Emisioni i datës 15 korrik 2009 drejtuar nga Blendi Fevziu ka në  qendër të  vëmendjes një  intervistë  e cila është  e fokusuar tek çështjet politike , kryesisht tek zhvillimet e së  majtës madje edhe ato ndërkombëtare , pra me liberalizimin e vizave.

I ftuar në studio është  kreu i Partisë  Socilal-Demokrate dhe njëkohësisht ish –ministri i për punët e jashtme z. Paskal Milo.

Paskal Milo: Pas 28 qershorit jam ndjerë  i shokuar , jo për faktin që  do i mungoj parlamentit, por sepse ishte një  rezultat i papritur i pa parashikuar , në  atë  masë  që  ndodhi dhe se investimi kaq vjeçar në  krye të  kësaj partie në  të  gjithë  zhvillimin elektoral para zgjedhjeve më  goditi rëndë  më  zhgënjeu. Për hir të  së  vërtetës kushdo që  do të  ishte do të  ndihej keq , por jeta vazhdon , jeta është  plot aktivitete. Unë  kam qenë  edhe mbetem një  mësimdhënës i rregullt në  Tiranë  dhe në  Prishtinë  por njëkohësisht edhe studiues duke punuar mbi arkivat e mia dhe në  projektet e mia që  padyshim në  të  ardhmen do të  realizohen.

Paskal Milo shprehet se si politikan nuk ka dështuar dhe as demokracisë  sociale si parti politike dhe se këtu ka dështuar alternative e koalicionit të  majtë, ka dështuar partia më  e madhe ajo Socialiste dhe së  këtu ka dështu vetë  lideri i këtij koalicioni pra vetë Edi Rama.

Paskal Milo: Për rrjedhojë  ne si parti nuk kishim dhe as nuk do të  kishim atë  peshë  elektorale që  të  diktonim në  këtë  koalicion . Ne ishim një  segment i koalicionit të  majtë  , por nuk do të  ishim ne që  do të  përcaktonim fitoren e kë tij koalicioni. Unë  gjatë  këtyre javëve kam bërë  një  analizë  refletkimi dhe duke menduar me orë  të  tëra dhe duke i marr me rradhë  të  gjitha ngjarjet . Kam aritur në  konluzionin që  janë  bërë  gabime të  rë nda dhe të  pafalshme dhe jo se dua ta eksportoj përgjegjësinë  por ata që  e udhëhoqën këtë  koalicion që  ishte formal për hir të  së  vërtetës. Që  në  vitin 2005 unë  ndodhesha në një grup parlamentar me LSI për shkak të  numrave për shkak edhe të  një  afiniteti miqësor me liderët e LSI që  kanë  qenë  kolegët e mi për shumë  vite me rradhë . Më  pas u krijua ideja që  në  ato zgjedhje ne të  shkonim bashkë .  Mirëpo gjatë  vitit të  kaluar patëm disa mosmarrveshje të  cilat rrodhën më  tepër nga këndvështrimi që  do të  kshim për zgjedhjet edhe për koalicionet./tvklan.al