Intervistë me: Renis Bodinaku

“Muzeu gati brenda dy viteve”, Bodinaku: Do jetë për makinat klasike dhe gjërat antike

Koleksionisti i makinave retro, Renis Bodinaku tregoi për emisionin “Opinion” në Tv Klan koleksionin e makinave të vjetra për të cilin ai tha se brenda dy viteve maksimumi pret që të krijojë edhe një muze. Ai tregoi detaje nga makinat e koleksionit ku nuk la pa përmendur edhe dy avionët të cilët bëjnë pjesë në koleksion. Ndër disa prej makinave të vjetra ai tregoi edhe historinë e makinës e cila qëndron e paplotë si shenjë “protese” ndaj shtetit tonë për shkak të disa rregullave për makinat retro dhe Bodinaku shprehet se ajo do të qëndrojë e tillë derisa vendi ynë të sistemohet.  

Renis Bodinaku: Limuzinë që përdorej nga Konrad  Adenauer. Është ky model. E kam këtë dhe kjo është në shenjë protese ndaj shtetit tonë. Kjo makinë kur u krijua Retro, Rama tha që bëje Retron që të mblidhnim këto makinat e vjetra, tani e morri Blendi Gonxhja dhe ka vendosur ca rregulla, dhe kjo makinë është lënë kështu deri kur të sistemohet vendi jonë.

Gjithashtu ai foli edhe për muzeun që do të krijojë gjatë viteve të ardhshme.

Blendi Fevziu: Po muzeun me sa makina do e bësh?

Renis Bodinaku: Muzeun besoj do ta bëj me 140-150 makina.

Blendi Fevziu: Sa kohë do të marri?

Renis Bodinaku: Besoj maksimumi dy vite. Do jetë muze i makinave klasike, i gjërave antike, veteranëve, ti kenë të gjitha.

Pjesë e koleksionit janë edhe dy avionët ku ndër të tjera Blendi Fevziu tregoi se njërin prej tyre e ka drejtuar në vitin 1999 në një udhëtim.

Blendi Fevziu: Ajo që më bëri përshtypje është që ke edhe dy avion. Njëri ka vlerë historike dhe tjetri ka vlerë koleksioni. Ky është avioni i parë shqiptar që filloj të fluturonte në linjën Tiranë-Bari, Tiranë-Janinë, Tiranë-Ohër, etj dhe pushoi së fluturuari diku rreth viteve 2005. Ku e gjete?

Renis Bodinaku: Do shkonte për skrap edhe unë e morra.

Blendi Fevziu: Ka qenë një avion 18 vendësh, ka qenë një avion që i kam dhënë vet në vitin 1999, dhe në atë kohë nuk kishim kamera që ta filmonim. I kam dhënë në linjën Tiranë-Athinë.

Në kamion me të atin kur iu dha goditja e parë ambasadës gjermane në Shqipëri, Bodinaku: Isha 12 vjeç, babi na tha…

Renisi, i biri i Ylli Bodinakut, i cili goditi i pari murin e ambasadës gjermane më 2 Korrik 1990, ka treguar për emisionin “Opinion” në Tv Klan si e kujton ai atë ngjarje.

Renisi thotë se ka qenë vetëm 12 vjeç kur i ati i ka thënë që “të hipë në kamion për të shkuar në Gjermani”, mjet i cili u mbush menjëherë me 30 veta.

Mirëpo plani ishte krejtësisht tjetër, goditja e ambasadës gjermane në Tiranë.

Blendi Fevziu: A e mban mend atë moment Renis?

Renis Bodinaku: Po, e kam parasysh. Isha 12 vjeç.

Blendi Fevziu: A të tha babi se ku po shkonit?

Renis Bodinaku: Jo, vetëm tha “hipni se do të ikim për Gjermani”. Hipëm në kamion, në qindat e sekondave u mbush kamioni me 30 veta. Eci kamioni. Ka kaluar tek 21-shi, aty ku sot është Spitali Gjerman, u fut tek rrugica, më pas u kthye djathas…

Blendi Fevziu: A e goditët me shpejtësi murin e ambasadës?

Renis Bodinaku: Po, unë nuk e dija se çfarë do të bënim. Pashë pluhur dhe dëgjoiva babin që tha “hidhuni”. Nuk u plagos njeri, vetëm nënës time i ra një gur në kokë dhe u lëndua pak.

Bleu makinën e fundit të Mbretit Zog, Bodinaku: Ka bërë 3 mijë e 50 kilometra, akull e re si motor

Renis Bodinaku, një koleksionist i makinave retro, ka arritur që të sjellë në Shqipëri makinën “Rover” të Mbretit Zog, makina e fundit që ai përdori në 12 vitet e fundit të jetës së tij në Egjipt dhe në Francë. Ajo u shit pas 62 vitesh nga një koleksionist francez që e kishte bashkë me dokumentet e tij origjinale.

Renis Bodinaku do ta restaurojë për ta vendosur si diamantin e e kurorës së makinave të tij retro për të cilën, ai ka një koleksion të rrallë.

Renis Bodinaku: Makina është “Rover” i vitit 1946-ës. Është e limituar si seri.

Blendi Fevziu: Është përdorur në Egjip dhe në Francë.

Renis Bodinaku: Po. Makina ka 3 mijë e 50 kilometra, është akull e re si motor. Çdo pjesë është origjinale, edhe fenerët janë të limituar. Karroceria vetëm një pastrim i duhur, është me timon anglez. Kam të gjitha dokumentet origjinale të Mbretit Zog. Makinën e kishte një koleksionist francez, ai ishte në Paris dhe ka qenë e parkuar në Nisë. Nga viti 60 e sipër e ka pasur ai.

Blendi Fevziu: Paska edhe tasa origjinalë…

Renis Bodinaku: Tasat origjinale të rrotave. Ti je i pari që po e prek atë. Nuk e ka prekur askush. Goma është 70-vjeçare. Makina do të bëhet për ecje. Restaurimi merr kohë 2 muaj nëse 10 veta merren vetëm me këtë. Kjo hapet dhe këtu është bagazhi, ka edhe gomë rezervë. Ndezet me motorinë dhe marivel. Do ta restauroj me pjesët origjinale, i prodhon Anglia. Kjo është diamanti i koleksionit që kam./tvklan.al