Të ftuar:

Gëzim Tushi, 

Erjona Shehu,

Flavio Qarri,

Silvi Bakiri, 

Lida Hoxha, 

Brunilda Bardhi, 

Valer Kolnikaj, 

Viola Spiro

Sociologu Gëzim Tushi, në lidhje me maninë për operacione estetike në Shqipëri, në emisionin Opinion në TV Klan, tha se dëshira për të bërë operacione të tilla është një fenomen i ri për kulturën shqiptare, për arsyen se deri tani ne (shqiptarët) nuk e kemi pasur trupin pronë private, por pronë shoqërore në funksione të tjera. Tushi theksoi se kjo mani për të bërë operacione estetike, kryesisht te femrat shqiptare, nuk vjen nga kompleksi që ato mund të kenë se janë të shëmtuara, përkundrazi, është dëshira për të shkuar drejt perfektes. Ai, bëri me dije, se Shqipëria ka femra të bukura dhe një fakt i tillë është konfirmuar nga kushdo që ka ardhur në vendin tonë. Gëzim Tushe  ka thënë se shqiptarët janë racë e bukur dhe se influenca për ndërhyrje ka ardhur kohët e fundit pasi njerëzit duan të spikatin personalitetin e tyre edhe nëpërmjet pamjes: “Shoqëria jonë nuk mund të jetë barazitariste, unë mendoj që kjo tendencë është se njerëzit në shoqërinë shqiptare kanë filluar dhe duan ta spikatin individualitetin e tyre. Beteja për të dal nga turma, uniforme, qoftë edhe nëpërmjet pamjes fizike”, është shprehur Tushe. 

Mjekja Erjona Shehu ka theksuar se në vendin tonë, tendenca e kryerjes së operacioneve estetike nga moshat e reja, është diçka e gabuar dhe shumë shqetësuese për mjekët. Sipas saj, mosha aq të reja, nuk e kanë përfunduar ende procesin e tyre të zhvillimit apo rritjes. Shehu tha se vajza aq të vogla nuk mund të vendosin të kryejnë operacione estetike, ato së pari, duhet të rriten, pastaj të kryejnë operacione në trupin e tyre.

Teksa janë duke debatuar në Opinion, për “maminë e operacioneve plastike”, të ftuarit janë përplasur me njëri tjetrin duke thënë këndvështrimet e tyre. Për ndërhyrjen doktoresha Erjona Shehu është shprehur se tek vajzat ndërhyrjet duhet të bëhen pasi ato të kenë përfunduar zhvillimin e tyre anatomikisht dhe fiziologjikisht. “Sipas teorive tona mjekësore duhet që personat të përfundojë procesi i rritjes. Sepse një ndërhyrje nga jashtë në procesin e rritjes do të ndikojë negativisht në organizëm. Por lidhur me këtë sociologu Gëzim Tushe thotë se pa dyshim që ka raste kur individët marrin karakter komik dhe bëjnë ndryshime në fizionomi dhe dalin qesharak. Por normalisht rastet më të shumta të operacioneve sipas Tushës ndikojnë në rregullimin dhe përmirësimin pamjes. “Sot bota e ka bukurinë në qendër të saj, është epokë tjetër, 100 herë e kam thënë këtë gjë, bukuria është element esencial. Të favorizon për shumë gjëra, të jep shumë favore, doni s’doni ju. 

Mjekja Erjona Shehu ka treguar se grupmosha që ka kryer operacione estetike në Shqipëri, varion nga mosha 16 deri në 28-vjeç. Ndërsa në vendet e tjera, fillon nga 35 deri në 50-vjeç. Sipas saj, kjo është plotësisht e kuptueshme, pasi krahas rritjes në karrierë, por edhe në kohën kur trupi i saj ka nisur të bie, një femër e ka të nevojshme të investojë edhe në pamje. “

Ato duhet të kenë aparencën, duhet të shkojë formimi i tyre akademik, profesional paralel me pamjen e jashtme. Kjo është grupmosha që investon më shumë në perëndim. Dhe këtu fillon edhe problemi ynë si mjekë. Ato kanë pavarësi ekonomike dhe kërkojnë që krahas karrierës të ecin njëkohësisht edhe me një pamje estetike korrekte. Ndryshe nga Shqipëria, ku vajza krejt të reja, vijnë dhe kryejnë ndërhyrje estetike

Përsa i përket manisë shqiptare për operacionet estetike, Bruna Bardhi, mjeke determatologe, tha se të bukurën e duam të gjithë, por duhet të jemi të kujdesshëm me ndërhyrjet që realizojmë mbi trupin tonë. Bardhi theksoi se jam pro një ndërhyrje, në një pjesë të trupit, që është e nevojshme për ta kryer edhe pse menon se kjo duhet të realizohet brenda një kornize të caktuar. Mjekja Bardhi, bëri me dije, se kam pasur rastin të kontaktoj disa vajza që vinin dhe thonin se dua t’i bëj buzët si të Angelina Jolie. Ndërsa theksoi, po i thashë, por fizionomia juaj e fytyrës nuk shkon me këtë model buze.