Të ftuar:

Preç Zogaj – Analist

Artan Hoxha – Analist

Alfred Peza – Gazetar

Mustafa Nano – Gazetar

Në lidhje direkte: Ditmir Bushati – Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, të martën, ka folur në emisionin ‘Opinion’ për procesin e hapjes së negociatave nga BE për Shqipërinë.

Bushati tha se BE ka dhënë dritën jeshile për fillimin e këtij procesi, ndërsa Shqipërisë i kërkohet veçse konsolidimi i procesit të reformave.

Ai tha se Shqipëria nuk ka asnjë kusht shtesë, ka vetëm një skicim të rrugës së negociatave.

“Bashkimi Europian ka dhënë dritën jeshile për fillimin e këtij procesi. Tani na duhet të konsolidojmë procesin e reformave. Kam dëshirë t’iu ftoj që t’i referohemi qëndrimit zyrtar të BE-së, ku njëzëri thuhet se Këshilli i BE-së i përgjigjet pozitivisht. Shqipëria nuk ka asnjë kusht shtesë, ka vetëm një skicim të rrugës së negociatave”,-tha Bushati.

Analisti Artan Hoxha, të martën, është shprehur se opsioni për t’mos i hapur derën Shqipërisë në BE nuk ekziston. Hoxha u shpreh në emisionin “Opinion” se debati është për shpejtësinë e procesit të anëtarësimit.

Ai tha se opsioni që thotë Peza se BE po diskutonte për hapjen e negociatave për Shqipërinë nuk diskutohet fare, ajo që diskutohet është koha.

*****************************

Çfarë vendosi FIFA për Xhaken dhe Shaqirin?