidhje me lajmin e publikuar nga gazeta ‘Panorama’ se kryeopozitari dhe familja e tij po survejohen nga struktura të Policisë së Shtetit.

Basha tha në studion e emisionit Opinion, se një nga gazetat kryesore në vend ka publikuar lajmin, pas kësaj deputetet e PD kanë kontaktuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, duke i dhënë një paralajmërim të prerë.

“Nuk mendoj se meriton një diskutim sonte. Një nga gazetat më kryesore në vend ka publikuar të premten lajmin, pas kësaj deputetet kanë marrë kontakt me drejtorët e policisë dhe i kanë bërë një paralajmërim të prerë. Mbrojtja e personaliteteve nuk bëhet nga policia por nga garda, ajo që është për tu shqetësuar nuk ka të bëjë me mua apo familjen time, por çdo minutë i harxhuar për këtë survejim është nga paratë e shqiptarëve. Shqetësues është fakti se ku ka degraduar ky shtet”,- u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi të enjten në emisionin ‘Opinion’ se ekspertiza nga përgjimi i zërit të pretenduar si i Agron Xhafajt, do të rezultojë false, pasi ashtu e ka vendosur politikisht Edi Rama.

Megjithatë, Basha paralajmëroi se kur diçka e tillë të ndodhë, “ata i pret një surprizë e madhe”. Kreu i PD-së nuk ka pranuar të shpjegojë se për çfarë surprize bëhet fjalë.

Basha: Kjo është vendosur politikisht dhe kësaj do t’i venë deri në fund. Dhe unë po të them po, pasi është parapërcaktuar ata do ta nxjerrin fals, të rrem… Po të them edhe këtë, do thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të kenë një surprizë të madhe.

Fevziu: Ç’do të thotë surprizë?

Basha: Po të them surprizë sepse vjen andej nga s’e pret. Do nxjerrin aktorin dhe do thonë ishte ky, s’ishte ky. Audio përgjimi aty ku e kanë çuar dhe mënyrat që e kanë bërë, do thonë është kështu, është ashtu. Dhe pastaj do nxjerrin një aktor. Por unë po të them që pas kësaj është një surprizë e madhe që i pret.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur se i vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe i dokumentuar nga struktura të caktuara të policisë me të dënuarit dhe të arratisurit e çështjes Xibraka.

Basha në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se për Xibrakën, së pari, duhet pyetur më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është karta më e fortë e arritjes së një pakti mafioz Rama-Tahiri.

Ai tha se kjo çështje, implikon drejtpërdrejt Olsi Ramën, i vëllai i kryeministrit të vendit, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka.

Kreu i PD-së, tregoi detaje edhe për kapjen e një sasie kokaine në Maminas, e cila konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kapura në vend.

“Informacioni që ne kemi bërë publik është që afera e kokainës së Maminasit është një aferë e cila vërteton në radhë të parë, krimin e organizuar shqiptar me bështetjen e qeverisë shqiptare, i cili ësht ngritur një shkallë më lart, që është shkalla e trafikut më të madh në botë. Ta marrë dhe ta porosisë direkt nga Kolombia drogën. Kjo nuk ndodh kurrë që një ngarkesë kaq e madhe të mbërrijë pa patur më parë ngarkesa më të vogla që kalojnë të gjitha hallkat”,- tha ai.

Sipas tij, një detaj tjetër është se e gjithë kjo nuk ndodh kurrë pa garancinë e nivelit më të lartë, duke shtuar se ky nivel nuk mund të jetë ministri i Brendshëm, pasi ai nuk ka fuqi, por implikimi shkon deri tek kryeministri i vendit.

“Afera e kokainës së Maminasit është një aferë që krimi i organizuar në Shqipëri me mbështetje qeveritare ka arritur në një shkallë që është më e larta për trafikun e botës në botë. Të marrë dhe të porosisë nga Kolumbia drogën. Kjo nuk mund të kryhet në eksperiencën time si ministër i Brendshëm dhe në bisedat që kam pasur me homologët e mi dhe me autoritetet e Europilit dhe Interpolit, e në veçanti të kokainës që ka vlerë të madhe në treg, nuk ndodh kurrë që një ngarkesë e tillë e madhe të mbërrijë pa kaluar ngarkesa më të vogla që e kalojnë testin. tregon që rruga për kalimin e kokainës ishte e garantuar. Nuk mund të ndodhë kurë pa garancitë e nivelut më të lartë dhe ne ne e dimë se niveli më i lartë në Shqipëri nuk ndalon tek ministri i Brendshëm, sepse nuk ka ministër i Brendshëm me këllqe të tilla që të marë përsipër diçka të tillë pa implikimin e kryeministrit. Pra droga e Maminasit është njësoj si droga e Xibrakës e lidhur drejpërdrejtë me Edi Ramën. Për Xibrakën duhet të pyesni Saimir Tahirin sepse është karta më e fortë me të cilin ka arritur paktin mafioz me Ramën. Çështja e Xibrakës kompromenton drejtpërdrejtë Olsi Ramën, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit kryesorë dhe disa prej të arratisurve kryesorë të cështjes së Xibrakës”,- tha Basha.

****************************

Takimi historik Trump – Kim Jong Un!