#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në studio: Monika Kryemadhi, Lorenc Vangjeli, Mentor Kikia, Plarent Ndreca

Përplasja e Kryemadhit me Ndrecën: Nëse ke ardhur të bësh zhurmuesin është tjetër gjë

Juristi dhe drejtuesi politik i dy zonave në Tiranë i PS-së, Plarent Ndreca është shprehur se nuk sheh nxitim të PS-së për thirrjen për të hetuar Monika Kryemadhin për fatura për financim rus, të cilat deputetja i konsideron false.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi thotë se ato dokumente janë “paçavure” dhe se duhet marrë me përmendjen e Kryeministrit Rama 14 herë në akt-padinë e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal.

Në një moment gjatë debatit, janë përplasur Kryemadhi me Ndrecën, të cilit i ka thënë që “nëse ke ardhur të bësh zhurmuesin, është tjetër gjë”.

Plarent Ndreca: Nuk shoh ndonjë nxitim të PS-së, bëhet fjalë për një personazh politik e cila ka qenë në nivele të larta politike, gruaja e ish-presidentit. Ka një ndryshim të madh në diskursin që bën opozita. Përsa kohë nuk është marrë një vendim i tillë që të përcaktohet se janë fallso këto dokumente pasi mediat kanë dhënë një informacion të kësaj natyre, nëse janë të vërteta, është shumë shqetësuese. Bëhet fjalë për çështje që mund të shkojnë në elementë të sigurisë kombëtare dhe po prezumoj sikur të jenë për një moment të vërteta. Kërkohet verifikim sepse është një fakt publik. Bëhet fjalë për një financim që ka burim rus dhe mendoj se njeriu më i qetë në këtë studio duhet të jetë Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Jam shumë e qetë unë. Ju niseni me 3 paçavure që janë fallso dhe nuk merreni me një kryeministër që përmendet 14 herë në një akt-padi.

Plarent Ndreca: Është marrë me të gjitha. Pse i humb minutat me atë gjënë që është marrë 3 muaj.

Monika Kryemadhi: Ta mbaroj logjikën time.

Plarent Ndreca: Nuk mbrohesh dot me akuza.

Monika Kryemadhi: Ky që thotë “rubla, rubla”…

Plarent Ndreca: Ky është kryeministri i vendit.

Monika Kryemadhi: Është një nga kryeministrat që ka korruptuar një nga drejtorët më të lartë…

Plarent Ndreca: Shqiptarët nuk e besojnë këtë.

Monika Kryemadhi: Nëse ke ardhur të bësh zhurmuesin është tjetër gjë…

Plarent Ndreca: Jo, se po e devijon tani.

Monika Kryemadhi: Nuk ka shqiptar që është vëlla me të. Ty të del drejtësia amerikane dhe thotë se kryeministri shqiptar është korruptuar nga kompani ruse dhe ti bën emision për mua këtu dhe më nxjerr Ramën me rubla për një paçavure të një televizioni që është offshorë.

Nxehet Kryemadhi: Niseni nga 3 paçavure dhe nuk merrni me përmendjen 14 herë të Ramës në akt-padinë e McGonigal

Juristi dhe drejtuesi politik i dy zonave në Tiranë i PS-së, Plarent Ndreca është shprehur se nuk sheh nxitim të PS-së për thirrjen për të hetuar Monika Kryemadhin për faturat për financim rus, të cilat deputetja i konsideron false.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi thotë se ato dokumente janë “paçavure” dhe se duhet marrë me përmendjen e Kryeministrit Rama 14 herë në akt-padinë e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal.

Plarent Ndreca: Nuk shoh ndonjë nxitim të PS-së, bëhet fjalë për një personazh politik e cila ka qenë në nivele të larta politike, gruaja e ish-presidentit. Ka një ndryshim të madh në diskursin që bën opozita. Përsa kohë nuk është marrë një vendim i tillë që të përcaktohet se janë fallso këto dokumente pasi mediat kanë dhënë një informacion të kësaj natyre, nëse janë të vërteta, është shumë shqetësuese. Bëhet fjalë për çështje që mund të shkojnë në elementë të sigurisë kombëtare dhe po prezumoj sikur të jenë për një moment të vërteta. Kërkohet verifikim sepse është një fakt publik. Bëhet fjalë për një financim që ka burim rus dhe mendoj se njeriu më i qetë në këtë studio duhet të jetë Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Ju niseni me 3 paçavure që janë fallso dhe nuk merreni një kryeministër që përmendet 14 herë në një akt-padi.

Plarent Ndreca: Jeni kënaqur duke u marrë me këtë.

Monika Kryemadhi: Nuk ka shqiptar që është vëlla me të. Ty të del drejtësia amerikane dhe thotë se kryeministri shqiptar është korruptuar nga kompani ruse dhe ti bën emision për mua këtu dhe më nxjerr Ramën me rubla për një paçavure të një televizioni që është offshorë

Trondit Monika Kryemadhi: Arben Ahmetaj mund të arrestohet javës tjetër

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj mund të arrestohet javën e ardhshme. Paralajmërimin e ka bërë deputetja e PL Monika Kryemadhit në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Kryemadhi është shprehur se Ahmetaj mund të arrestohet për hetimet që po bëhen për inceneratorët.

Monika Kryemadhi: Mund të jetë viktima e radhës z.Ahmetaj nga java tjetër.

Blendi Fevziu: Çfarë do t’i ndodhi z.Ahmetaj javën tjetër?

Monika Kryemadhi: Z.Ahmetaj mund të jetë viktima e radhës gjasme me akuzën e inceneratorëve për të mbuluar aferën e McGonigal të z.Rama. Prandaj mos u çudisni që z.Ahmetaj po bëhet sot kurban përballë opinionit publik shqiptar duke thënë që z.Ahmetaj ia ka dhënë dosjen e inceneratorëve Monika Kryemadhit dhe ky zotëri do shkojë në burg se ky është koka e inceneratorëve. Nuk është se s’është, është, është bashkë me Damian Gjiknurin, është bashkë me Mirel Mërtirin, është bashkë me Edi Ramën, është bashkë me Erion Veliajn por për të mbylluar aferën e inceneratorëve e cila paguan çdo ditë, z.Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje në mënyrë të tillë se kam frikë mos del z.Ahmetaj ai që ka çuar paratë te McGonigal që janë përdorur para nga institucionet shqiptare për të korruptuar një agjent të niveleve të larta. Por zero informacion kam marrë unë nga z.Ahmetaj.

Kryemadhi: Shumë shpejt mund të trokasë një letërporosi për Ramën

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, thotë se akuzat e dala në media për të në lidhje me marrjen e parave ruse, dolën tani për shkak të një letërporosia që mund të mbërrijë për Kryeministrin Edi Rama.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi thotë se akuzat e bëra për të janë për të hequr vëmendjen.

Blendi Fevziu: Pse vetëm për ju këto? Se mund t’i sajonin për z.Berisha. Mund t’i sajonin për z.Meta. Pse për ju?

Monika Kryemadhi: Sepse kam frikë se shumë shpejt do të trokasë një letërporosi për z.Rama. Dhe gjithmonë sa herë z.Rama i vjen diçka për t’i rrezikuar çështjet e problematikave të marrëdhënieve të tij me partnerët strategjikë që cënojnë sigurinë jo vetëm kombëtare por dhe rajonale, z.Rama gjithmonë nxjerr nga këto fatura siç ishte rasti në Shtator që ka qenë thirrja për McGonigal ku z.Rama përmendej me emër dhe mbiemër si Kryeministër shqiptar, korruptimin e një agjenti të lartë siç ishte FBI, dolën faturat që Monika Kryemadhi kishte 285 mijë Euro operacione plastike.

Faturat për paratë ruse, Kryemadhi: Janë të falsifikuara me emrin tim

Monika Kryemadhi thotë se faturat për financim me para ruse për të cilat akuzohet, janë false.

Këtë pohim e ka bërë në emisionin Opinion në Tv Klan, ku është pyetur direkt nga gazetari Blendi Fevziu, i cili ka nxjerrë faturat në studio.

Këto dokumente, deputetja e PL Monika Kryemadhi i konsideron të falsifikuara.

Blendi Fevziu: Këto janë 3 fatura. Në dy prej tyre duket se jeni përfituese, një të tretë duket se e nisni diku. Një faturë e parë ju përfitoni 5350 Euro. Është një faturë e dytë në të cilën ju përfitoni 13500 Euro nga kompani offshore të regjistruara në parajsat fiskale që sipas hetimeve të bëra nga mediat rezultojnë të jenë në pronësi të personazheve rusë, të cilët kanë dhe lidhje te dyshimta politike me Kremlinin. I keni përfituar ju këto para?

Monika Kryemadhi: Jo, si i paskam përfituar. Çfarë tregon ajo? Një letër formati A4 e shtypur me kompjuter me gërma ariale.

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që kjo nuk ekziston fare?

Monika Kryemadhi: Jo vetëm që nuk ekziston por ajo është e falsifikuar me emrin e Monika Kryemadhi. Monika Kryemadhi dhe familja e saj kanë qenë korrekte që në momentin që kanë hyrë në politikë që në ’91.

/tvklan.al