Të ftuar:

Ylli Manjani – Ish-Ministër i Drejtësisë

Artan Hoxha – Gazetar

Alfred Peza – Ish-Deputet i PS-së

Mark Marku – Petagog

Enkeled Alibeaj – Deputet i PD-së

Sokol Hazizaj – Jurist 

Artan Lame – Drejtor i ALUIZni-t

 

PD, fakte te reja për çështjen Habilaj!

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i lidhur me trafikun e kanabisit dhe veçanërisht ‘mburoja’ e grupit kriminal të Habilajve.

Alibeaj tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se kushërinjtë e ish-ministrit Tahiri, janë Habilajt dhe këtë fakt e pranojnë të gjithë.

Ai tregoi se drejtori i Policisë, fliste me dy persona, Gentian Ceka shoferi i ish-ministrit, pjesë e strukturës së policisë, dhe Gentian Cela i cili flet me Orest Sotën.

“Kushot e ministrit janë Habilajt. Këtë e pranojmë. Drejtori i policisë flet me dy persona, Gentian Ceka i cili është shoferi i Saimir Tahirit. Gentian Cela flet me Orest Sotën. Cfarë i lidh këta me Saimir Tahirin? Çfarë pretendoni ju se do të gjeni Saimir Tahirin duke prashitur kanabis”.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të enjten, është shprehur mbi atë që konsiderohet një përgjegjësi e kryeministrit Rama në lidhje më çështjen e kanabisit në vendin tonë.

Manjani në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se kanabizimi i Shqipërisë ishte një projekt ekonomik i kryeministrit, i cili e lejoi, e mbrojti dhe përfitoi pushtet nga kanabizimi masiv i vendit.

Vetingu, si do të zbulohen të korruptuarit!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se në përbërje të vettingut ka konflikt interesi.

Manjani tha të enjten në emisionin ‘Opinion’, se ka bashkëshort prokurorësh dhe gjyqtarësh për të mbrojtur burrat e tyre, të cilët kanë qenë njerëz të hetuar dhe ka pasur çështje penale në ngarkim të tyre.

Ai bëri me dije se gjithashtu ka njerëz që janë pjesë e këtij sistemi të kalbur, ndërsa sot do votojnë sistemin.

Sipas tij, për të zgjedhur anëtarët e vettingut, së pari; verifikohet pasuria, verifikohet integriteti dhe profesioni, dmth, ana profesionale se si i kanë marrë vendimet këta njerëz.

Ai tregoi se vendimi më i parë i vettingut, na del borxhi i motrës së atij, përgjegjësia e Fatos Lulos, del se ndaj tij nuk kishte asnjë fjalë profesionale.

“A mund të më thotë dikush mua, të hedhi poshtë rezultatin e censusit, 2.7 banesa për banorë i dalin shqiptarëve. Çfarë janë këta, duhen hetuar. Shkojnë njerëz të vettingut në shkollë dhe shohin fëmijët 10-vjeç dhe i thonë ta shikoj pak jakën dhe ta shikoj se kush ta ka blerë”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ish-Ministri I Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se verifikimi i pasurisë në procesin e vetingut, po bëhet në mënyrë selective dhe skandaloze.

Ai madje tregoi një rast të ndodhur sot në një nga shkollat e Tiranës, ku persona të paidentifikuar kanë ndaluar fëmijën 10-vjeçar për të kontrolluar markën e veshjeve që ai mbante.

Ish-deputeti i Partisë Sociliste, Alfred Peza, ka deklaruar se ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është në ndjekje penale.

Peza u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se Prokuroria e Durrësit ka ngritur tre akuza. Ai ka një dosje amerikane dhe një gjermane, për arsye edhe të jetesës dhe aktivitetit në Gjermani.

Sipas informacioneve, Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash dhe ai do të hetohet nga kryetarja e Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela.

Kjo e fundit ka kërkuar menjëherë informacione nga disa institucione sa i takon akuzës ndaj Llallës, ku midis të tjerash mund të përmendim Hipotekën, Tatimet, zyrat noteriale e ato të vlerësimit të pasurive të patundshme dhe nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), i cili ende nuk ka dërguar pasurinë e Adriatik Llallës që nga koha që ai mori drejtimin e organit të akuzës.

Ç’do të ndodhë me pronat në Shqipëri!

I ftuar mbrëmjen e kësaj të enjte në “Opinion” ishte kreu i ALUIZN-it Artan Lame. Lame ka deklaruar se përveç tokave të dhënë nga viti 1993 deri në 1998 qeveritë shqiptare nuk kanë dhënë më hapësira.

“Unë bëra një krehje dhe më rezulton që deri më sot përveç tokave që janë dhënë nga shteti shqiptar në periudhën 1993 deri në 1998 në zonat bregdetare kjo qeveri nuk ka dhënë asnjë metër tokë.

Nëse flasim për zhvillim të turizmit në bregdet dëmi më i madh që i është bërë bregdetit është thërrmimi me 7051”, u shpreh Lame.