Të ftuar:

Florian Mima – Deputet i PD-së

Gazmend Bardhi – Ish Minister Drejtesije

Gjergj Buxhuku – Konfindustria

Ervis Iljazaj – Drejtor “Mapo”

Olti Rrumbullaku – Pedagog

Mira Pogaci -Drejtore ekzekutive e bashkimit tregtar

Sonte në “Opinion” diskutohet propozimi i PD për ligjin antimafia që parashikon sekuestrimin e pasurive të bizneseve që kanë përfituar tendera dhe PPP në mënyrë të paligjshme nga qeveria Rama.

Florian Mima tha se “do sekuestrohen pasuritë e vjedhura jo gjithë pasuritë e biznesmenëve në fjalë”.

Sakaq ka ndërhyrë Olti Rrumbullaku i cili thotë se termi “mafia” për biznesin është shumë i rëndë.

Ndërsa Gazmend Bardhi ka ndëryrë duke sjell rastin e Klodian Zotos së inceneratorëve. “Kujt i thua ti biznesmenë të mëdhend? Klodian Zotos që është miku dhe ortaku i Arben Ahmetajt dhe që ka marrë 25 milionë euro pa bërë asnjë punë?” tha Bardhi.

“Paratë që janë vjedhur përmes koncesioneve do ti kthehen shtetit”. Kështu deklaroi deputeti i PD, Florion Mima në studion e “Opinion” teksa diskutohet nisma e opozitës për të sekuestruar paratë e biznesmeneve që kanë përfituar koncesione apo tendera pa garë.

Pjesë nga debati në studion e “Opinion” mbrëmjen e së martës

Iljazi: Ajo që prisja unë nga PD ishte që të eliminojë termat prokurorim i drejpërdrejtë, propozim i papërkuar. Pra që asnjë cent i parave të shqiptaërve nuk do përdoret pa garë. Ky quhet instrument politik.

Mira Pogaci: Ata biznesmenë që ka listuar PD janë të gjithë shqiptarë. Kanë 25 vite në biznes është e padrejtë të rershtohen të gjithë si të barabartë.

Fevziu: Si mund ti fusësh si subjekt të ligjit antimafia këta biznesmene. Kane qenë edhe klientë të PD. Kanë 25 vite që punojnë?

Gazmend Bardhi: Këtu bëhet fjalë për aplikimin e ligjit antimafia për çdo para të popullit shqiptar që i ka kalaur një privati. Pra çfarë i është dhënë padrejtësisht do ti merret.

Blendi Fevziu: Rruga e Arbrit kontretisht, pse jeni kundër?

Mima: Rruga është 100 herë më e shtrenjte. Instrumenti është marrë nga ligji britanik. Paratë që janë vjedhur do i kthehen shtetit.

Bardhi: Këto ligje spo i shpikim ne i aplikon edhe Britania e Madhe edhe Italia. Dy efekte sjell ky ligj: I jep fund abuzimit me fondet publike. E dyta është një rregull për të frenuar se çfarë vjen më pas.