Të ftuar:

Mentor Kikia – Gazetar

Mustafa Nano – Gazetar

Artan Hoxha – Analist

Mirela Milori – Gazetare

Prenc Zogaj – Analist

Në lidhje të drejtpërdrejtë

: Edi Paloka – Ish deputet i PD-së

Jemi në luftë për mbijetesë. Ky ishte akti i fundit paqësor i opozitës”. Kjo është deklarata e fortë e bërë nga ish deputeti i opozitës Edi Paloka në një lidhje direkte nga selia blu për emisionin “Opinion” pak orë pas protestës të mbajtur para Parlamentit.

“Edhe në komunikimet që kam pasur më ndërkombëtarët, të cilët janë të interesuar që vendi të ketë stabilitet, ne ju kemi bërë të qartë që me Ramën nuk do të ketë stabilitet”.

Blendi Fevziu: Cila ishte ideja fillestare tuaja, të pengonit seancën apo të qëndronit para Parlamentit?

Edi Paloka: Qëllimi i opozitës është i qartë, ti rikthejmë parlamentin qytetarëve.

Blendi Fevziu: Si i kthehet?

Edi Paloka: Me zgjedhje të lira dhe sot filloi me një hile të Ramës, i cili dërgoi deputetët e tij në Parlament dhe vetë iku u fsheh diku tjetër. Po më mirë do ishte të ruante deputetët e vet.

Blendi Fevziu: Çfarë donit të bënit sot, cila ishte strategjia juaj?

Edi Paloka: Bllokuam parlamentin…Në gjendje lufte, bënë votime me një parti. Në do vazhdojmë dhe në asnjë rast nuk do na gjeje të pa përgatitur.

Blendi Fevziu: Kur u njoftua protesta?

Edi Paloka: U njoftuan brenda katër orëve dhe ky duhet të jetë sinjal i veçantë për këdo që bën indiferentin.

Blendi Fevziu: Çdo seancë do shoqërohet me përplasje të ngjashme?

Edi Paloka: Jo, vetëm çdo seancë, po çdo vend ku Rama do përpiqet të bëjë sikur situata është normale. Rama po e çon vendin drejt përplasjes. Edhe në komunikimet që kam pasur më ndërkombëtarët, të cilët janë të interesuar që vendi të ketë stabilitet, ne ju kemi bërë të qartë që me Ramën nuk do të ketë stabilitet.

Fevziu: Rrezikon të ketë përplasje dhe destabilitet?

Edi Paloka: Aty po e çon, ne kemi marrë një vendim politik të detyruar.

Fevziu: Dhe jeni të gatshëm?

Edi Paloka: Ne na futën në cep. Jemi në gjendje luftë për mbijetesë. Nuk kemi ku shkojmë tjetër, akti i fundit politik është marrë nga opozita. Ky ishte akti i fundit paqësor i opozitës. Ai akt që duket më ekstremi, është akti më i fundit paqësor i opozitës sepse është një sinjal për ata që duan ta kuptojnë se me arrogancë nuk ecet përpara.