Të ftuar:

Edmond Spaho – Deputet i PD-së

Taulant Balla – Deputet i PS-së

Armand Shullaku – Gazetar

Endrit Brahimllari – Deputet i LSI-së

Alfred Peza – Gazetar

Mustafa Nano – Gazetar

Miell dhe vezë, tension ne parlament/E vërteta e arrestimit të Ilir Metës! 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shprehur të enjten në darkë se kryeministri Edi Rama duhet të përjashtohet nga Kuvendi i Shqipërisë me arsyen se ka fyer rëndë shqiptarët.

Spaho deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, nëse një deklaratë e tillë do të bëhej në një vend europian, një kryeministër i tillë do të dënohej shumë rëndë.

Ai tha Edi Rama nuk ka për të folur më në seancat plenare nëse nuk përjashtohet dhe nëse nuk lirohen qytetarët e Kukësit nga burgu.

Sipas tij, kryeministri Rama pranoi gabimin e qeverisë dhe për këtë ndjesë, ai duhet t’i lirojë ata.

“Edi Rama nuk ka për të folur më në këtë kuvend, nëse nuk përjashtohet nga Kuvendi dhe nëse nuk liron qytetarët e Kukësit nga burgu, pasi pranoi se gabova. Pse duhet të rrinë në burg ata, kur kryeministri tha se gabova. Qytetarët atje janë për bukën e gojës, ne flasim lehtë këtu”- deklaroi Spaho.

Do ishte qesharake nëse 11 të arrestuarit për protestën e Rrugës së Kombit do liroheshin.

Për gazetarin Mustafa Nano, të enjten, në studion e emisionit ‘Opinion’ në TV Klan, një hap i tillë do t’a nxirrte shtetin qesharak.

Nano tha se nuk ka ndonjë mënyrë për t’i liruar, pavarësisht dëshirës.

Mund të ketë një mënyrë dhe t’i shpërndajnë për shtëpira dhe ne t’mos na e thonë. Por nuk ka një mënyrë, pasi do ishte qesharake

”,- tha Nano.

Pikat e dobëta të politikës shqiptare!

Përplasjet opozitë, pozitë në parlament!