Të ftuar:

Astrit Patozi

Bindja Demokratike është partia më e re e krijuar në vend, e cila më 30 Qershor 2019, do të përballet në kutitë e votimit. Lidhur më këtë i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu është i ftuar koordinatori, Astrit Patozi.

Ai shpjegoi me detaje se çfarë është Bindja Demokratike.

“Ka një domethënie emri, Bindja Demokratike. Kjo shoqëri sipas nesh ka nevojë që të ketë një Bindje Demokratike, që të ndryshojë rendin e vlerave. Shqipëria sot është një Republikë gjysmë, as demokratike as parlamentare. Ne pretendojmë që qytetarët nuk duhet ti binden as kryeministrit, as kryetarit. Bindja Demokratike i mungon kësaj shoqërie”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a mund të kenë besim qytetarët tek vota, pasi ajo vidhet, Patozi tha se, Bindja Demokratike u krijua për të sjellë një projekt të ri, për të dalë nga spiralja.

“Në do të sjellim një projekt të ri për të dalë nga spiralja dhe nga cikli krizash. Secili prej nesh ka një trajektore politike dhe është i gatshëm për të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe unë jam i gatshëm për të mbajtur përgjegjësi. Për publikun nuk ka rëndësi çfarë është Astrit Patozi, njerëzit nuk shikojnë çfarë jam unë sepse unë jam me të metat dhe të mirat e mija. Ne jemi një bashkim vullnetesh për ti sjellë shoqërisë modelin e kundërt të kësaj që ndodh. E gjithë e keqja e Shqipërisë ndodh se partitë qeverisen shumë keq”.

Patozi u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë ushtar i bindur.

“Kurrë në jetën time nuk kam qenë ushtar i bindur, harrojeni këtë dhe kolegët e mi nuk kanë qenë, por dhe nëse kanë qenë, unë nuk e përjashtoj reflektim nga askush”.

Bindja Demokratike u regjistrua në KQZ në ditën e fundit të pranimit të partive për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Ukraine, një komedian për president!