Të ftuar:

Lulzim Basha – Kryetar i Partisë Demokratike

Lorenc Vangjeli – Gazetar

Andi Bejtja – Gazetar

Ervis Iljazaj – Gazetar

Robert Rakipllari – Gazetar

Vetëm pak minuta pas deklaratave të ish-Kryeministrit Sali Berisha në ABC News se e vetmja rrugëzgjidhje për situatën në të cilën ndodhet vendi është “përmbysja me forcë e Edi Ramës”, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në Tv Klan se “PD do të vijë në pushtet me votë”.

Nga studio e emisionit “Opinion”, Basha tha se “Partia Demokratike do të vijë në pushtet me votë, me votën e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka për të patur asnjë lloj negociate apo marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi ynë është që Rama të largohet nga politika dhe të çohet para drejtësisë për krimet e tij ndaj shqiptarëve. Edhe Donika Prela do të shkojë para drejtësisë, edhe Arta Marku do të shkojë para drejtësisë.”

Por i pyetur nëse do të hyjë në zgjedhje me Ramën Kryeministër, Basha tha “jo, absolutisht jo”. Ai tha se opozita po përgatitet edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme, por nuk dha detaje se si do të mundësohen ato pa Ramën Kryeministër. “Ky është në proces”, tha Basha duke shtuar se situata në të cilën ndodhet Shqipëria sot është shumë më e rëndë se para Qershorit të vitit 2017, kur vendi shkoi në zgjedhje pas marrëveshjes Rama-Basha.

Më tej, kreu i opozitës tha se deklaratat e Ramës, i cili disa ditë më parë deklaroi se kryedemokrati i kishte kërkuar pushtetin në tavolinë “një herë unë, një herë ti”, është mashtrim, pasi pushteti merret, nuk jepet.

Kryetari i opozitës tha se “17 Maj tjetër nuk do të ketë. Nuk ka marrëveshje tjetër me Edi Ramën.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Kryeministri Edi Rama nuk ka shanse ta shantazhojë as atë dhe as Partinë Demokratike.

Gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti nëse Rama po e shantazhon me një dosje amerikane, por Basha tha se ai vetë ka kërkuar verifikimin e çështjes së lobimit në SHBA, gjë e cila sipas tij është kristal e pastër dhe nuk ka ndërhyrje ruse.

Lorenc Vangjeli: Shiko çfarë ju thotë Rama: “Ti e di se sa thellë je futur, por nuk të ndihmoj dot… Fli edhe pak se pas ca ditësh kam lajme të tjera… Mos shpreso kot se do të rrijë mbuluar, ajo është pjesa që e dimë ne të dy.” Mos vallë kryeministri Rama ju shantazhon me një dosje amerikane, zoti Basha?

Lulzim Basha: Edi Rama nuk ka shans të shantazhojë as Lulzim Bashën, as PD. Ndryshe nga Edi Rama aktiviteti im politik është në dritën e diellit. Ndryshe nga Rama, i cili të gjithë karrierën politike e ka ndërtuar në marrëdhënie me krimin, që nga dita e parë në krye të Bashkisë, unë nuk jam ulur kurrë me kriminelë. Ky është pikërisht lloji i propagandës që ai do të krijojë, duke shpifur. Nuk ka shans të na shantazhojë as mua, as PD.

Lorenc Vangjeli: Keni ide për një dosje në Prokurorinë e Tiranës që ka të bëjë me lobimin?

Lulzim Basha: Po mor, e kam bërë vetë kërkesën në Prokurori që të verifikohet.

Lorenc Vangjeli: Dhe që kanë ardhur të dhëna pak ‘inkandeshente’ nga SHBA.

Lulzim Basha: Ti ku e di këtë gjë?

Lorenc Vangjeli: Unë po ju pyes.

Lulzim Basha: Ti nuk di asnjë gjë. Fare, fare. Unë kam dijeni, e kam kërkuar unë verifikimin në Prokurori. Dhe pres me qetësi totale rezultatin e këtij verifikimi dhe nuk ka as Edi Ramë, asnjeri tjetër që të më shantazhojë mua për çështje që janë kristal të pastra me ndërgjegjen dhe me qytetarët shqiptarë.

Lorenc Vangjeli: Po nëse nga SHBA vijnë të dhëna që ju implikojnë për para të paguara për lobim?

Lulzim Basha: Nuk ka shanse. Është një çështje që e kemi trajtuar me dhjetëra herë. Rri i qetë nëse ke hallin e opozitës, ose shqetësohu nëse ke hallin e Edi Ramës.

Nga studioja e “Opinion” në Tv Klan, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi se nëse nuk pranohet zgjidhja politike e PD, atëherë popullit i lind e drejta ta rrëzojë me çdo mjet Edi Ramën.

Basha: Ne na takon të propozojmë një zgjidhje politike. Zgjidhja institucionale që ne kemi propozuar është largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Pra t’i presim kokën dhe jo këmbët.

Ska për të ndodhur. Çdo bëni në këto kushte?

Basha: Nëse ndodh kjo atëherë popullit i lind e drejta ta rrëzojë këtë qeveri. Asnjë partie politike në bindjen time, sepse gjerat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike ne demokraci s’mund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet. Por populli i ka të gjitha mjetet ta rrëzojë çdo qeveri me të gjitha mjetet. Në emër të themeleve të bashkëjetesës demokratike.

Këtë e ka thënë Rama me 21 Janar?

Basha: Jo nuk ka thënë këtë ai. Ka thënë gjë tjetër. Tani si mund ta rrëzojë? Mbetet një rrugë. Për mendimin tim s’ka nevojë për dhunë. Në mendimin tim, 10 mijë, 20 mijë qytetarë të çohen në protestë të përsëritur, kjo qeveri e larguar moralisht dhe politikisht, largohet edhe faktikisht. Por ka shumë rëndësi të ikë me votë në një dimension të plotë popullor. Siç e kemi treguar nuk e kemi vështirësi të mobilizojmë masa të mëdha njerëzish. Ju thoni ishin militant. Por rëndësi ka që të krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një çështje e dorës së parë për demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen e vendit. Njerëzit kanë mundësinë dhe të drejtën ta largojnë. Detyra jonë e opozitës përveç denoncimit është të tregojnë vizionin tonë, alternativën tonë dhe të bindim që nuk do ikë një Ramë e do vijë një tjetër. Por do të shembet sistemi që ka krijuar ky njeri, ku shtyllat e këtij sistemi janë marrëdhënia politikë-krim, marrëdhënia e Ramës me kapitalizimin klientelist që e njohim si oligarki, ku 10 njerëz në Shqipëri marrin lekët e shqiptarëve në koncensione dhe kontrata shërbimi pa 0 leverdi publike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është përgjigjur mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” akuzave të Taulant Ballës, sipas të cilit, sot ka 3 deputetë të PD me vëllezër të arrestuar.

“Sot ke 3 deputetë të PD me vëllezër të arrestuar, madje njëri prej tyre ende në burg në një vend të BE”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, një natë më parë në “Opinion”.

“Unë nuk kam dijeni për deputetë të PD, por në qoftë se ka emra faktet t’i bëjë publike, siç i bëjmë ne publike”, tha Basha.

Ndërsa në lidhje me fotot e deputetëve demokratë dhe të vetë Bashës me persona me precedentë penalë, kryetari i opozitës tha se politikanët takojnë shumë njerëz, por nuk udhëtojnë jashtë vendit me ta si Taulant Balla.

“Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty. Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qendër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë. Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç përdorën atë djalin e Rrahman Rrajes që tha: do ta shohë Basha në votime.”

Më tej, Basha tha se Balla ka zëvendësuar Tahirin si pikë e kontaktit të Ramës me botën e krimit.

“Taulanti ka zëvendësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përveç kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë. Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani i mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo.”

Për Lulzim Bashën, pas mbylljes së lojërave të fatit fshihet një aferë e madhe. Në studion e “Opinion”, në Tv Klan, kreu i PD tha se me mbylljen e lojërave të fatit synohet që t’i jepet monopoli një kompanie online, e cila sipas Bashës ka lidhje me vëllain e Kryeministrit dhe kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“E keni parë ligjin? Po i jepet monopoli një kompanie online që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos. Vërtetimin për këtë ne e kemi treguar si opozitë. Personat e lidhur me këtë koncension dhe kontratë, zinxhiri i personave, të çon tek personat e lidhur me Kryeministrin. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e re, po ndodh sot. Një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës i ka shitur 4 muaj më parë aksionet e Apex-it austriakëve. Pse them i afërt i Edi Ramës? Çuditërisht ky njeri po merr lejen e ndërtimit tek sahati dhe po ia merr ish-mikut të Edi Ramës, Ilir Matës dhe ka marrë dy kulla në qendër të bllokut”.

Basha tha se edhe atëherë kur Kryeministri Rama propozon një masë gjoja në interes publik, fshihet një lepur i madh mbrapa. Në këtë rast, sipas kreut të PD ky “lepur” është Vangjush Dako dhe vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama.

“Unë kam qenë i pari që ka propozuar për zhvendosjen e tyre tek Kombinati i Autotraktorëve. Pra largimin e tyre nga gjithë pikat e qytetit dhe ky propozim u rrëzua për shkak të mungesës së mazhorancës në Këshillin Bashkiak. Absolutisht që PD zotohet që do t’i mbyllë të gjitha, por nuk do të lerë monopolin e vëllait të kryeministrit ndaj basteve. As të atij që është sot dhe as atij që do vijë nesër. Ky është ndryshimi mes meje dhe Ramës, mes PD dhe PS. Edhe atëherë kur propozon një masë gjoja në interes publik, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është Vangjush Dako dhe Olsi Rama”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dosje për Olsi Ramën, vëllain e Kryeministrit Edi Rama dhe se për këtë është rrahur para një muaji.

Basha: Denoncimet që opozita ka administruar si në rastin e Tahirit dhe Xhafajt, sjellja e Ramës ndaj tyre për të mbrojtur deri në çastin e fundit Tahirin dhe tani Xhafajn, diktohen nga fakti se ish-ministri dhe ministri aktual i Brendshëm dokumentojnë të dhëna operative të të dokumentuara zyrtarisht se Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka qenë një ndër personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë… Kam denoncimet, sepse në momentin që unë të kem këto të dhëna me fakte do t’i publikoja. Faktet i ka Saimir Tahiri, prandaj u shemb në dru, madje thonë se u shkrehën edhe armë para një muaji. Faktet i ka edhe Fatmir Xhafaj.

Kush e Rrahu?

Basha: Ata që kanë frikë se del dosja e kokainës në Xibrakë… Mbi 10 burime të brendshme dhe të huaja kanë konfirmuar Olsi Ramën si bashkëpunëtorë të të dyshuarve kryesorë në Xibrakë. Kam shprehur shqetësime edhe lidhur me sigurinë e Tahirit. E kam shprehur para 6-7 muajsh, ndodhi para një muaji. Po kalëron, po kalëron, por kur të bjerë, të thyejë qafën…”

********************************

Shkenca ne ndihme te familjes!