Emisioni i datës 24 mars 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu është një intervistë më një prej protagonistëve të politikës  së jashtme shqiptare si dhe një prej personazheve për një ngjarje shumë të veçantë atë që lidhet me Luftën e Kosovës , me prof.dok Paksal Milo.

Z.Paskal Milo ka mbuluar çdo detaj të asaj periudhe të errët në Kosovë ku e ka përmbledhur edhe në një libër me titull “Ditari i një Ministri të Jashtëm” , konflikti i Kosovës 1997-2001.

Paskal Milo: E kam thënë edhe më parë dhe falemindrit që më jepni rastin që t’a përsëris edhe njëherë tjetër . Ky ditar është shkruajtur ditë për ditë . Ngjarjet janë ndjekur vazhdimisht dhe unë jam përpjekur të hedh në ditar çdo gjë, të cilat janë shkruar më dorë natën vonë pasi jam kthyer në shtëpi ose në shumicën e rasteve është shkruar kur kam fluturuar nga një vend në tjetrin ku kam shënuar mbresat që më kanë lënë dhe thënë sigurisht në vija kryesore. Aty është vetëm ditari për çështjen e Kosovës ndërkohë që një vëllim po kaq në mos më i madh pret të botohet në një ditë të caktuar që unë do t’a shikoj të arsyeshme dhe që ka të bëjë me politikën shqiptare dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar me botën e jashtme. Aty ka mënyrën sesi kanë reflektuar ngjarjet brenda në Shqipëri në raport me vendet e tjera dhe mënyra sesi politika shqiptare përceptonte këshillat, porositë, bisedat , kontaktet, që na jepnin ndërkombëtarët.

Paskal Milo shprehet gjithashtu se në marrëdhëniet më Jugosllavinë e sotme ose me regjimin e Millosheviçit nuk ka pasur asnjëherë ndonjë sugjerim nga ana e ndërkombëtarëve.

Paskal Milo: Dua të jem i sinqertë që Ministri i Punëve të Jashtme deri më tani nuk edi se çfarë mund të jetë biseduar në takimin Nano-Millosheviç. Ishte një takim kokë më kokë që ishte i papërgatitur ishte thjesht një marrëveshje spontane. Nuk ka pasur absolutisht asnjë rregjistrim . Në momentin kur është marrë vendimi ne kemi dalë nga një drekë kur Millosheviçi doli me Nanon dhe as nuk i kishin dhënë dorën njëri-tjetrit pasi z.Nano nuk pranoi. Vetëm në fund të drekës duke dalë tek porta e daljes aty u takuan i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe po aty është bërë një propozim për t’u takuar sërisht . Kjo gjë ka qenë një vendim personal i Fatos Nanos për arsye sepse ne ishim përgatitur për të bërë një takim midis dy delegacioneve madje edhe dosja ishte e përgatitur me mjaft kujdes dhe deri në momentin e fundit do ishte një takim që do bëhej në rang delegacionesh./tvklan.al