#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Të ftuar: Albana Daka, Roberta Zaninoni, Gazmend Ujkashi, Dorina Hajro, Briken Kica, Zana Guxholli, Olsi Bylyku, Vilma Tafilaj

Një pjesë e madhe e studimeve të fundit tregojnë që krahasuar me 30 apo 15 vite më parë, në buxhetin familjar nuk përfshihen më vetëm gjëra që lidhen me pjesën materiale, por tashmë me kujdesin për veten. Një tentativë për të qëndruar i ri dhe industria po kalon limitet. Palestra, qendra estetike, klinika mjekësore që merren me kujdesin ndaj vetes janë në shtim. Sa reflektohet ky trend në Shqipëri? Sa ka ndryshuar tani? Sa është përditësuar vendi ynë me stilin e të jettuarit shëndetshëm?

“Qejfi ma ka, por ajo tjetra…”, veprimi ‘i guximshëm’ i Zana Guxhollit: Asnjëri s’e kuptoi…

Gjatë bisedës në emisionin “Opinion” në Tv Klan për ndryshimin e kujdesit ndaj vetes përgjatë viteve, u ndanë edhe shumë kujtime e anekdota. Dikur stili vetjak nuk mund të shfaqej, nuk lejohej stilimi i  flokëve dhe kurimi i imazhit shihej si shfaqje e huaj. Pedagogia Zana Guxholli kujton një episod kur kishte dëshirë të provonte të lyente qerpikët, por trembej se mos e zbulonin.

Zana Guxholli: Make up-i nuk ishte shumë i moralshëm, make up-i konsiderohej vetëm për artistët.

Gazmend Ujkashi: Ato që bënin make  up…

Blendi Fevziu: Shfaqje e huaj.

Zana Guxholli: Kisha një shoqe, isha 30 e ca vjeçe, kishte ardhur nga jashtë dhe kishte rimel, donte të m’i bënte sytë. Unë kisha qejf dhe kisha hall sesi dukesha.

Blendi Fevziu: Edhe qejfi ma ka,  po… ajo tjetra  ë?

Zana Guxholli: Epo… i bëra dhe rrija ngri, shkri se çfarë do të thonë. Asnjeri s’e kuptonte se rimeli nuk është se duket shumë. Unë kur jam martuar s’kam pasur as të kuq buzësh. Hëngra dhe pastaj duhet të lyeja prapë buzët, ia mora komshies. Vetullat nuk hiqeshin atëherë.

/tvklan.al