#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Të ftuar: Artan Hoxha, Glidona Daci

“Vajza në videon e Gjicit kishte pasur lidhje me një zyrtar më herët”, Daci: Ai ndërroi jetë pasi…

Vajza e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, raportohet se ka pasur lidhje me zyrtar shtetëror dhe më parë.

Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” gazetarja Glidona Daci e cila thekson se historia më jetëgjatë e vajzës është 3 muaj. Madje, shton Daci, zyrtari shtetëror me të cilin vajza kishte pasur një romancë me herët kishte ndërruar jetë disa muaj pas ndarjes.

Glidona Daci: Në informacionet që unë kam, vajza në fjalë marrëdhëniet që i kishte me personat derisa të krijonte raportin e besimit janë deri në 3 muaj. Të paktën në një rast të mëhershëm të disa viteve më parë kështu ka funksionuar.

-E njëjta? Po me një zyrtar shtetëror?

Glidona Daci: Po me një zyrtar shtetëror, i cili fatkeqësisht disa muaj më vonë ndërroi jetë. Kështuqë në rastin konkret Prokuroria e Posaçme është fokusuar vetëm tek shkresa sepse i duhen dokumentacionet për të vërtetuar mënyrën si është bërë projekti. Janë disa bashki të tjera ku është depozituar po i njëjti projekt.

Skandali me Safet Gjicin, Hoxha: Thelbi historisë është korrupsioni

Gazetari Artan Hoxha publikoi këtë të hënë videon e plotë të Safet Gjicit në zyrën e Bashkisë së Kukësit pasi kryente akte seksuale.

Ai fliste me vajzën për një projekt në Kukës. Dhe sipas Hoxhës, kjo histori nuk duhet devijuar nga thelbi që është korrupsioni.

“Unë nuk mund të jap asnjë informacion për këtë sepse devijojmë nga thelbi. Thelbi i kësaj historie është korrupsioni. Pastaj ajo vajza është tjetër gjë. Me atë merren organet e hetimit. Ajo duhej të ishte marrë në mbrojtje, unë habitem si nuk është marrë në mbrojtje deri tani. Sepse në këtë histori është personazhi kryesor. Nëse ajo e mohonte dhe kjo pjesa mbrapa nuk do dilte, ku do përfundonte historia?”, u shpreh gazetari.

Sipas Hoxhës, shumë qytetarë nuk arrijnë dot ta takojnë kryetarin e Bashkisë në Kukës, ndërsa vajza në video mbaroi punë për 13 minuta.  

“Disa njerëz kthehen mbrapsht atje që nuk arrijnë ta takojnë dot kryetarin e bashkisë. Jo më të venë për 13 minuta, vuri në rresht bashkinë dhe doli nga dera”, u shpreh ai.

“Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie!”, si u vu Gjici në alert para skandalit

Gazetarët Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte paralajmëruar më herët se nuk do të qëndronte gjatë në postin e tij.

Ata thonë se në mbledhjen e 9 Qershorit të Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici ka debatuar me një anëtar të Këshillit. Ky i fundit jo nga radhët e PS-së, e kishte paralajmëruar Gjicin se ditët e tij në bashki ishin të numëruara.

Glidona Daci: Po ka pasur dijeni sepse një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje i ka thënë “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie se do shikosh çfarë do të të bëj!” Dhe kjo gjë e ka vënë Safet Gjicin në alert dhe ka filluar të dyshojë. Ka lajmëruar dhe zyrtarë të tjerë

Artan HoxhaJanë konfliktuar me këtë anëtar të Këshillit, ka pasur debate të mëhershme, është i një partie tjetër. Shiko, kur Gjici ka shkuar në Kukës ky personi ka qenë i Partisë Socialiste dhe në momentin që Gjici e ka marrë Kukësin në administrim ai personi ka ikur. Ka patur debat dhe gjatë fushatës elektorale, por debati në mbledhjen e 9 Qershorit ka pasur debat se ky anëtari i Këshillit Bashkiak ka fituar mes 4 anëtarëve të këshillit për të qenë në Këshillin e Qarkut dhe zoti Gjici nuk e ka pranuar. Në gjaknxehtësi e sipër, kanë bërë debat verbal. Në Kukës flitej dhe para zgjedhjeve që kishte diçka

Publikohet videoja e plotë në zyrën e Gjicit, Hoxha tregon kronologjinë: I kishte ngritur zërin televizorit

Disa ditë më parë u bë publike një video intime e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici me një vajzë në zyrën e tij. Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike videon e plotë bisedat mes të dyve pas akteve seksuale që kryen.

Kronologjia e ngjarjes fillon nga ora 15:59.

“Kam verifikuar a është zyra e kryetarit të bashkisë, sepse njoh edhe zyrën tjetër që ka zoti Gjici që pret futbollistët dhe të kompanisë… Hartat këtu dhe këto më bindën. Zyra të tilla Rama bën. Këtu fillon regjistrimi”, tha Hoxha.

Ai tregoi se në zyrë ishte lënë i lartë zëri i televizorit, i cili atë moment po jepte lajmin e arrestimit të sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në sfond është lënë zëri i lartë i televizorit. Në atë moment po raportohet në News 24 lajmi për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga SPAK-u. Dhe gjithë ajo pjesa është bërë nën efektin e këtij lajmi që lexon një kolegu jonë”, tha Hoxha.

Në orën 16:03 vijon të ketë momente intime. Pas një minute, në orën 16:04, mes të dyve diskutohet për një projekt.  

“Këtu është te pjesa ku po negociojnë për projektin. Nuk është tender. Është projekt. Këtu fillojnë dhe diskutojnë për projektin. Vajza ka kërkuar aplikimin e një projekti që do financohej nga bashkia. Pasi e ka diskutuar me ish-kryetarin e bashkisë, ai e ka miratuar dhe për ta zbatuar procedurën dhe për ta njohur me detaje se nuk e njihte ka thirrur nënkryetarin e bashkisë”, tha Hoxha.

Më pas në orën 16:06 në zyrën e Gjicit ka shkuar nënkryetari i Bashkisë. Pasi shkon në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë, vajza bisedon për projektin në orën 16:13 ajo ka dalë nga bashkia, ka hyrë në makinë dhe ka fikur kamerën.

Videoja intime e Gjicit, Hoxha: Vajza është kërcënuar, ajo ka tentuar të nxjerrë jashtë vendit fëmijën e saj

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan për skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

“Vajza nuk është marrë nën mbrojtje dhe është kërcënuar ajo dhe familja e vet. Madje ajo ka tentuar që fëmijën e saj ta nxjerrë jashtë Shqipërisë te të afërm të vet dhe nuk është lejuar. Në këtë vend zakonisht i dobëti masakrohet, jo i forti”, u shpreh Hoxha.

Edhe gazetarja Glidona Daci theksoi se vajzës i është bllokuar pasaporta derisa të përfundojnë hetimet nga Prokuroria e Posaçme.

Videoja intime e Safet Gjicit bëri xhiron e rrjetit më 16 Qershor të këtij viti, ku ai shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse. Pak orë më vonë ishte Kryeministri i vendit Edi Rama ai i cili firmosi shkarkimin e Gjicit nga ai post.

Pas publikimit të këtij skandali SPAK ka nisur një hetim penal për Safet Gjicin, ndërkohë dhe vajza e shfaqur në video do të merret në pyetje.

Skandali seksual i Safet Gjicit, Hoxha: Videoja u bë nga vetë vajza

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga skandali seksual i ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Ai u shpreh se videoja intime që ka dalë publikisht është bërë nga vetë vajza me një pajisje që është futur në zyrë nga ajo.

“Video është bërë nga vajza, me një pajisje që është futur në zyrë nga vajza. Vajza ka filmuar takimin. Sa herë kemi pasur ne raste… Po nuk filmuan vetë veten ata si do i gjejmë ne? Ata videot mban mend që bëhej lufta e videove të nxehta të politikanëve? Po vetë i kishin filmuar ata. Nuk ke mundësi që të hysh atje. Aq më tepër që në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret. Nuk lejonte askënd që të hynte brenda me çanta, me dosje, me mjete të dyshimta”, u shpreh Hoxha.

Gazetari theksoi se vajza për të qenë e besueshme ka lënë celularët në makinë. Sipas tij, ajo mund ta ketë fshehur kamerën e sigurisë në një termus që e ka pasur në çantë.  

“Vajza për të qenë korrekte dhe e besueshme i ka lënë celularët e vet në makinë. Ajo ka pasur me vete një çantë dhe ato që zakonisht mbajnë femrat më të domosdoshme për çështje higjiene. Një shishe ujë dhe një termus dyshoj unë se unë nuk e kam parë akoma. Unë dyshoj që ka qenë një termus sepse shikoj që herë pas here vajza shkon te çanta edhe për të kontrolluar a po filmon. Por ka justifikim gjithmonë. Shkon dhe merr diçka që duhet të jenë letra të lagura që i mbajnë rëndomë në setin e tyre të përditshëm femrat. Madje në një moment ish-kryetari i Bashkisë ia thotë, ku vete me këtë çantë ti nëpër zyrat e bashkisë. Ia thotë. Është në video”, u shpreh Hoxha./tvklan.al