Të ftuar:

Monika Kryemadhi – Kryetare e LSI-së

Lorenc Vangjeli – Gazetar

Ervis Iljazaj – Gazetar

Juli Xhokaxhi – Gazetare

Robert Rakipllari – Gazetar

Kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, të enjten, deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme sot është një degëzim i Kryeministrisë.

Kryemadhi, u ndal në studion e emisionit ‘Opinion’ në lidhje me padinë e opozitës ndaj kryeministrit Rama, ku theksoi se pavarësisht kësaj; kjo është një detyrë e opinion.

Kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, të enjten, deklaroi se Reforma në Drejtësi ka vdekur ende pa lindur.

Kryemadhi u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, nëse Prokuroria do të hapë hetimet ndaj kryeministrit, atëherë do të ketë një reformë në drejtësi.

Pavarësisht se jemi të vetëdijshëm se çfarë përfaqëson sot Prokuroria, ne zgjodhëm të padisim kryeministrin për t’iu treguar qytetarëve se çfarë bëjnë këta.

Sipas saj, Rama e di shumë mirë se paditë në Prokurori ngelin aty, duke shtuar se ikën Arta Marku dhe vjen një tjetër kryeprokuror.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të enjten, iu përgjigj akuzave ironike që Edi Rama adresoi ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, të cilët i quajti si dy ‘gjysmagjela’.

Për Kryemadhin, Spaho dhe Vasili, bashkë bëjnë një gjel të madh që do i nxjerrin sytë Edi Ramës.

“Gjysmagjeli brente flori tek përralla. Këta dy gjysmagjelët do bashkohen në një gjël të madh që do ja nxjerin sytë Edi Ramës. Dhe Rama në një përralë jeton. Ai ka ndërtuar një realitet virtual de viktimat janë shqiptarët, dëmin që i ka bërë ai Shqipërisë, përralla e tij nuk do të ketë fundin e lumtur. Shqiptarët do fitojnë në fund”, – tha Kryemadhi.

Çështja Xhisiela Maloku

Kryemadhi tha se po dënohen personat që denoncojnë krimin.

“Ne po quajme personin që e denoncoi po e quajme kriminel, kurse ky qe e ka djegur me cigare nuk qenka kriminel? Nese ky eshte standardi që ai që denoncon quhet kriminel, atëherë jemi në qëndrime të kundërta. Problemi qoftë i mediave dhe i drejtësisë, nuk qëndron më tek fatkeqsia, por qëndron si të krijojmë një telenovelë politike për të largar vemënden. Në qoftë se ky zotri ka gënjyer pse u arrestua djali deputetit. Një prokurori që nuk heton krimin dhe që e fsheh atë është dy fish më fajore se kriminelët”, -tha Kryemadhi.

Kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, të enjten, u shpreh se kryeministri Edi Rama dha një mesazh të koduar për bandat për të eleminuar oficerin Emiliano Nuhu.

“Ajo që e agravoi situatën dhe e acaroi Edi Ramën më shumë ndaj Emiliano Nuhut dhe jo vetëm. Por ndaj gjithë policivë, i cili ka parë dhe ka dëgjuar dhe që ndjehet i kërcënuar, por që shprehet; Rama i kërcënon hapur se po folet: do tiu heq qafe. Gjuha e Edi Ramës ishte gjuhë e koduar për bandat, hiqeni qafe”, – tha Kryemadhi.

Midis të tjerave Kryemadhi, u ndal sot edhe te padia e opozitës ndaj kryeministrit Rama, si dhe te qëndrimi i organit të akuzës për këtë çështje.

“Kjo është një detyrë e opozitës. Por Prokuroria e Përgjithshme sot është një degëzim i Kryeministrisë.

Nëse prokuroria do hap hetim për Edi Ramën do ta besoj reformën në drejtësi. Nëse prokuroria nuk do ta hetoje Edi Ramën, kjo Reforme ka dështuar”, u shpreh kreu i LSI-së.

************************

Ribashkimi i Gjermanisë!