Të ftuar:

Fitim Zekthi – Opinionist

Klodiana Lala – Gazetare

Lorenc Vangjeli – Analist

Besford Lamallari 6- Zv/Ministri i Brendshëm

Mentor Kikia – Gazetar

Artan Hoxha – Gazetar

Detaje të reja ka nxjerrë në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha për vrasjet në Shkodër. Sipas tij situata në qytet është e rëndë, ndërsa tani nuk po goditen vetëm anëtarët e bandave por dhe familjarët e tyre.

Hoxha tha se ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali pasi është qëlluar me automatik nga distanca, autori është afruar dhe i ka qëlluar në kokë.

“Bilanci i tre ngjarjeve të fundit, Ferracakut dhe dy vëllezërit Bilali nuk janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Tek ngjarja e fundit, vëllezërit nuk ishin pjesëtarë të grupeve kriminale. Fakti që autorët kanë përzgjedhur të godasin dy vëllezërit, janë përdorur një automatik dhe një pistoletë TT dhe një pistoletë që ka qenë e Astrit Bilalit. Pasi janë qëlluar, autori iu është afruar dhe i ka qëlluar në kokë. Edhe tek Arjan Ferracaku e ka goditur nga distanca dhe i ka shkuar nga afër dhe e ka qëlluar në kokë”, tha gazetari. Sipas tij policia e di se kush i bën këto vrasje, por ende nuk ndërhyn.

Në debat e sipër duke folur për krimin zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se gazetarët paguhen dhe shkojnë me pushime nga paratë e krimit.

“Të nxjerrësh dosje që janë sekret hetimor, është thjesht të zbatosh ligjin si prokuror, si avokat, si gazetar”, tha numri dy i ministrisë së Brendshme.

Blendi Fevziu: Nëse ju keni fakte, nxirrni emrat. Ja ku i ke këtu kamerat.

Besfort Lamallari: Mjaft të shikosh platformat online se si komisarë që kanë bërë hetime, kanë goditur grupe kriminale goditen në mënyrë të vazhdueshme.

Blendi Fevziu: Kjo është analizë, a ke fakte?

Mentor Kikia: Gazetari është gazetar, mund të takoj ministrin, prokurorin, policin dhe ata që kanë lidhje me krimin.

Besfort Lamallari: Jo të nxjerrë sekrete hetimore.

*****************

Si dhe pse linden spitalet private!