Të ftuar:

Mustafa Nano

Baton Haxhiu

Agron Shehaj

Prec Zogaj

Robert Rakipllari

Mentor Kikia

Në lidhje te drejtpërdrejtë:

Monika Kryemadhi

Lulzim Basha

Julian Hodo

Lefter Maliqi

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se protesta e opozitës ditën e premte më 21 Qershor do të jetë e qetë dhe paqësore. Në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Basha u shpreh se ditën e nesërme do të jetë në protestë bashkë me dy vajzat dhe bashkëshorten. Kreu i demokratëve bëri edhe një replikë me një denoncim qytetar të pasqyruar në emisionin “Stop” mbrëmjen e sotme, lidhur me protestën e së premtes.

“Nuk kisha ndërmend ta bëja por u shtyva ta bëj nga një zinxhir ngjarjesh. Nuk mund të mos dënoj veglat qorre të propagandës qeveritare në Tv Klan siç është emisioni Stop, që i janë bashkuar sot korrit të sorrave në panik të qeverisë për të përhapur panik ditën e nesërme. Ju them qytetarëve të injorojnë këto vegla qorre. Këto televizione janë në shërbim të qeverisë. Dua ta bëj fare të qartë se këto vegla qorre kanë një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Kjo tregon panikun që ka kapur Edi Ramën. Arsyeja është se regjimi i Edi Ramës ka marrë fund tashmë. E dyta, që dua të them është që nesër do dal në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia, do të jetë protesta më e madhe dhe më qytetare. Përpjekjet për të amnistuar krimet në të cilat është kapur në flagrancë Edi Ramën kanë dështuar tashmë. Unë do dal me vajzat e mia, me gruan time, do të jemi në protestë, ju bëj thirrje merrni fëmijët me vete, nuk do të ketë asgjë. Kemi marrë të gjitha masat për të neutralizuar çdo provokator. Nuk ka shërbëtorë nga Beogradi apo ngado që të vijë që ta mbrojë më”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu çfarë do të ndodhë më 30 Qershor, kryedemokrati Basha theksoi se nuk do të ketë zgjedhje pasi Dekreti i Presidentit për anulimin e tyre është botuar në Fletoren Zyrtare.

“Më 30 Qershor do të jetë një ditë ku nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidentit i cili ka hyrë në fuqi. Ligji i zbatueshëm është që në 30 Qershor nuk ka zgjedhje. Kemi vendosur të jemi të qetë, të bashkuar, se këtij regjimi po i vjen fundi”.

DREJTUESI I STOP, SAMIR KODRA REAGON NË STUDIO PËRMES LIDHJES TELEFONIKE PËR AKUZAT E BASHËS (VIDEO)

Pas Lulzim Bashës, përmes një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” ndërhyri edhe drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra, i cili sqaroi denoncimin për protestën që kishte mbërritur në adresë të redaksisë.

Saimir Kodra: Sot ka qenë një mesazh që më ka ardhur nga dikush që nga burgu i Fierit kanë dalë 10 persona të paguar nesër pë të kryer veprime të dhunshme deri në vrasje. E keni në faqen e emisionit. Këtë mesazh e ka sjellë një njeri që ka një numër telefoni lart, prisja dikush të më telefonte por…

Blendi Fevziu: Është gabim thotë Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu: E para e punës, secili njeri që ka numër telefoni edhe çon mesazhe, nuk publikohen, ato duhet të verifikohen për arsye se je medium. Dhe nëse ka reaguar Lul Basha për këtë çështje, ka pasur të drejtë. Dhe nuk guxon mesazhi i paverifikuar i këtij rëndësie të veçantë…

Saimir Kodra: I thuaj Batonit që të gjitha numrat në tërë Republikën janë të regjistruar, kanë një emër pas…Policia duhet ta bëjë këtë, jo unë.

Baton Haxhiu: Kjo nuk është arsye.

Blendi Fevziu: Saimir ke ndonjë reagim tjetër?

Saimir Kodra: Jo, është humbje kohe t’i kundërpërgjigjem një gjëje kaq infantile të kryetarit. E përshëndes, i uroj rrugë të mbarë.

Turizmi mjeksor!