Të ftuar:

Ergys Mertiri,

Edmond Tupja,

Jonida Shehu,

Elton Ilirjani,

Blendi Salaj,

Arlinda Dudaj,

Lorenc Vangjeli,

Einxhel Shkira

Emisioni “Opinion” ka diskutuar mbrëmjen e sotme rastet e abuzimeve seksuale të raportuara nga aktore të Hollivudit gjatë karrierës së tyre artistike dhe kryesisht për skandalin që plasi së fundmi me producentin Weinstein.

Mes të ftuarve në panel ishte edhe Enxhi Shkrila e cila e pranoi se ishte ngacmuar në ambientet e punës. Ajo tha se ishte tepër e vogël kur kishte shkelur në televizion për të punuar dhe ka hasur një situatë e cila e ka traumatizuar. “Një person i njohur, femër madje, ka dashur që për hir të famës të bënim gjëra të pa hijshme. Të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë, kjo gjë më ka terrorizuar, ajo kërkonte të bënin gjëra të pa hijshme me meshkujt të mëdhenj dhe në këmbim të kësaj merte përfitime e sponsorizime. Kur të jem shumë e fuqishme unë do ta them kush është. Unë kam qenë 14 vjeç dhe unë jam terrorizuar dhe jam tërhequr nga ëndrra ime për televizionin rreth 10 vite”. 

I ftuar në këtë program, Elton Ilirjani drejtues i një agjencie për rekrutimin e punonjësve, ndër të tjera ka deklaruar publikisht prirjet e tij seksuale. Ai është shprehur se është homoseksual dhe duket se këtë fakt nuk ka hezituar ta deklarojë. “Vajzat ngacmohen që në intervistën e punës, unë i kam parë të dyja anët e medaljes.

Të gjitha gocat kanë ardhur në intervistë me mua të zbuluara edhe pse nuk e dinë që unë jam gay”, u shpreh Ilirjani.