Të ftuar:

Mustafa Nano – Gazetar

Mark Marku – Analist

Alfred Peza – Deputet i PS-së

Artan Hoxha – President “Tirana Business University”

Preç Zogaj – Analist

Lorenc Vangjeli – Gazetar

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Referuar një faksimilje të një formulari të publikuar në emisionin ‘Opinion’, ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza tregoi se janë realizuar dy pagesa nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- ku kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Peza tha se shqetësimi i revistës ‘Mother Jones’ është se nëpërmjet parave ruse, po blihet influenca amerikane në Ballkan.

Analisti Lorenc Vangjeli, të enjten, është shprehur se ka zëra brenda Partisë Demokratike që pretendojnë se kjo shumë është mbledhur nga parat që janë paguar për të blerë mandatin e deputetit.

Vangjeli tha në emisionin ‘Opinion’, se dyshimi i gjithë kësaj historie është zhvillimi i ngjarjeve në segmentin përtej oqeanit, në gjithë këtë histori u tha deklarimi i parë, por pas një periudhe të caktuar u kujtuan se ekzistoka edhe një kontratë e dytë.

 

**************************

Gjuha Shqipe në Maqedoni!