OPINION – MISTERET E VRASJES SE GAZETARIT!

Emision: 31.10.2018

Të ftuar:

Agim Nasho – Ish Ambasador
Sokol Nako – Avokat
Mirela Milori – Gazetare
Tomor Alizoti – Analist

Jamal Khashoggi mbërriti në konsullatë në orën 13:14 me orën lokale, ndërsa takimi i tij ishte rezervuar në 13:30.

E fejuara e tij tregon se në takimin e parë brenda konsullatës e kishin pritur mirë dhe e kishin siguruar se asgjë nuk do të ndodhte. Por pavarësisht kësaj, Khashoggi i kishte dhënë zonjës Cengiz dy telefonë celularë dhe i kishte thënë t’i telefononte këshilltarit të presidentit turk Erdogan, në rast se ai nuk do të kthehej.

Ajo priti për më shumë se 10 orë jashtë ambjenteve të konsullatës dhe u kthye aty përsëri mëngjesin tjetër, ndërsa Khashoggi nuk po shfaqej. Tashmë gazetari u deklarua i zhdukur.

Varianti arab
Për më shumë se 2 javë, Arabia Saudite mohoi të kishte informacion lidhur me fatin e Khashoggi.

Konsullata saudite në Truqi tha se gazetari ishte larguar pasi kishte plotësuar dokumentat.

Princi dhe i vëllai u shprehën se nuk kishin asgjë për të fshehur dhe se lajmet për vrasjen e gazetarin ishin të rreme.

Por në orët e para të 20 tetorit, televizioni shtetëror njoftoi se gazetarin kishte vdekur në konsualltë pas një përleshjeje të egër dhe se përgjegjësit do të ndëshkoheshin.

Një zyrtar saudit i tha Rojtersit, se Khashoggi ishte mbytur në qafë pasi u rezistoi përpjkejeve për ta bindur që të kthehej në vend.

Trupi i tij më pas u mbështoll me një qilim dhe iu dha një bashkëpunëtori lokal për ta larguar.

Dy ditë më pas, Ministri i jashtëm në Fox News e cilësoi vrasjen si një gabim të tmerrshëm, ndërsa mohoi që princi i kurorës ta kishte urdhëruar atë.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi pati një karrierë të gjatë e komplekse, derisa u deklarua i vrarë pas hyrjes në konsullatën saudite në Stamboll, më datë 2 tetor.

Në vitet ‘80 pas një interviste me Osama Bin Laden ai u kthye në gazetarin më premtues të vendit të tij, ndërkohë që këtë shkak grupe të djathta në Amerikë e cilësuan si ekstremist të lidhur me vëllezërit muslimanë.

Periudha e mbulimit të ngjarjeve si korrespondent i huaj në Afganistan e lidhi atë me një karrierë si gazetar në Arabinë Saudite.

Khashoggi pati marrëdhënie shumë të mira me mbretin Abdullah, të cilit i shërbeu edhe si këshilltar. Madje mendohet se ai punoi për shërbimet inteligjente arabe, por ndoshta edhe për ato amerikane.

Marrëdhënia e tij me vendlindjen, ndryshoi në vitin 2015, kur mbreti Salman ngjiti në pushtet djalin e tij, Mohammed dhe Khashoggi u detyrua të largohet nga vendi. Ai u vendos në Shtetet e Bashkuara të Ameriks ku në ‘Washington Post’ kishte një kolonë të përmuajshme, në të cilën shpesh kritikonte princin e tij.

Gazetarja Mirela Milori, të mërkurën, duke iu referuar raportimeve të mediave botërore tha se 7 persona kanë ardhur me avion nga Arabia Saudite dhe kanë hequr kamerat dhe të gjitha regjistrimet audio e video në Konsullatën saudite në Turqi, për të fshehur gjurmët e krimit të vrasjes së Jamal Khashoggi .

Milori tha për emisionin ‘Opinion’ se shërbimi sekret turk disponon përgjimin e plotë, kjo edhe sipas shefes së CIA-s.

Ajo tha se deri tani është një link mediatik shumë afër qeverisë turke, madje janë zbardhur edhe shumë momente të tmerrshme.

Jamal Khashoggi nuk ishte i vetmi anëtar i familjes, i njohur publikisht.

Xhaxhai i tij Adnan Khashoggi kishte bërë emër në fillim të viteve ’80, falë pasurisë së tij që në ato kohë llogaritej në 4 miliardë dollarë.

Vetë Adnan ishte lindur në Mekë dhe i ati kishte qenë doktor personal i mbretit.

Familja kishte shpenzuar për shkollimin e tij, por Adnan i la përgjysmë studimet në Universitetin e Ohajos, për të ndjekur fatin e tij në biznes.

Ai ishte i pari që theu marrëveshjen për armët mes Arabisë dhe Amerikës, ndërsa i regjistroi kompanitë e tij në Zvicër dhe Lihtenshtjen në mënyrë që të menaxhonte taksat, e njëkohësisht të mbante lidhje me oficerë të njohur të CIAS apo peraona të rëndësishëm pranë presidentit Nikson.

Jahti i tij, Nabila, në ato vite më i madhi në botë u përdorë në filmin e James Bond, ‘Kurrë mos thuaj kurrë’.

Pasi Adnan Khashoggi u përfshi në probleme financiare u detyrua ta shesë jahtin e tij tek sulltani i Bruneit i cili më pas e shiti tek Donald Trump për 29 milionë dollarë.

Adnand Khashoggi ishte njëkohësisht daja i të dashurit të princesësh Diana, Dodi Al Fayed.

Vet gazetari ishte kushëriri i dytë i princeshës Diana.

Gazeta turke Sabah raportoi të shtunën në mëngjes se Khashoggi kishte aktivizuar regjistrimin audio përmes orës së tij dhe se pjesët e zërit ishin dërguar tek telefoni që mbante e fejuara e tij dhe në iCloud.

Ndërkohë, e fejuara e tij Hatixhe Cengiz pranoi se në momentin që ka hyrë në konsullatë gazetari kishte edhe orën e tij apple.

Por CNN ka kërkuar më shumë lidhur me këtë argument, ndërsa bën me dije se ora që i përkiste gjeneratës së tretë të apple, sipas vetë websitet zyrtar të kompanisë nuk është në gjendje të realizojë lidhje me celular në shtetin turk.

Një tjetër faqe thotë se nuk është e mundur që kjo orë të funskionojë jashtë zonës së mbulimit dhe testet e kryera nga CNN konfirmojnë që një orë apple e pajisur me të dhënat e një shteti tjetër nuk mund të funksionojë në Turqi.

Analisti i CNN për sigurinë tha se nëse do të ketë një audio regjistrim nga brenda konsullatës, ai mund të vijë vetëm nga pajisje që shteti turk mund të ketë vendosur aty.

Jamal Khashoggi është mbytur sapo ka hyrë në konsualltë.
Më pas trupi i gazetarit është copëtuar si në filmat horror, dhe eshtrat e tij janë nxjerrë dhe fshehur brenda një minifurgoni të zi.
Kështu është shprehur kryeprokurori i Stambollit në të parin konfirmim zyrtar që flet për mënyrën se si vdiq gazetari saudit.

“Trupi i viktimës u copëtua dhe shkatërrua pas vdekjes nga asfiksia”, thuhet në njoftimin e së mërkurës që përforcon linjën e investiguesve turq që mbetjet e trupot të Khashoggit mund të jenë futur në një vend pranë shtëpisë të konsullit të përgjithsëm, të tretura në acid apo në vendin e mbeturinave.

Ndërkohë, para hyrjes së hetuesve turq, disa zona brenda konsullatës ishin lyer, ndërsa makinat e lidhura me investigimin kriminal ishin pastruar.

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione