#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Monika Kryemadhi, ish-kryetare e LSI, ish-bashkëshortja e ish-presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Pyetje rreth divorcit, raportit me Metën, politikën dhe SPAK-un.
Agron Shehaj, kryetari i partisë Mundësia, një prej sfidantëve të rinj të politikës. Edhe pse ka pasur dy mandate në Partinë Demokratike si deputet, ai ka qenë një sfidant në këto zgjedhje përmes partisë së tij.
Histortë e së enjtes/ Si po ndryshon qasja që prindërit kanë me fëmijët për kulturën dentare. Prindërit i çojnë fëmijët më shpesh për kontroll, jo vetëm për problemet dentare por edhe për drejtimin e dhëmbëve. Eliona Prifti dhe Roland Zhuka nga klinika Implantus,rrëfejnë jo vetëm këtë raport, por edhe për “digital smiling”. Përmes një konfigurimi nga një krijim dixhital i imazhit të personit, dërgohet në Spanjë dhe më pas vjen një buzëqeshje e gatshme për t’u montuar.
“Personat që e iniciuan le ta komandojnë”, Kryemadhi për divorcin me Metën: Jam vënë në dijeni nga mediat
Deputetja Monika Kryemadhi ndodhet në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan nga ku ndër të tjera ka folur edhe për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi gjatë intervistës shprehet se nuk do të marrë pjesë as në seancën tjetër të divorcit pasi sipas saj ajo e ka të qartë pozicionin e saj, teksa shton se procesin le ta komandojnë ato persona që e kanë iniciuar.
Monika Kryemadhi ndër të tjera ka treguar detaje se kur është thyer raporti i tyre. Kryemadhi thekson se lajmin për divorcin e ka marrë nga mediat ku përmend një telefonatë të një gazetari që e pyeste lidhur me këtë gjë.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Ka dalur lajmi publik që edhe në rrugë zyrtare divorci juaj me Metën po zyrtarizohet. Çafrë ndodhi në raportin tuaj me Ilir Metën, pasi dikur thoshit se jeni gati të bëni krim pasioni.
Monika Kryemadhi: Po dhe ashtu ka qenë gjithmonë dhe sot e kësaj ditë unë… Unë kur e kam njohur Ilir Metën kam qenë 17 vjeç dhe kur jemi lidhur bashkë kam qenë pa bërë 20 vjeç. Jemi lidhur në Janar të vitit ‘94 dhe përtej kësaj ne në 11 Prill kemi sencën tjetër dhe unë përsëri nuk do të paraqitem në gjyq se jam shumë e qartë në gjithë pozicionin tim qoftë personal apo politik që personat që e iniciuan divorcin le ta komandojnë. Kush e inicioi le ta komandojë.
Blendi Fevziu: Kush e inicioi, zoti Meta? Zoti Meta është në qeli sot.
Monika Kryemadhi: Nuk e di. Ai që e ka iniciuar le ta komandojë si proces. Pastaj pjesa tjetër e momentit të marrëdhënies personale është një gjë që sa i përket familjes time marrëdhënieve tona personale. Kështu që çështja e divorcit nuk jam as e para dhe as e fundit që i ndodh kjo gjë.
Blendi Fevziu: Raporti juaj ishte sa një raport familjar, bashkëshortor aq edhe politik. Çështja juaj ishte më e komplikuar.
Monika Kryemadhi: Zoti Fevziu unë çështjen po e quajmë politiko-personale nuk dua t’i diskutoj më në aspektin emocional apo personal.
Blendi Fevziu: Prej sa kohës ishte thyer raporti juaj zonja Kryemadhi?
Monika Kryemadhi: Raporti është thyer me 1 Prill të vitit të kaluar dhe unë pastaj kam qenë edhe në studion tuaj ku kam thënë që raporti jonë është i ngrirë dhe pastaj nuk kam pas më asnjë dalje tjetër televizive.
Blendi Fevziu: Cili ka qenë shkaku kryesor i divorcit?
Monika Kryemadhi: Nuk e kam kuptuar asnjëherë zoti Fevziu.
Blendi Fevziu: Si nuk e keni kuptuar nuk e keni biseduar me zotin Meta këtë gjë?
Monika Kryemadhi: Jo. Unë edhe informacionin e divorcit e kam parë në media dhe ka qenë një gazetar i Zërit të Amerikës që më ka marrë në telefon dhe më ka thënë këtë gjë. Madje kam qenë duke parë ndeshjen Itali-Francë dhe sigurisht nuk më erdhi mirë.
Blendi Fevziu: A patët ndonjë moment ju që u ulët me bashkëshortin për një shpjegim?
Monika Kryemadhi: Mendoj që nuk është ndonjë risi në emisioni tuaj për të diskutuar për këtë gjë. Mendoj që zotit Meta i mbaroi marrëdhënia emocionale shpirtërore me mua. I drejtohet padisë civile në gjykatëdhe sigurisht kjo është. Unë uroj që të gjithëve koha të na bëjë të kuptojmë problemet që kemi. Sepse mos harrojmë një gjë që jo nuk është koha shëruesi më i mirë, por ne mësohemi me problemin dhe mendoj se në aspektin njerëzor zoti Meta morri një vendim personal dhe mendoj që në aspektin politik sigurisht…
Blendi Fevziu: Ku ishte thyer raporti juaj?
Monika Kryemadhi: Unë nuk mendoja që ishte thyer, por mesa kam dëgjuar nga intervistat ka qenë djegia e mandateve.
Lulzim Basha shkaku për divorcin Meta-Kryemadhi? Flet deputetja: Ishte një konflikt…
Divorci mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Meta është zyrtar dhe çështja po zhvillohet në gjykatë.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, thotë se as ajo vetë nuk është e qartë përse Ilir Meta kërkoi divorcin. Madje ajo thotë se padinë civile të bërë nga Ilir Meta për zgjidhjen e martesës e mësoi nga një gazetar i “Zërit të Amerikës”.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, deputetja Kryemadhi u shpreh se mendon që shkak i divorcit mes saj dhe Metës ka qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019.
Sipas Monika Kryemadhit, konflikti për çështjen e mandateve mund të jetë shkaktari edhe për shkatërrimin e martesës së saj me Ilir Metën. Kujtojmë se në atë periudhë, Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës.
Sa i përket djegies së mandateve, që mesa duket ka prekur edhe martesën e saj, deputetja Kryemadhi bën fajtor edhe Lulzim Bashën si drejtues i opozitës në atë kohë, i cili mori garanci për mbështetje nga Gjermania pas aktit ekstrem politik të djegies së mandateve në bllok.
Monika Kryemadhi: Me sa kam dëgjuar ka qenë djegia e mandateve. Ilir Meta ka qenë në Gjermani, mandatin do ta digjja vetëm unë, ndërkohë pjesa tjetër e kërkuan edhe ata. Mos harrojmë edhe garancinë që erdhi nga z.Basha që do dilte Kancelarja gjermane në atë kohë, do ishte ajo që do mbështeste opozitën në djegien e mandateve për të çiar vendin…sepse ishin disa procedura që për hir të së vërtetës kishin ndodhur shumë shkelje ligjore në mënyrë flagrante nga mazhoranca në atë kohë dhe e vetmja mënyrë në atë kohë që ishte reaguese ishte edhe djegia e mandateve për të vendosur në një pozicion me shpatulla pas muri Edi Ramën. Që faktikisht vendosi Edi Rama opozitën me shpatulla pas muri.
Blendi Fevziu: Në aspektin politik i bie që z.Basha ju paska thënë diçka që duhet të jesh super naiv “ta hash”, që Kancelarja gjermane del dhe përshëndet djegie mandatesh, kurse në aspektin personal z.Basha qenka shkaku i divorcit tuaj me z.Meta.
Monika Kryemadhi: Kjo është konfliktet politike që çuan drejt një pamundësie të bashkëjetesës familjare.
Blendi Fevziu: Ka ditur gjë apo jo Ilir Meta?
Monika Kryemadhi: Jo, ka ditur vetëm për mandatin tim. Z.Basha në atë kohë dhe jo vetëm Basha por dhe shumë anëtarë të PD, deputetë apo ish-deputetë që janë sot tek z.Berisha apo në PD, kanë qenë njerëzit kryesorë të cilët kanë mbajtur kontaktet me CDU-në në atë kohë. Unë kam qenë për hyrje në zgjedhjet lokale, por gjithë ambienti politik thoshte mos hyjmë. CDU ishte ajo që i kërkoi Ilir Metës në atë kohë të bënte ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale. Ka pasur ndërhyrje nga jashtë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Se si ka qenë kjo ndërhyrje, kjo është për t’u parë që për mua kërkon investigim zyrtar. Kjo do t’i vijë në një kohë të dytë. Në këndvështrimin tim, sjellja e z.Basha ishte e shitur.
“E vetmja gjë që ndajmë janë kujtimet”, Monika Kryemadhi zbulon “pasurinë më të madhe” të Ilir Metës
Monika Kryemadhi është gjendur përpara pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan për divorcin e saj me Ilir Metën. Pasi tha që nuk do të marrë pjesë në seancën e radhës, ajo u pyet më tej për detajet e ndarjes së pasurisë.
Kryemadhi u shpreh se mes tyre nuk ka asgjë për të ndarë përveç kujtimeve. Sipas saj, pasuria më e madhe e Metës janë emri dhe familja e tij.
Blendi Fevziu: Ju thatë që nuk do të shkoni në seancën e ardhshme të divorcit me Ilir Metën.
Monika Kryemadhi: Jo.
Blendi Fevziu: Do të ndaheni me mirëkuptim? Ka gjë për të ndarë mes jush?
Monika Kryemadhi: Nuk ka asgjë për të ndarë mes nesh. E vetmja gjë që muns të ndajmë mes nesh janë kujtimet.
Blendi Fevziu: Vetëm kujtimet?
Monika Kryemadhi: Nuk ka asgjë për të ndarë.
Blendi Fevziu: Asgjë materiale?
Monika Kryemadhi: Asgjë materiale. Pavarësisht gjuhës së urrejtjes që është përdorur ndaj Ilir Metës dhe familjes së tij, sigurisht në rrjete sociale në mënyrë sistematike, qoftë nga Partia Socialiste apo qoftë Partia Demokratike njëherë e një kohë, sigurisht që ka krijuar mentaltiete të ndryshme rreth Ilir Metës. Di të them që pasurinë më të madhe që Ilir Meta ka pasur dhe ka, ka qenë emri i tij dhe familja e tij.
U tha se uroi Metën për ditëlindje, Kryemadhi sqaron videon: Nuk ishte urim për të…
Monika Kryemadhi në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka sqaruar edhe një video që ka qarkulluar ku u nënkuptua si një urim ditëlindje për ish-Presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi sqaroi se ai urim nuk ishte për Metën, por për bashkëshorten e një mikut të tij.
Blendi Fevziu: Zoti Meta ka pasur ditëlindjen pak ditë më parë, ju e keni uruar me gjithë divorcin që e keni marrë vesh mediatikisht me gjithë sherret, problemet dhe akuzat ju e keni uruar.
Monika Kryemadhi: Jo nuk është urimi për zotin Meta. Zoti Meta e kam thënë edhe një herë tjetër mos e ngatëroni me Erion Veliajn që morri telefonin e Alqi Bllkos dhe s’la ambasador pa marrë në telefon me kongresmen e senator nga burgu. Zoti Meta nuk përdor telefon në dijeninë time. Mund të përdori Skype, por nëse përdor Skype i digjet takimi me fëmijët dhe familjarët e tij. Këtu është intervista e Denisës, bashkëshortes së Bruno Liços një mikut tim e cila edhe ajo kishte ditëlindjen. Ka shumë njerëz që e kanë ditëlindjen me 24 Mars.
Blendi Fevziu: Pra paska qenë me dy kuptime. I paske çuar një mesaz edhe Metës edhe…
Monika Kryemadhi: Jo më ka ardhur mirë që kjo video ka vajtur me miliona shikime dhe janë bërë shumë lajme.
Blendi Fevziu: Pra nuk ka qenë urim për Ilir Metën?
Monika Kryemadhi: Jo nuk ka qenë urim për Ilir Metën. Urimi ka qenë për Denisën.
Ndërkohë ndër të tjera Kryemadhi shton se e ka uruar Ilir Metën si politikan dhe si babain e fëmijëve të tij teksa nuk ka kursyer edhe meritat ndaj tij për atë që ajo është sot.
“Arrestimin e Metës ma çoi kushëriri i tij”, Kryemadhi: Emrat që e urdhëruan, më shokues se rrëmbimi!
Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Monika Kryemadhi u pyet për arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Metës. Ajo tha se fillimisht iu dërgua një njoftim nga një i afërm i ish-presidentit dhe më vonë, mësoi gjithçka si dhe pa videon.
Këtë të fundit ajo e cilëson “shokuese”, teksa cilëson edhe personat që bën përgjegjës për mënyrën e arrestimit.
Blendi Fevziu: Si e more vesh arrestimin e Metës?
Monika Kryemadhi: Për hir të së vërtetës, ma çon një kushëri i Ilir Metës, është e vërtetë apo jo?
Blendi Fevziu: Të çoi videon apo të pyeti?
Monika Kryemadhi: Më çoi një njoftim. Sigurisht që dola dhe shkova për të parë diku në një ambient ku unë rri bashkë me fëmijët që punojmë bashkë, pamë. Ndërkohë që thoshin është edhe për ty, ndërkohë që mua s’më kishte ardhur asnjë lajm, asgjë.
Blendi Fevziu: Të çuan lajm që je dhe ti, po?
Monika Kryemadhi: Pas nja dy orësh, më morën në telefon nga OPGJ, ndërkohë doli dhe videoja e rrëmbimit të tij. Për mua sigurisht që ishte shokuese, por më shokuese është personat që e kanë bërë atë.
Blendi Fevziu: Kush janë personat që e kanë bërë?
Monika Kryemadhi: Për mua është Neritan nallbati.
Blendi Fevziu: Sepse SPAK-u publikisht doli dhe tha që ne nuk kemi marrë pjesë në…
Monika Kryemadhi: Po, dhe vendimi i gjykatës është që arrestimin e Ilir Metës duhet ta kryejë Byroja e Hetimit. Byroja e Hetimit pastaj ia ka deleguar Policisë së Shtetit që ne në vendimin e gjykatës nuk shikojmë një gjë të tillë. Edhe vetë në seancë, vetë prokurorët thanë që nuk e kemi bërë ne këtë proces, por për mua Neritan Nallbati, me urdhër të Gys Agasit, të famshmit…
Blendi Fevziu: Kujt?
Monika Kryemadhi: Po, po, Gys Agasi është personi që ka urdhëruar mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.
Monika Kryemadhi: Bashës iu refuzua viza amerikane në 2018, dosja për financimet ruse ekziston
Monika Kryemadhi i është përgjigjur në një farë mënyre akuzës së ish-Presidentit Ilir Meta se i është bërë një puç për ta lënë jashtë partisë.
Kryemadhi tha mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e Opinion se djegia e mandateve erdhi si pasojë e mos pasjes eksperincë si kryetare dhe jo për të lënë jashtë Ilir Metën.
Ajo tha bindshëm se Lulzim Bashës i është refuzuar viza amerikane në 2018 për arsye te dosjes së financimeve ruse.
“Sigurisht në këndvështrimin e LSI apo Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë lloj puçi të tillë, mund të ketë pasur një mungesë eksperiencë nga ana ime si kryetare partie në atë kohë, mungesa e një grupi këshillues dashamirës në atë kohë, por ndoshta urrejtja e personave të caktuar, kishin urrejtje personale ndaj Edi Ramës apo PS, të cilët pranonin çdo lloj vendimi ekstrem.
Megjjithatë, ndryshimi që u bë në Kodin Zgjedhor në marrëveshjen e 5 Qershorit në një farë mënyre e redutoi sado pak konfliktin e parlamentit, djegjen e mandateve sepse Këshilli Politik i dha mundësinë opozitës që të të futej në zgjedhjet e 2021 me koalicion. Personi që e shkatërroi marrëveshjen e 5 Qershorit, e dimë shumë mirë, nuk është thjesht Edi Rama ai cili bëri ndryshimet kushtetuese në parlamet. Por personi që e shkatërroi është vet Lulzim Basha me Yuri Kim. Në takimet e mëvonshme që unë kam pasur në SHBA edhe mbas zgjedhjeve të 2021, por edhe më vonë, në të gjitha kontaktet që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.
Ka qenë vet zoti Basha që në një farë mënyrë për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018. Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një file për financimet ruse”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se telefonat që janë sekuestruar nga SPAK dhe që supozohen si prova për arrestimin e tij, janë gjetur në garderobën e nënës së saj dhe janë telefonat e fëmijëve.
“Telefonat e janë gjetur në garderobën e mamasë time, e cila ishte një kuti me shumë telefona të vjetër të viteve 2013-2014 dhe të fëmijëve që kanë qenë 12 vjeç, 8 vjeç, 7 vjeç. Dhe njëri nga ata është telefoni im. E kam ndërruar e kam lënë aty”, tha Kryemadhi.
Po ashtu ajo tha se “Ilir Metën do futej në burg me apo pa telefon”, që nënkupton se provat e SPAK janë thjesht “justifikime”.
Monika Kryemadhi i hyn filmave: Jemi me xhirime, e nxjerrim në Verë
Monika Kryemadhi prej disa kohësh është distancuar nga politika aktive, edhe pse është deputete e Partisë së Lirisë.
Konflikti politik me Ilir Metën brenda partisë dhe divorci bashkëshortor me të, duket se ka bërë Kryemadhin të gjejë pasione të tjera në jetë.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Monika Kryemadhi deklaroi se aktualisht është e përfshirë në disa projekte. Një ndër to është edhe kinematografia.
Sipas saj, aktualisht po merr pjesë në xhirimet e një filmi që pritet ta ketë premierën gjatë muajve të Verës.
Monika Kryemadhi: Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në Verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive.
“Po bëj fushtë për Ilir Metën”, Kryemadhi: Dalja në listë të hapur e tij tregoi sërish që është sfidant
Monika Kryemadhi është shprehur se po bën fushatë për Ilir Metën teksa shtoi se nuk do të ndalet deri në 11 Maj.
Kryemadhi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, shprehet e zhgënjyer nga shumë njerëz që kanë qenë pranë saj dhe ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta.
Ndër të tjera monika Kryemadhi shton se dalja e Ilir Metës në listë të hapur në zgjedhjet e 11 Majit tregoi edhe njëherë se ai është një sfidat dhe ka kthyer edhe njëherë Ilir Metën e viteve 2000.
Blendi Fevizu: Çfarë ju ka mbetur tani për Ilir Metën?
Monika Kryemadhi:Më ka mbetur respekti për babin e fëmijëve të mi dhe ajo që është më e dhimbshmja për mua është zhgënjimi me njerëzit që kanë qenë pranë tij dhe pranë meje.
Blendi Fevizu: Kur bie nga pushteti a zhduken këto njerëz?
Monika Kryemadhi:Patjetër. Zhduken zoti Fevziu sepse kur bie nga pushteti kupton që këto njerëz janë vetëm kërmij që vetëm zvariten.
Blendi Fevizu: A kanë mbetur miq të vërtetë që nuk jua kanë lënë edhe në ditën tuaj të vështirë?
Monika Kryemadhi: Do ju them një ndjesi zoti Fevziu. Ditën që Ilir Meta vendosi për të dalë në listë të hapur sigurisht unë kisha marrë vendimin që nuk do të merresha më me fushatë. Do të shkoja vetëm të votoja për koalicionin. Normalisht kisha në plan të kandidoja si e pavarur sepse të kandidoje si e pavarur duheshin shumë pak vota 15 500 vota për ta marrë, por çdo kandidim përveç se do të ndante votën e Partisë së Lirisë do të krijonte edhe një lloj ndarje për opozitën dhe sot nuk është çështja e një egoje personale të Monikës apo të dikujt tjetër.
Blendi Fevizu: Pra ju u tërhoqët për t’i dhënë mundësi Metës apo për të mos demtuar opozitën.
Monika Kryemadhi: Unë politikisht për të mos dëmtuar opozitën, por nga ana tjetër njerëzore dhe familjare për të mos futur në konflikt fëmijët e mi midis meje dhe Ilir Metës. Në aspektin që ishin fëmijët ata që unë duhet t’i kthehem rolit të mamasë. Sigurisht më erdhi shumë keq. U ndjeva shumë e zhgënjyer. Jo për vendimin e Ilir Metës se Ilir Meta sfidat ka qenë dhe por mua vendimi i daljes në listë të hapur të tij ka sjellë Ilir metën e viteve 2000. Por ajo që më ka shqetësuarështë që një kryesi që me votë anonime pranoi kandidimin e Ilir Metës në listë të hapur. Dalja e zotit Meta në listë të hapur tregoi edhe njëherë që ai është një sfidat që maksimizon votën në maksimum për opozitën atë të cuilën mua më ka bërë që sot që nga ajo ditë që kam dalë haptazi kërkoj votën për Ilir Metën.
Blendi Fevizu: Ke dalë po bën fushtë?
Monika Kryemadhi: Po bëj fushatë dhe nuk do të ndalem deri në 11 Maj dhe është hera e fundit e imja, për t’i dhënë çdo votë Ilir Metës sepse ajo që kam kuptuar është që largimi që kemi bërë nga elektorati ëstë që njerëzit e duan Ilir Metën dhe janë mirënjohës.
Monika Kryemadhi: Njerëzit e Lulzim Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, në Holandë po e hetojnë
Deputetja Monika Kryemadhi akuzon Lulzim Bashën për pazare dhe e bën fajtor atë për djegien e mandateve të opozitës në vitin 2019.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi u shpreh se Lulzim Basha ishte i shitur për të shkatërruar opozitën.
Ajo deklaroi biznese në të cilat është përfshirë Lulzim Basha, ndër të tjera përmendi edhe aktivitete të njerëzve të tij në Ukrainë.
Monika Kryemadhi: Mjafton të shikosh sot xhirot e bizneseve të ish-kryetarit të opozitës, z.Basha, do të kuptoni se kush e ka blerë.
Blendi Fevziu: Pse ka biznese z.Basha?
Monika Kryemadhi: Duke filluar që nga projekti i Portit të Durrësit, për të vazhduar pastaj..
Blendi Fevziu: Është Al Abari..
Monika Kryemadhi: Po kunati i vetë (i z.Basha).
Blendi Fevziu: Z.Basha është në projektin e Durrësit?
Monika Kryemadhi: Bashkëpunëtorët e z.Basha janë ata të cilët janë pjesë jo vetëm në marketingun e shitjes së apartamenteve apo për të vazhduar dhe me projekte të tjera që nëpërmjet zyrës së Kryeministrit kanë bërë biznese pranë z.Basha në Ukrainë apo dhe me shumë projekte të tjera.
Blendi Fevziu: Në Ukrainë?
Monika Kryemadhi: Po. Patjetër. Unë asnjëherë nuk gaboj dhe nuk them gjëra që janë të pavërteta. Është një gjë që përsëri edhe historia e z.Basha, siç i erdhi Erion Veliajt radha, do t’i vijë dhe z.Basha radha. Unë shpresoj që qeveria holandeze të ketë mbaruar hetimin se me çfarë jeton bashkëshorti i znj.Basha në Shqipëri dhe me çfarë funksionon partia politike e tij.
Blendi Fevziu: Ka një investigim nga pala holandeze?
Monika Kryemadhi: E mira vonon por në fakt do të vijë një ditë ashtu siç erdhi dhe për çështjen e inceneratorit që akoma nuk është zbardhur deri në fund.
Përjetimi i fëmijëve pas divorcit dhe arrestimit të Metës, Kryemadhi: Kanë njohur babanë e tyre
Divorci i Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, e më pas arrestimi i këtij të fundit janë dy prej ngjarjeve më të bujshme të lidhura me ish-presidentin. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi u pyet si i ka përjetuar ajo, por biseda vijoi edhe te fëmijët e tyre.
Kryemadhi tha se divorci ka ngjallur keqardhje te ta, por duke qenë të rritur do të ecin përpara. E njëjta gjë nuk vlejti për arrestimin, që edhe vetë më herët e cilësoi ”rrëmbim”. Ajo tha se fëmijët e kanë vuajtur arrestimin e babait të tyre, por shprehu njëfarë optimizmi duke zbuluar “një të mirë” që ka sjellë kjo rrethanë për ta.
Blendi Fevziu: Si e kanë përjetuar fëmijët divorcin dhe më pas arrestimin e Metës?
Monika Kryemadhi: Divorcin mendoj që e shikojnë si një… sigurisht që iu vjen shumë keq se në shtëpi nuk kanë parë asnjëherë asnjë lloj konflikti, por janë të rritur tashmë, jeta vazhdon, do të ecin përpara. E rëndësishme është që të jenë të shëndetshëm në shëndetin e tyre mendor, por edhe fizik. Arrestimin e babait të tyre sigurisht që e kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë. Unë kam qenë gjithmonë, jam munduar për të pasur një lloj kontakti edhe më të afërt me ta, për t‘iu gjendur afër dhe për të parë një anë tjetër të Ilir Metës. Vetëm një gjë ka të mirë arrestimi i Ilir Metës që dua ta them për hir të së vërtetës, që fëmijët kanë njohur babain e tyre sepse për më shumë se 10-15 vjet nuk kanë pasur shansin që Ilir Metën ta takonin kaq shpesh, një herë në javë nga 2-3 orë dhe të diskutojnë për problematika nga më të ndryshmet kaq shumë se nuk të linin kohë këta kërmijtë dhe vemjet që merrnin kohën e fëmijëve.
Blendi Fevziu: Ju keni kërkuar ta takonit?
Monika Kryemadhi: Jo.
Blendi Fevziu: S’keni dashur?
Monika Kryemadhi: Jo. Unë e kam mbyllur epokën time me Ilir Metën si Monika Kryemadhi.