Të ftuar:

Artan Hoxha – Gazetar

Lorenc Vangjeli – Analist

Enkelejd Alibeaj – Deputet i PD-së

Alfred Peza – Gazetar

Gazment Bardhi – Ish-ministri i Drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka ndihmuar vëllain e dënuar për trafik droge, duke përdorur funksionet publiket.

Alibeaj tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se pas vendimit të formës së prerë nga gjykata italiane, emri i tij futet në kërkim kombëtar, duke vijuar më pas me kalimin në kërkim ndërkombëtar.

Ai theksoi se nga ky moment, i cili përkoi me ardhjen e socialistëve në pushtet, u këput filli i ndjekjes së tij, duke aluduar se i vëllai mund t’a ketë ndihmuar për mosekstradimin e tij.

Në lidhje me Agron Xhafaj, Alibeaj tha se ai ishte pjesë e një grupi prej 16 vetash, shumica shqiptarë, nga të cilët pjesa më e madhe e tyre janë dënuar.

Deputeti i PD-së, deklaroi se grupi i trafikut të drogës, transportonte drogë të llojeve të ndryshme; kokainë, heroinë dhe kanabis nga Polonia, Kanadaja dhe SHBA-ja.

Gazetari i investigativ, Artan Hoxha, të enjten, ka zbuluar se i vëllai i ministrit të Brendshëm, ka qenë arrestuar nga policia italine, por më pas është liruar pa përfunduar në Gjykatë.

Ai tregoi se politika shqiptare ka ndaluar ndjekjen e personave të ndryshëm nga Interpoli, por prokuroria duhet të hetojë se për çfarë arsye nuk është vepruar kur emri është hedhur në sistem.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se arsyet e ndalimit të tij në atë kohë nuk dihen, por tha se ai është kapur nga policia italiane.

“Episodi kryesor i hetimit të kësaj dosje ka qenë një operacion në mbulim. Ka qenë një agjent i DEA-s për të bërë shkëmbimin e një sasie kokaine”,- tha Hoxha.

Më tej, ai deklaroi se është dashur 2 muaj për të zbardhur vendimin, Prokuroria Italiane ka një sekstor që merret posaçërisht me këtë punë dhe që shpall në kërkim ndërkombëtar të gjithë personave që nuk janë arrestuar.

Gazetari i investigativ, Artan Hoxha, të enjten, ka zbuluar se i vëllai i ministrit të Brendshëm, ka qenë arrestuar nga policia italine, por më pas është liruar pa përfunduar në Gjykatë.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se arsyet e ndalimit të tij në atë kohë nuk dihen, por tha se ai është kapur nga policia italiane.

“Episodi kryesor i hetimit të kësaj dosje ka qenë një operacion në mbulim. Ka qenë një agjent i DEA-s për të bërë shkëmbimin e një sasie kokaine”,- tha Hoxha.

Më tej, ai deklaroi se është dashur 2 muaj për të zbardhur vendimin, Prokuroria Italiane ka një sekstor që merret posaçërisht me këtë punë dhe që shpall në kërkim ndërkombëtar të gjithë personave që nuk janë arrestuar.

Analisti Lorenc Vangjeli të mërkurën deklaroi se ndalimi i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në Itali është i vërtetë.

Vangjeli tha se një grup trafikantësh prej disa personave, mes tyre edhe shqiptarë, janë arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Ai tregoi se është ndaluar edhe i vëllai i ministrit Xhafaj, Agroni, i cili ka qendruar prej një periudhë 1 mujore në paraburgim në Itali, por që është liruar pa dalë në gjykatë.

Sipas tij, në të njëjtën kohë, me 20 mars të vitit 2002, Fatmir Xhafaj me detyrën e ministrit të Turizmit dhe Rregullimit të Territorit i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit të kohës, ka qenë një dorëheqje e mbajtur pezull nga kryeministri deri në momentin kur ai kërkoi shpjegime nga pala italiane në lidhje me çështjen në fjalë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar se i vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në gjendjen civile rezulton me emrin Geron dhe jo Agron Xhafaj siç e ka edhe vendimi i gjykatës.

Hoxha deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se sipas një certifikate që posedon, rezulton se i vëllai i ministrit ka ndryshuar emrin në gjendjen civile.

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, deklaroi se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duhet të zbatojë ligjin Antimafia për Agron Xhafajn, vëllain e tij.

Bardhi të enjten në studion e emisionit “Opinion”, i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se për çfarë arsye nuk zbaton ligjin e Antimafias për vëllain e tij Agron Xhafaj, kur është subjekt personalisht?

Ish-ministri Gazmend Bardhi, ka patur një debat të fortë me analistin Lorenc Vangjeli në emisionin Opinion.

Debati mes tyre ndodhi për çështjen e ministrit të Bindshëm Fatmir Xhafa, i cili akuzohet se nëpërmjet kodit penal ka favorizuar ekstradimin e vëllait të tij.

Bardhi dhe Vangjeli janë ngritur të dy në këmbë për të shpjeguar në videwall ligjet e kodit penal. Kjo i ka përplasur dy të fuarit në studio, të cilët nuk binin dakord sa i përket interpretimit të neneve lidhur me këtë çështje.

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, deklaroi se ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, krijoi mundësinë e artë që Fatmir Xhafaj të zgjidhte hallin e madh të vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, në Itali, në mungesë.

Në mbledhjen e dytë të datës 20.03.2017, rezulton nga procesverbali që të mos ketë patur asnjë diskutim për ndryshimin e propozuar në nenin 491 të K.Pr.P.

Në faqen 47 të procesverbalit rezulton që neni 268 (që në draft i referohet ndryshimit të propozuar në nenin 491 të Kodit ekzistues), është miratuar pa ndryshime dhe pa asnjë diskutim. Konkretisht, Komisioni është shprehur DAKORD me versionin e propozuar nga ekspertët nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi.

Pra, është miratuar propozimi i bërë nga grupi i ekspertëve, ku shkronja “f”, kishte këtë përmbajtje: “f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar”, si dhe shtohej paragrafi 2, me këtë përmbajtje:  2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.

Emisioni i sotëm Opinion ka trajtuar akuzat e ngritura nga PD në drejtim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa për ndryshime ligjore që kanë favorizuar çështjen penale të vëllait të tij Agron Xhafa, hapur nga shteti Italian.

Ish-Ministri I Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe deputeti Enkelejd Alibeaj u janë përgjigjur pyetjeve dhe replikave të gazetarëve Lorenc Vangjeli, Alfred Peza dhe Artan Hoxha.

Për shkak të ritmit që mori emisioni, por edhe tabelave shpjeguese në ekran, në pjesën më të madhe të kohës të ftuarit kanë qëndruar në këmbë, duke thyer kështu rregullin klasik të emisionit dhe duke sfiduar ne nje fare menyre gazterin Blendi Fevziu, qe si drejtues i emisionit ka patur deri tani “eksluzivitetin” e te qendruarit ne kembe.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të mërkurën, në një mënyrë krejt të veçantë i ka kërkuar Kryeprokurores Arta Marku të marrë provat e publikuara ditën e sotme nga Partia Demokratike për ndryshimin e Kodit Penal, me arsyen për të shpëtuar të vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dënuar për trafik droge në Itali.

Dy përfaqësuesit e PD-së, në studion e emisionit “Opinion”, bën me dije se Fatmir Xhafaj, dje si Kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njëlloj si sot Ministër i Brendshëm, jo vetëm ka ndikuar në këtë çështje, por i ka siguruar të vëllait lirinë e përjetshme, dhe garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë në mungesë për trafik ndërkombëtar droge.

***********************************

Muxhahedinia qe nderroj jete ne Shqiperi!