“Në 1960 u krijua si qytet”, ish-mësuesi: Kjo këtu është banesa e parë e Gramshit

Sali Zani është një prej mësuesve të gjimnazit që ka kaluar breza të tërë studentësh, por si e tregon ai historinë e qytetit?

Në një intervistë që ka zhvilluar për emisionin “Opinion” në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu, ish-mësues Zani thotë se Gramshi është krijuar në vitin 1960 si qytet.

Blendi Fevziu: Kur është krijuar Gramshi?

Sali Zani: Në 1960 është krijuar si qytet. Fillimet i ka në shekullin e XV dhe mendohet se ka rënë një zjarr dhe më pas, banorët janë ngjitur lart në një fshat. Në vitin 1960 kishte vetëm disa shtëpi. Në 1960 u hap uzina ushtarake dhe kërkonte punëtorë, ndaj u bë qytet.

Punëtorët erdhën nga fshatrat. Punëtorët erdhën nga të gjithë fshtarat përreth. Ata ishin punëtorë dhe më pas u kualifikuan. Kishim shkollë të mesme mekanike, ku njerëzit përgatiteshin për punë. Kjo ishte një zonë e thellë. Kjo këtu është banesa e parë dhe tani është e riparuar.

Sot nuk ka më shumë se 15 mijë banorë që janë të ardhur nga zonat rreth e rrotull Gramshit. Bujqësi dhe blegtori ka pasur Gramshi, vitet e fundit po merren me bimët medicionale. Kuçova pjesën më të madhe të sipërfaqes e ka me lavandër.

“Gramshi në qendër të vëmendjes nga turistët vitet e fundit”, Besian Ajazi: Sfida jonë zhvillimi më tej

Në emisionin e mbremjes së sotme në “Opinion” në Tv Klan në një intervist ishte edhe kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi i cili u shpreh se vitet e fundit për shkak të zhvillimit të infrastrukturës Gramshi ka njohur zhvillim në turizëm. Gjithashtu ndër të tjera Ajazi u shpreh se sfida e tij gjatë mandatit është zhvillimi më tej i turizmit në zonën e Gramshit, pasi atraksionet turistike janë të shumta në atë zonë.  

Blendi Fevziu: Këtu jemi në kufijtë e Gramshit apo jo?

Besian Ajazi: Bashkia e Gramshit është e madhe në shtrirje gjeografike, për banorë janë 24-25 mijë banorë të shpërdarë në 9 njësi administrative, ku ka fshatra malorë.  Gramshi është një qytet që kufizohet më tetë apo nëntë qytete të tjera, është një qytet si në qendër të qyteteve të tjera. Kjo është një nga perlat e krijuara vitet e fundit që është krijuar nga investimi në hidrocentralin e Banjës, ka 6 vite. Liqeni është krijuar në vitet e fundit. Liqeni shumë i shtrirë, i madh, në gjuhën e turizmit është i virgjër. Është një ambicie që ta kthejm në një qendër argëtimi, por edhe shërbimesh liqenin në ato pjesë që bashkisë i lejohet.  

Blendi Fevziu: Gramshi është kthyer në qendër të vëmendjes dy, tre vitet e fundit. A është turizmi e ardhmja e zonës?

Besian AjaziËshtë e vetmja gjë ku mund të bazohet zhvillimi i Gramshit, turizmi malor dhe agroturizmi.

Blendi Fevziu: A keni ju një tablo të asaj se çfarë duhet bërë?

Besian Ajazi: Këtë parashikim ende nuk e kemi përfunduar. Sot në qytet e ofrojnë shërbimin e hotelerisë 4 njësi. Destinacionet që vizitohen nga turistët janë liqeni i Zambakëve, liqeni i Zi. Ka suedezë, norvegjezë. Janë shtuar dhe nuk janë turistë të shteteve afër nesh.

Blendi Fevziu: Cila është sfida, pasi ju sa keni ardhur në krye të bashkisë?

Besian Ajazi: Sfida është turizmi, zhvillimi i turizmit dhe kthimi i Gramshit dhe turizmit në atraksion, pasi të vetmet të ardhura parashikojmë t’i marrim nga turizmi.

Tuneli antiatomik në Gramsh/ Fevziu: Njerëzit mendonin se aty kishte florinj, ka një gropë të madhe…

Para se të arrish në liqenin e Dushkut, ndodhet një zonë e tërë ushtarake. Brenda kësaj zone, ndodhet dhe një tunel, i cili konsiderohej si vendqëndrimi i televizionit, radios, ATSH-së, në kohë luftë.

“Aty ka dhe një gropë të madhe pasi shumë njerëz kanë pretenduar se regjimi komunist kishte fshehur aty florinjtë që do t’i duheshin për kohë lufte, por sigurisht që askush nuk i gjeti florinjtë”, tregon gazetari Fevziu.

Në një bisedë që gazetari Fevziu ka zhvilluar me Julian Shyqyriun, i cili ka edhe një biznes në këtë zonë, tregohet më me detaje se si është i ndërtuar ky tunel.

Blendi Fevziu: Ky tunel antiatomik, për çfarë ishte i përshtatur?

Julian Shyqyriu: Ka qenë zonë ushtarake dhe është përdorur nga Forcat e Armatosura Shqiptare të asaj kohe, ka pasur edhe repartin ushtarak këtu, ka qenë dhe stacioni i RTSH. Ky ka qenë tuneli kryesor i strehimit.

Blendi Fevziu: Sa i madh është?

Julian Shyqyriu: Brenda është 150 metra katrorë. Ka një dhomë të madhe që shërbente për takime. Janë 3 dhoma të vogla gjumi, janë edhe 6 dhoma për stafin e ushtrisë që ka shërbyer në atë kohë. Për momentin është i papërdorshëm. Të 2 dyert e tunelit janë antibërthamore.  Nuk i lëmë turistët që të hynë sepse është i pasigurtë. Do të mundohemi që ta sistemojmë sepse është pa ndriçim

Ujvara e Sotirës, Fevziu: Vizitorët duhet të ngjiten në majën e kodrës, pasi dera është e mbyllur         

Emisioni Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme në pjesën e parë i kushtohet turizmit në Gramsh ku një nga pikat kryesore është edhe ujvara e Sotirës.

Blendi Fevziu i cili ka shkuar në atë zonë tregon që dersa për të shkuar në ujvarën e Sotirës është e mbyllur dhe turistët duhet të ngjitën në majën e kodrës për të shkuar aty.

“Pas kësaj kthese është ujvara e Sotirës me tre katarakte. Sot rruga për të shkuar është e mbyllur nuk dihet arsyeja, por të gjithë vizitorët duhet të ngjiten në majën e kodrës për arsyen se kjo derë është mbyllur nga HEC-i. E vetmja gjë që duket është ujvara, por rruga është e bllokuar.”

Ujvara e Sotirës është ujvara më e madhe në Shqipëri rreth 100 metra e lartë.

“Është një prej ujvarave më të mëdha në Shqipëri, rreth 100 metra e lartë pjesa qëndrore, ujvara që hedh me pak ujë, por që është më e lartë dhe rreth 80 metra ujëvara që ka sasiën më të madhe të ujit. Të dyja burojnë nga Tomori dhe derdhen në lumë rreth 23 kilometra nga Gramshi. Pamja e ujëvarave është fantastike.  18 gradë ishte temperatura në ujvarën e Sotirës.”

“Opinion” në liqenin e Dushkut, Shyqyriu: Po barazohet numri i turistëve të huaj me shqiptarët që e vizitojnë

Një pamje fantastike e ofruar nga liqeni i Dushkut është përcjellë për publikun mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Julian Shqyqyriu, i cili prej kohësh ka hapur një biznes në këtë zonë ka treguar më me detaje rreth vendit dhe asaj që liqeni i Dushkut ofron për turistët.

Julian Shyqyriu: Zambakët janë nga Maji deri në fund të Gushtit. Hapen në mëngjes dhe mbyllen në darkë. Kur mbyllen, zhyten në ujë dhe kthehet në liqen normal. Ndodhemi 1500 metra mbi nivelin e detit. Zona është përdorur vetëm për ambient relaksi. Vijnë të huaj në kampe dhe me çanta. Ky liqen ka qenë që në kohën e komunizimit. Ka shumë peshk dhe është goxha i madh, nga 3 kg deri në 15 kg peshk. Balta është e kuqe dhe nuk është e këshillueshme. Këto lopë nuk kanë nevojë për bari dhe janë të lira në mal. Kjo është zona më e mirë në të cilën njerëzit vijnë për t’u relaksuar. Aktualisht numri më i lartë janë shqiptarë, por tani ka vijuar të barazohet numri i të huajve me shqiptarët që e vizitojnë./tvklan.al