Opinion-Ngjarja e Kavajës dhe policia!

Posta

Opinion-Ngjarja e Kavajës dhe policia!

Autori: Blendi Fevziu

22:00 16/10/2019

Të ftuar: Artan Hoxha, Ermal Vija, Lorenc Vangjeli, Redi Shehu, Marinela Sota dhe Erzen Breçani.

Blendi Fevziu: Pyetja ime për policinë, 24 orë që nuk marr përgjigje…

“Vazhdoj të insistoj, t’ia kërkoj policisë shqiptare”

Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, tha mbrëmjen e së mërkurës se i ka adresuar një pyetje Policisë së Shtetit dhe asaj të Kavajës mbrëmjen e djeshme, dhe edhe pse kanë kaluar pothuajse 24 orë nuk ka marrë përgjigje.

Ka dalë një informacion, i cili thoshte se personi që ka mbetur i vrarë, ka pasur një problematikë të vazhdueshme me policinë. Sipas të dhënave, ishte i kërkuar nga policia, të dhënat e publikuara sot tregojnë se jo vetëm ka qenë në kërkim policor, por edhe me vendim gjykate, me arrest. Jo vetëm kaq, por pak kohë më parë kishte qëlluar furgonin e policisë, ndërkohë që tentoi ta ndalonte dhe për këtë nuk ka ndërhyrë askush. Siç tha edhe gruaja, Marsida Qatja, ai shkonte edhe në zyrën e saj në qendër të Kavajës i armatosur me kallashnikov dhe lëvizte çdo ditë brenda Kavajës me kallashnikov. Në këtë moment që mori një kahe tjetër, dhe pas një fotoje të publikuar, sipas të cilës dy personat, Bledar Toçi dhe Dritan Haxholli ishin të dy të njohur më parë, kanë pozuar në këtë foto, njëri me pistoletë tjetri me kallashnikov. Një person me vendim gjykate i ndaluar dhe një funksionar i shtetit në cilësinë e drejtorit të sigurisë së Burgut të Durrësit. Në këtë moment kemi kërkuar një konfirmim live dje në emision dhe gjatë të gjithë ditës së sotme, për arsye konfidencialiteti, nuk po duam t’i nxjerrim në publik mesazhet, por i kemi kërkuar policisë, të sjellë një përfaqësues, i cili t’i përgjigjet, ose minimalisht të ketë një deklaratë, në të cilën t’i jepet përgjigje një pyetjeje, nëse ky person në Kavajë ka qenë kaq problematik dhe shëtiste lirshëm me kallashnikov në dorë, siç thonë dëshmitë e qytetarëve, apo dëshmitë nuk qëndrojnë? Deri më tani, në pothuajse 24 orë, 23 orë e pak, sepse në pjesën e dytë të emisionit doli dhe ne e vijuam emisionin ditën e sotme, ne nuk kemi asnjë përgjigje nga policia.”

Fevziu, po ashtu tha se edhe pse fillimisht kishin rënë dakord të sillte një përfaqësues në emisionin e sotëm, më pas zyrtarë të policisë kishin refuzuar të paraqiteshin, e madje edhe të dilnin me një deklaratë për pyetjen.

Në fillim ka deklaruar se do e shihte mundësinë që të vinte, më pas ka deklaruar se nuk mund të vijë sepse çështja është në hetim. Në fakt, ne nuk kemi kërkuar asgjë për hetimin e çështjes, nuk kemi kërkuar asgjë për rrethanat e çështjes, kërkuam vetëm një shpjegim, që vazhdoj të insistoj, t’ia kërkoj policisë shqiptare: a është e vërtetë që një person që duhej të ishte nën arrest me vendim gjykate, që ishte i kërkuar nga policia, lëvizte lirshëm në prani të policëve në qytetin e Kavajës, që natyrisht nuk është as Nju Jorku dhe as Nju Delhi që njerëzit të mos njihen. Pra lëvizte lirshëm në qytet i armatosur me kallashnikov dhe armë të tjera. Pra është e vetmja pyetje që vazhdoj t’i drejtoj edhe sot Policisë së Shtetit: a është e vërtetë që ky person lëvizte lirshëm pa u shqetësuar nga policia? Madje sipas një dëshmie edhe me furgon të policisë, siç tha zonja Qatja ishte e pamundur që atë ta denoncoje tek policia sepse kishte mbrojtjen e policisë?

Vrasja e Kavajës, Artan Hoxha: Për çfarë është prishur pazari?

Gazetari Artan Hoxha thotë se vrasja e Kavajës më 10 Tetor ka ndodhur për prishje pazaresh mes personave të përfshirë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Hoxha u shpreh i bindur se ajo që ndodhi në banesën e Marsida Qatjas nuk është një krim pasioni.

Sipas tij, vetë 30-vjeçarja Qatja duhet të merret në mbrojtje nga policia pasi në këtë moment i rrezikohet jeta për shkak se është në dijeni të motivit të vërtetë të krimit në Kavajë.

Personat që ishin aty nuk kanë ardhur atje për një krim pasioni. Bashkëshorti i saj i cili është në burg, në Shqipëri ka qenë i dënuar pë vrasje. Tani cili budalla do shkojë të merret me gruan e atij që ka qenë i dënuar për vrasje? Ajo që ka ndodhur aty është që ky grup personash nuk janë aty thjesht për një zënkë femre, janë një grup që kanë lidhje me njëri-tjetrin, të përfshirë në aferë kriminale.

Për çfarë u është prishur pazari, ata duhet ta gjejnë. Ai vjen me automatik dhe qëllon vetëm dy herë. Ndërkohë ky me pistoletë që do ta zgjidhi konfliktin qëllon 16 herë. Kjo është gjëja që duhet ta hetojë Prokuroria. Ajo vajza nga ky moment rrezikon jetën. Sepse ajo e di shumë mirë përse ka ndodhur konflikti i vërtetë”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Nga përplasja me armë në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë më 10 Tetor, mbeti i vrarë Drian Haxholli, i cili u qëllua për vdekje nga shefi i sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit, Bledar Toçi. Viktima dhe autori kanë patur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:00 16/10/2019

Reklama
UKT
UKT

Grupi