#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Papa Françesku ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit pas një lëngimi disa mujor në spitalin Gemelli në Romë. Ai arriti të ishte në përshëndetjen e Pashkëve dhe të bënte takimet e fundit. Në nderim të tij, i cili menjëherë pas zgjedhjes, vizitën e parë në botë e organizoi në Shqipëri në shtator të vitit 2014, emisioni “Opinion” i dedikon një dokumentar. Blendi Fevziu ishte pjesë e grupit që ka shoqëruar Papën nga Roma në Tiranë, ka udhëtuar me të në avionin papal, ka mbuluar vizitën në Tiranë dhe është rikthyer në Romë në avionin e Papa Françeskut ku ka pasur mundësi të realizojë një bashkëbisedim. Dokumentari është i paprekur, i përket shtatorit 2014. Është një rikthim pas në vizitën e tij në Shqipëri dhe njëkohësisht një homazh për ndarjen e tij nga kjo botë.